Nëse e do jetën më mbajë në fjalë
Dielli të falë flake Edhe kur ke acar.
Në jetë
Fjalën kurrë mos ma harro
Lëre kujtim të shejtë
Edhe kur është fjalë e hidhur.
Më mbajë në fjalë lutjesh
Të rroj a mos të rroj Si dashuri e humbur
A betejë e fituar lirie.
Cilën ta zgjedhë për ty populli im
E ka gjuhën e Zotit dhe besën e tokës sime
Mijëra vjet trashëgim na lanë brezave dje,sot dhe nesër
Për atdhe dhe mik kokën duhet lënë kur janë në rrezik.
Më mbajë në fjalë dhe më shiko në sy Davidi
Porta e qytetit nuk hapet nëse nuk e hape portën e zemrës tënde
Ku do të pushojnë luftëtarët e lirisë që fluturojnë për fitoret e atdheut
Ti mbretëresha e luleve,e bukurisë dhe fatit tim,vetëm sot hidhu në përqafim.
Ndoshta rrugët do të jenë me të shkurtëra për bashkimin e zemrave
Nëse duam të bashkohemi si emër i zbritur nga qielli,i dashur nga dielli
I bekuar nga Zoti për fjalën e dhënë së Shqipërinë o do ta bëjmë Shqipëri
O s῾do të rrojmë më të ndarë në kufi dhimbjesh e plagë të jetës e të vërtetës.
22 Nëntor 2016 AGIM DESKU
Punim nga dora e artistes Stela Stela Skenderaj
Une te kammbajtur ne fjale,por ti ke deshtuar,dhe ke haruar,
Gabimet falen kur ka pendime dhe kur permirsohesh,
Lotet e dikujt si shteren, u thene me,ishin per trathtine tende,
Kthehe filmin prapadhe kujto gjith ate qe ka kaluar,
Se besoj se aq shumme dikush te ka dashuruar.