ME KRIMINELËT NË PUSHTET, TALEBANËT NË XHAMIA, MARKSISTËT NË UNIVERISTETE, S’BËHET DOT SHQIPËRIA

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Bardhyl Mahmuti : « Jepuni pushtetin klerit religjioz dhe do të shihni sa tolerant janë ».

Në Republika Shqip, e lexove sloganin e sipërm të Bardhyl Mahmutit. Posa e lexova emrin e Bardhyl Mahmutit, mu kujtua një profesor i imi, më vonë edhe i Bardhylit, sesi Bardhyli i kishte kërkuar t’ia falte një notë në emër të burgut që kishte mbajtur (1981). Mu kujtua Bardhyl Mahmuti i Zvicrës sesi fliste me shumë dëshire dhe krenari për Enver Hoxhën. Mu kujtua Bardhyl Mahmuti sesi ia mbyllnin derën LDK e Chablais (Zvicër) dhe shpesh edhe ia shanin * sa herë fillonim me përgatitjen e festave kombëtare-sidomos Festën e Flamurit Kombëtar. Mu kujtua Bardhyl Mahmuti i LPK-së. E kjo LPK në çdo mbledhje apo tubim të shqiptarëve në Diasporë, betohej se do ta çlirojnë Kosovën dhe viset shqiptare nën Jugosllavinë e Titos ! Edhe e kanë çliruar!!! Ia kanë luajt nanën!!! Mu kujtua kur Shukri Klinaku erdhi në Friburg të Zvicrës ta promovojë LKÇK-në, të cilit ia mori fjalën Bardhyli dhe në fjalimin e vet e ngriti në qiell Fatos Nanon, e pastaj pështyu shumë shkumueshëm mbi Sali Berishën. Pasi e mbaroi fjalimin Bardhyli, ia dhënë fjalën Fatmir Limajt. Fatmir Limaj gjoja « e kishte mandatin të fliste në emër të UÇK-së », sepse « kishte ardhur i freskët nga Kosova », foli me shumë mburrje dhe duke mbajtur shikimin vazhdimisht kah Bardhyli, e përfundoi fjalimin me këtë betim » në UÇK nuk mund të futet askush nëse paraprakisht nuk anëtarësohet në LPK » (Lëvizja Popullore e Kosovës)! Më kujtohet që me pak hezitime ma dhanë fjalën edhe mua. Dola, dhe pas përshëndetjes që i bëra Klinakut që ishte « harxhuar » të vinte të na njoftojë, thirra me zë sa munda « Rroftë UÇK » ! Duke u kthyer në vend, Bardhyl Mahmuti më tha, «t’u thaftë goja që nuk thirre : Rroftë edhe LPK » !? Jo, i thash, unë e di që LPK nuk është UÇK dhe isha i sigurt, sepse kisha informacione të sigurta për këtë. Megjithatë, duhet të jem i sinqertë, kurrë nuk kam besuar se Guerilja e Kosovës e udhëhequr nga Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Salih Çekaj do të bie nën kthetrat e LPK-së. Edhe pse Guerilja e Salih Çekajt shpëtoi disi nga këto kthetra të LPK-së, falë zgjuarsisë dhe patriotizmit të Salih Çekajt, i cili u shkri në ministrinë e Mbrojtjes, të udhëhequr nga Ahmet Krasniqi, megjithatë shumçka që vlente, e mori pusi!

Në konglomeratin e kujtimeve të shumta (asnjë pozitive) që kam për Bardhyl Mahmutin, mu kujtua një moment shumë tronditës kur një person (pjesëtar i familjes) më telefonoi nga Suedia dhe më pyeti a e njihja Bardhyl Mahmutin ? Pasi ia konfirmova dhe u interesova për çka ishte fjala, më tha që Bardhyli Mahmuti paska folur para masës së shqiptarëve në Mallmö dhe Copenhagen, në cilësinë e zëdhënësit të UÇK-së, dhe pasi dikush e kishte pyetur, paska thirrë me zë të lartë ; « do ta vrasim Ahmet Krasniqin ». Madje, thirrjen e tij makabre e paska përsëritur, për të qenë më bindës. Pasi informata vinte nga një njeri i besueshëm, u interesova dhe kuptova se Bardhyli, bashkë me Hydajet Hysenin, për shtetet skandinave, nga Tirana, kishin fluturuar me aeroplan.

Ahmet Krasniqin pa u mbushur mirë 24 orë, padronët e Bardhyl Mahmutit, e kanë vra në Tiranë më 21 shtator 1998, rreth orës 23 :30 minuta. Bardhyli duhet të jetë i lumtur dhe krenar që ia ka dal ta lajmërojë këtë vrasje dhe e cila u pasua me shumë vrasje tjera politike, gjatë dhe pas luftës. Por, Bardhyl Mahmuti duhet ta dijë se na ka borxh me shokët evet marksistë që sot janë veshur me petkun e demokratëve.

Sot Bardhyli thotë : « Jepuni pushtetin klerit religjioz dhe do të shihni sa tolerant janë ». Unë ju them se lëvizjet e telebanë janë sikur Lëvizja Popullore e Bardhyl Mahmutit, për idealet e tyre antikombëtare të vrasin të dyja palët.

Nga LPK e Bardhyl Mahmutit, tashmë dihet, që kanë dalë shumë kriminelë (së paku ekonomik) sespe vet Bardhyli që ka jetuar me ndihma sociale dihet çfarë pasurie ka vetëm në Prishtinë.

Nga LPK e Bardhyl Mahmutit ka edhe profesor nëpër fakultete të universiteteve të Kosovës dhe shumica janë me nota të falura e diploma të blera. E keqja shtesë është se të gjithë janë demokratë të rrejshëm, sikur Bradhyl Mahmuti, sepse janë bijë të betuar të marksizëm-leninizmit dhe dishepuj të papërmirësueshëm të Enver Hoxhës!

Kur t’ia shtojmë kësaj race edhe talebanët e Kosovës, jam i bindur dhe ju siguroj se me kriminelë në pushtet, me talebanë në xhamia e me marksistë në universitete, nuk bëhet dot Shqipëria.

1 thought on “ME KRIMINELËT NË PUSHTET, TALEBANËT NË XHAMIA, MARKSISTËT NË UNIVERISTETE, S’BËHET DOT SHQIPËRIA”

  1. Mehmedali Jashari

    Propaganda e rreme e mediave komuniste, ka një efekt të keq për shqiptarët. Si shejtani për njerëzit, Te disa ndikon më shumë te disa më pak.!
    Sadik Jashari

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top