Qeveria e Mbretnisë së Bashkueme e mbështet transformimin e FSK-së dhe konsideron se ky proces mund të bëhet edhe pa ndryshimet kushtetuese.
“E përshëndesim dhe do t’a mbështesim transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.”
Qëndrimi i Mbretnisë së Bashkueme në mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të Paktit NATO të mbajtur në Bruksel më 4 dhe 5 dhjetor 2018, nuk la aspak hapësirë për interpretim.
Qeveria e Mbretnisë së Bashkueme vazhdon ta mbështes shtetndërtimin në Kosovë dhe këtë do ta bëjë edhe gjatë procesit të transformimit të FSK-së.