Majlinda Kelmendit i është dorëzuar medalje e artë olimpike.
Në një ceremoni speciale, duke u intonuar himni dhe duke u ngritur flamuri i Kosovës, është bërë dorëzimi i medaljes për heroinën më të re të shqiptarëve.
Ky sukses i Majlindës, ka bërë që garda e ushtrisë së Brazilit të nderojë flamurin e Kosovës edhe pse ky shtet akoma nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Natyrisht, edhe tek ky moment Majlinda Kelmendi nuk ka mundur t’u përmbahet lotëve, duke marrë duartrokitje nga të gjithë të pranishmit në sallë.
Zviceranet i japin publicitet të madh fitores së Mbretëreshës Majlinda Kelmendi