Adem Huduti, Gjeneral i Armatës së Dytë Turke, Erdal Öztürk, Gjeneral i Armatës së Tretë dhe Akin Öztürk, Gjeneral i Forcave Ajrore të Turqisë janë burgosur dhe po maltretohen nga forcat e policisë ushtarake. Mbi 3000 gjyqtarë anekënd Turqisë, shumica e tyre pjestar të pakicave etnike janë përjashtuar nga puna ose janë vënë nën masën e arrestit. Familjet e ushtarëve që morën pjesë në grushtshtet i janë nënshtruar dhunës së egër të ushtrisë civile islamike të AKP-së. Partitë opozitare, me përjashtim të disa partive të vogla, janë vënë në shërbim të planeve të presidentit Erdogan, për t’a larguar çdo virus të huaj nga administrata shtetërore dhe ushtrija. Vala e arrestimeve pritet të zgjerohet ditëve në vijim.
Të gjitha këto burgimet dhe përjashtimet në ç’do rang të shtetit e veçanërisht duke përfshirë Armatën nuk kanë lidhje me masa për të mënjanuar rrezikun e Puçit Ushtarak e as grusht Shtetin. Tentimi i Grusht Shtetit në 15 Korrik të vitit të kaluar ishte një skenar i trilluar nga vetë Pushteti aktual për të krijuar një shkak për mënjanimin e opozitës së mundshme nga Armata , nga partit opozitare e nga mediat. Gjë që do të ndihmon përforcimin Pushtetit aktual për të realizuar ëndërën Neo Osmane dhe për të siguruar rrugëtimin drejt shtetit totaliter.