Masakrimi i fjalës së lirë – Jamal Achmad Khashoggy

Zhdukja misterioze e ish-drejtorit të gazetës Al-Vatan dhe ish-këshilltar i princit saudit, Turki Ibn Faisal, ka tronditur marrëdhënjet e Arabisë Saudite me partnerët e saj ndërkombëtar. Shfrytëzimi i territorit të një shteti tjetër për të kryer njërin nga atentatet më të shëmtuara të kësaj dekade, e nxori në shesh rrezikshmërinë e lartë me të cilën po përballen gazetarët e pavarur anekënd globit.

Jamal Achmad Khashoggy, në verën e vitit të kaluar u largua nga Arabia Saudite. Ai u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vazhdoi të jap kontrbutin e tij si korrespondent i gazetës prestigjioze, “Washington Post”. Meqenëse kishte nevojë për dokumentacion personal që do ia mundësonte martesën, më 2 tetor të këtij viti, Khashoggy paraqitet në Konsulatën e Arabisë Saudite në Konstantinopojë (Stamboll). Që nga ai moment, për fatin e tij nuk dihet asgjë saktësisht. Detajet e publikuara nga hetimet e zhvilluara kanë tronditur opinion publik në Turqi dhe vendet tjera. Presioni medial ndaj familjes mbretërore në Arabinë Saudite ka marrë përmasa të jashtëzakonshme. Dilpomacia ndërkombëtare është vënë në veprim dhe po kërkon zbardhjen e çdo detali që ka të bëjë me zhdukjen e mistershme të gazetarit Khashoggy. Siç konfirmojnë organet zyrtare të policisë turke, para se të vritej në brendi të Konsulatës, gazetari Khashoggy është maltretuar mizorisht nga punëtorët e Shërbimit Sekret të Arabisë Saudite.

Për të sqaruar rrethanat misterioze të zhdukjes dhe vrasjes së gazetarit Khashoggy, Arabinë Saudite e ka vizituar edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Familja mbretërore, Al-Saud, sipas njoftimeve jozyrtare, fajin për këtë ngjarje ia ka hedhur disa hallkave të pakontrolluara të pushtetit shtetëror në Arabinë Saudite. Me sqarimet e vakta dhe të pamjaftueshme të familjes mbretërore Al.Saud, nuk po pajtohen shumë kancelari të shteteve perëndimore, të cilat, për shkak të presionit të brendshëm janë të detyruara të rishiqojnë marrëdhënjet ekonomike dhe politike me Arabinë Saudite.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top