MASAKRA E TIVARIT DHE TRADHTIA E ENVER HOXHËS – FADIL HOXHA NUK MERITON NGRITJEN E NJË PËRMENDOREJE

Shkruar nga Xhafer Leci

Mendoj se prapa iniciativës së Kryetarës të Komunës së Gjakovës, zonjës Mimoza Kusari, fshifet diçka më e madhe se sa që dukët në sipërfaqe. Me rastin e vdekjes së Fadil Hoxhës, ceremonia e varrimit të tij u bë me urdhër të Hashim Thaçit, dhe  me nderimet e forcave të TMK-së. Hashim Thaçi para varrit të Fadil Hoxhës tha, ju shoku Fadil aty ku e latë luftën neve e vazhduam!

Jam i mendimit se kjo iniciativë vjen nga njerëz funksionar të lartë të Partisë Socialiste të Shqipërisë, cilët për qellim kanë bashkimin e të majatës me moton si gjatë LDB-re, proletar të të gjitha vendeve bashkohuni. Sot kërkohët përmendore për Fadil Hoxhen, ndoshta nesër për Enver Hoxhen, e kush e di një ditë edhe për mikun e ngushtë të Enver Hoxhës, Milladin Popoviqin, Dushan Mugoshen etj.

Për masakrën e Tivarit janë shkruar libra dhe kohëve të fundit janë shkruar shkrime nga shumë individ, por më duket ende nuk është folur mjaft për mos angazhimin tonë moral dhe njerëzor. Unë po përpiqem të ofroj diçka që mendoj se të tjerët ende nuk e kanë thënë.

Komunistet shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë heshtën për shumë masakra që i benë serbo-malazezet gjatë LDB-re. Asnjë masakër nuk ka guxuar të kalojë pa u dënuar, e sidomos ajo e Tivarit, e pa parë ndonjëherë në historinë njerëzore. Për këtë masakër Enver Hoxha ka qenë dashtë ta padisë Jugosllavinë në gjyqet ndërkombëtare, mendoj se edhe pse është vonë ende një denoncimi i tillë është i mundur. Gjenocidi i mijëra shqiptarëve të mobilizuar dhe të dërguar në armatën e Katërt të Ushtrisë Jugosllave e cila e ka pas për detyrë ta marrë Rijekën, Istrinë, Triesten dhe Korushken, të cilat edhe i ka marrë. Tivari ka qenë tabu-temë në atë kohë. Fadil Hoxha me kompani heshtën nga frika, por pse heshti Enver Hoxha me kompaninë e vetë komuniste, këtë nuk mund ta kuptojë logjika e shëndosh, as sot dhe as kurrë. Rezoluta e Bunjajt (1943/44) ka pas për qëllim krijimin e Kosovës si njësi të Federatës Jugosllave. Por në fakt në Bunjaj është aprovuar Rezoluta në të cilën është thënë: “… arriti momenti i fundit për bashkimin e popullit shqiptar të Kosovës më Shqipërinë….” Kjo rezolutë është e shkruar në gjuhen shqipe dhe në gjuhën serbo-kroate. Kjo rezolutë është dëshmi se lufta nacional-çlirimtare e Kosovës ka qenë luftë për bashkim me Shqipërinë. Kjo Rezolutë ishte e ngjashme me idenë e forcave të djathta shqiptare si Balli Kombëtarë, NDSH-eja etj, për bërjen e një Shqipërie etnike dhe demokratike. Një muaj pas mbledhjes së Bunjajt politbyroja e PKJ-së i ka shpallur të pavlefshme këto vendime dhe kështu Kosova është ka mbetur me dhunë si pjesë e Jugosllavisë me një autonomi tejet të zbehtë. Në Bunjaj vetëm Xhavit Nimani ka kërkuar që KNÇ i Kosovës, i formuar në këtë Konferencë të lidhet me Jugosllavinë, dhe për këtë qëndrim të tij (tradhtar) është emëruar si shef i OZN-s famëkeqe e cila ka dërguar në vdekje mijëra shqiptarë. Në letrën e Politbyrosë të PKJ, dërguar Komitetit Krahinor të PK të Kosovës të cilën e ka nënshkruar Millovan Xhillas, e më të cilën hedhen poshtë vendimet e Bunjajt, është edhe direktiva që orientimi për veprim në Kosovë është diskutimi i Xhavit Nimanit. Kështu, Xhavit Nimani vrante e kthjelltë për 45 vite në Kosovë, dhe sot ka njerëz që e adhurojnë siç e adhurojnë edhe Enver Hoxhën,i cili më 1944 i dërgon 2 brigada të ushtrisë shqiptare për të siguruar Kosovën si pjesë të Jugosllavisë.

Prof. As. Dr. Elmas Leci, Drejtor i Institutit të Studimit të Problemeve të Sigurimit dhe Mbrojtjes në Tiranë në shkrimin e tij “ A e shiti Enver Hoxha Kosovën” shkruan:

“Ne shtëpinë e tij, ne verën e vitit 1999, Fadil Hoxhës i bëra pyetjen: “A kishte kontaktuar dhe a ja kishte bere ndonjëherë prezent Enver Hoxhës, çështjen e rend te Kosovës? Fadil Hoxha mu përgjigj: Po, kam shkuar te Enver Hoxha ne Tiranë në dhjetor te vitit 1945, inkonjito pa lejen e Titos, se bashku me Zekeria Rexhën dhe i kam shtruar si gjendjen e rendë nën Serbi ku ndodhen kosovaret, ashtu edhe se ç’duhet te bënim. Kjo ishte bisedë shqiptaresh e mendoj, për shqiptaret. Biseda e zhvilluar ne kabinetin e Enverit, ne vend qe te behej preokupim i Qeverise Shqiptare, kishte mbërritur para kthimit tim te Tito”.Kështu e mbylli deklarimin e tij ish udhëheqësi kryesor i Kosovës dhe ne një periudhë kohe edhe President i Jugosllavisë, Fadil Hoxha”.

Historiani prof.dr. Zekeria Cana në librat e tij „Ditari i Robërisë“ 1998-1999 shkruan se në masakrën e Tivarit nuk u pushkatua asnjë gjakovar, sepse ata i shpëtoi Xhavit Nimani, i cili i nxori nga rreshti që ishin duke shkuar për pushkatim. Vetë kjo të bënë me dije se komunistët shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës e dinin se po ndodhë kjo masakër. Ata nuk reaguan duke menduar se me këtë akt makabër po vriten vetëm forcat e djathta “reaksionare”, me qëllim që pastaj komunistët jugosllav dhe ata të Shqipërisë të marrin frymë më lehtë, etj.

Po të bisedonim me kroatët dhe t’u thoshim atyre se ne shqiptarët jemi të parët në demonstratat e vitit 1981 që ia dridhen Jugosllavisë themelet, ata do të na thoshin; kujtoni demonstratat tona të vitit 1971 në Zagreb, Split dhe qytete tjera kroate, dhe luftën të cilën e kemi bërë ne me serbët pa ndërpre që nga viti 1928-1945 e deri më sot..?

Unë nuk mendoj t’i nënvlerësoj demonstratat tona dhe luftën tonë heroike për çlirimin e Kosovës, por duhet t’i kemi parasysh edhe sakrifikicat e të tjerëve që luftuan për pavarësinë e shtetit të tyre, sikur që luftuan edhe shqiptarët. Po përmendi vetëm disa raste të luftëtarëve të hershëm kroat, të cilët luftonin kundër komunistëve serbo-jugosllav për krijimin e shtetit të pavarur kroat, pra për Kroacinë e sotme sovrane.

Në Norvegji më 25 prill 1971 nga kroatët Miro Barishiç dhe Angjellko Brajeviç u vra ambasadori i Jugosllavisë malaziasi Vlladimir Rolloviç. Rolloviç ka qenë komisar politik i njësisë që e ka bërë masakrën në Tivar, që donë të thotë se ka qenë njeriu kryesor. Ju doli rend që atë ta vrasin kroatët e jo shqiptarët, që kanë pasur arsye më të madhe. Ka qenë dashur që ne të veprojmë në mënyrë të organizuar e jo individualisht, vetëm duke i kënduar njeri tjetrit elegji dhe të shesim lavd..! Pse e vranë kroatet Rolloviçin; jo pse Rolloviç kishte dhënë urdhër për masakrën e Tivarit, por pse Rolloviç zbuloi bashkëpunimin e komunistëve kroat me ish forcat e ustashve në Perëndim, të cilët luftonin për bërjen e Kroacisë shtet të lirë. Kroatët, për dallim nga komunistët shqiptarë titoistë dhe enveristë, të cilët fyenin Ballin Kombëtar dhe NDSH-në, si forca të errëta dhe tradhtare, që ndiqeshin këmba-këmbës kudo që ishin edhe në Perëndim. Kroatët komunist bashkëpunonin me forcat reaksionare, kështu që ata që drejtonin Kroacinë më 1971 si Savka Dapçeviç Kuçar, kryetare e Kroacisë, Mirko Tripallo, ministër i jashtëm i diplomacisë Jugosllave, i cili kishte folë në një rast në institucione, për mos besimin anti-serb:“ Të gjallët nuk mund t’u s`qajrojnë të vdekurve, kurse të vdekurit të gjallëve munden shumë. Në shtator 1986 në Shtokholm në ora 23.23 minuta pas përcjelljes së një filmi u vra kryetari i Suedisë Olaf Palme dhe plagoset gruaja e tij Lisbet, si vend demokratik që ishte Suedia. Olaf ishte pa roje dhe pa përcjellje të policisë. Policia suedesze gjatë hulumtimeve ka ardhur deri në përfundim se vrasja e Olaf-it ka lidhje me me aparat-hejdin e Afrikës së Jugut dhe me luftën e Vietnamit.

Ndërsa disa media të huaja patën shkruar se vrasja e Olaf Palme u krye nga agjentë jugosllav në shenjë hakmarrje për vrasjen e ambasadorit jugosllav Rolloviç, dhe se vrasësi pas dy javëve qëndrimi ilegal në Suedi, pa u hetuar nga policia suedeze kishte udhëtuar për Beograd bashkë me ekipin e futbollistëve jugosllavë të cilët atë kohë kishin zhvilluar një ndeshje në Suedi.

Gjithashtu me 10 shtator me thikë u plagos rëndë dhe vdiq me 11 shtator 2003 ministrja e jashtme suedeze zonja Anna Lindh, nga serbi Mihajilo Mijaloviq, i lindur në Stokholm me 6 dhjetor 1978. Ministresha suedeze u vra vetëm se ajo përkrahu bombardimet e NATO-s për të mbrojtur gjenocidin dhe spastrimin serb kundër shqiptarëve të Kosovës. Pas shumë përpjekjeve se Mihajlo ishte i sëmuar psikik, ai më në fund nga gjykata supreme e Suedisë u dënua me burg të përjetshëm. Ndërsa vrasësi i ambasadorit Rolloviç, Miro Barishiq pasi kreu burgun në Suedi, pati marrë pjesë në luftën e forcave kroate kundër atyre serbe, ku heroikisht ra ne frontin e nderit me 1993.

Siç e dimë shumë nga ne se UDB-ja jugosllave ka vra me qindra kroat në gjithë boten, por edhe kroatët janë hakmarrë gjithherë.

Kujtojmë vrasjen e Radishiqit, kryeministër në Qeverinë Jugosllave Serbo-Kroato-Sllovene me 1928 në Beograd në Parlament, serbët, popoviqët e Gjilan-it, bërtasin këtu duhet të kërcas pushka, dhe Radiq vritet, por kroatet për këtë vrasje pak më vonë në shenjë hakmarrjeje vrasin Kralin serb Aleksandër Karagjorgjeviçin në Marsej të Francës. Vlen të përmendim babë e djalë Toma dhe Vllada Popoviq, urdhër dhënësit xhelatë të masakrës së Gjilanit në dhjetor 1944, ku u pushkatuan mbi 4 mijë shqiptarë burra, gra, fëmijë, pleq e plaka.

Shtrohet pyetja se kur dhe cilin funksionar serb e vranë shqiptarët në shenjë hakmarrjeje për gjithë ato masakra dhe gjenocide që kanë ushtruar serbët ndaj ne shqiptarëve, sidomos prej viti 1912 e këndej..?!

Pra, në këtë shkrim i bëra disa krahasime për të vënë në pah disa të vërteta historike dhe politike rreth masakrës së Tivarit, me dëshirën që historianët tanë kur të shkruajnë për historinë tonë kombëtare, të mos i harrojnë disa fakte politike të asaj kohe që ndërlidhen edhe me popujt tanë miq, siç janë kroatët dhe ndikimi i tyre në shembjen e komunizmit dhe ngrehinës ish jugosllave të udhëhequr kryesisht nga çetnikët serbë, të konvertuar rrejshëm në komunist.

Gjermani, 8.10.2007

Burime:
NDH, Gazeta kroate Nezavisna Drzava Hrvatska viti 1971-1990
Rezoluta e Bunjajt
Libri i Zekerja Canes “Ditari i robërisë”
Shkrimet e Prof. Dr. Elmas Lecit
Stuttgarter Zeitung, 29.02.1986
Stuttgarter Zeitung, 11.09.2003

https://youtu.be/Co1KZJXYOiw

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top