POETI KOMBËTAR MENTOR THAQI

MARSHIM HYJNOR DARDAN – ARBNOR

SHKRUE NGA MENTOR THAQI, 13 FROR 2020

Deshta t´flas vetë, por foli zemra:
– A po e sheh krenarinë tonë, më tha?
Nuk mbajnë nofka, as iu duhen emra,
USHTRIA jonë dardane është, më tha!

A po ua sheh marshimin triumfues,
sa t´sigurtë e t´lehtë bëjnë hapin,
tmerr i vdekjes për fçiun lakmues,
pa hanxhiun mos t´bën hesapin!

Sot janë nisur drejt naltësive tona,
atje ku shpesh u shkrua legjenda,
n´Bèllè`në trime ku vetë jehona,
n´rrasa shkëmbi u skalit me emra!

Sot një k´të emër e mbanë me nderë:
Forca e Sigurisë së Kosovës, Ushtria jonë,
po i lidhë shekujt në nyje përherë,
paç lavdi dhe nderë gjithmonë!

Do ta shkruajm në Kronikë të Kombit,
k´të MARSHIM t´Frorit n´Dekadë të dytë,
hapërim fisnim me bekim të Zotit,
do të të ruajmë, siç i ruajmë dy sytë!

Deçani im e pat k´të rast nderi,
të bashkmarshon me ty, Ushtria jonë,
marshim bashk me popullin përnjëheri,
bashkmarshim që do ta bëjmë gjithmonë!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top