SHKRUAN: ALI KELMENDI
PËRGJEGJËJA:
ANULOHËN, ANULOHËN SEPSE MALAZEZËT ME DYFTYRËSINË E NJËANËSHMËRINË E TYRE PËR TË NA SHITUR“ DUSHK PËR GOGLA“ NUK MUND TË NA MASHTROJNË, SEPSE KOSOVA KA SOT DJEM E BURRA TË DITUR.
MALAZEZËT DUHET TË NEGOCIOJNË ME KOSOVËN DHE NUK GUXOJNË TË SHKOJNË NË ARBITRAZH NDËRKOMBËTAR, NË MËNYRE QE MOS T’U DALIN PËR LENDINË PAZARËT E TYRE ME TOKAT TONA, PARA NATO-S, KB DHE BOTËS..!?
Ish kryeministri Isa Mustafa serish doli me deklaratë se Marrëveshja Ndërkombëtare me Malin e Zi nuk mund të anulohet pasi qe ajo na qenka nënshkruar nga ish Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi. Si deputetët e Kuvendit të Kosovës, si dhe mbarë populli brenda dhe jashtë shtetit pyet se çka e shtyri Hashim Thaçin ta nënshkruaj atë marrëveshje?!
Ky, si minister i jashtëm a kishte njohuri të mëparshme se a kishte kompetenca ta nënshkruante „ Marrëveshjen Ndërkombëtare“. A duhej t’i përmbahej Kushtetutes së vendit qe Raporti i Komisionit qeveritar së pari t’i dërgohej deputetëve të Kuvendit të Kosovës qe paraprakisht ta merrte pelqimin e tij. Pastaj automatikisht e kishte pelqimin e Organit më të Lartë të Shtetit ta nënshkruaj një Marrëveshje të tillë..!?
Pasi qe ajo procedurë kushtetuese nuk u respektua nga Hashimi as nga kryetari i komisionit Murat Meha, nuk kishte të drejtë ta nënshkrtante atë Marrëveshje ndërkombëtare me Malin e Zi. Njejtë veproi edhe Isa Mustafa duke e nënshkruar Marrëveshjen për „Zajednicën“ dhe këta të dy kapadai nuk e panë të arsyeshme qe ta marrin pëlqimin e Kuvendit të Republikës..!? .Republika e Kosovës nuk është Republikë monarkike me Hashimin dhe Isen mbretër dhe despot të saj, qe nuk pyesin askend tjetër për asgjë!
Këto dy Marrëveshie nuk kaluan dhe nuk u ratifikuan në Kuvend, dhe si pasojë „ndodh“i mosliberalizimi i vizave qe tri vite, ngase se vetë këta e kushtëzuan nënshkrimin e Demarkacionit me liberalizim të vizave.
Zonja Lunaqek u tha haptas para disa javesh, se nuk është dashur të nënshkruhej Marrëveshje për demarkacioni me Malin e Zi pa patur aprovimin e deputeteve në Kuvendin e Kosovës e lere më të kushtëzohej me liberaliziminin e vizave!! Pasi qe deputetët nuk e ratifikuan në Parlament, atëherë përgjegjesia kryesore bie mbi Hashimin dhe Isën. Këta të dy është dashur ta marrin përgjegjësine mbi vete se kanë gabuar shumë rëndë dhe njëkohësisht ta marrin edhe denimin e merituar për dëmin qe i shkaktuan Kosovës në arenën vendore dhe ndërkombëtare. Dëshpërimin e popullit ndaj tyre si « liderë » për vizitat nëpër kancelaritë diplomatike euro-amerikane për të gjetur mbështetjen e tyre për ta miratuar Demarkacionin në Kuvend etj. etj., p¨ër fat të Kosovës nuk e gjetën..!?
Tani serish trumpetojnë se varianti tradhtar i Murat Mehës prap do të sillet e Kuvend dhe i njejti duhet medoemos të miratohet ?! Në të kundërtën do të prishën marredheniet me Malin e Zi pasi qe ata e kanë miratuar në Kuvendin e tyre dhe se nuk ka kthim prapa( !?) Miratimi i Demarkacionit nga ana e malazezëve në Kuvendin e tyre ishte çeshtje e tyre, por ndërkombëtarisht ishte e njëanshme dhe jo miqësore ndaj fqinjeve të tyre kosovarë. Veprimi i tyre është shumë i rrezikshëm dhe jo miqësor pasi qe ata menjeherë pas miratimit në Kuvendin e tyre e kanë shtyrë kufirin në dëm të Kosovës mike. Me nje fjalë kanë berë uzurpimin të tokave tona pa marrë pelqimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, prandaj ata edhe i kanë zhdjergë piramidat e betonit afër Kuqishtës për 6 kilometranga kufiri i Ҫakorrit dhe e kanë asfaltuar gjër aty (para pak ditëve kuptuam së në inaugurimin e asaj rruge të asfaltuar kanë marë pjesë edhe ca policë dhe qeveritarë të Kosovës edhe disa banorë lokal- sa turp i madh dhe tradhti kombëtare).. !?). Njejtë kanë vepruar edhe me kufirin qe ishtë në Kullë !!!. Pra sipas Hashimit e Isës malazezet na qenkan miqtë tanë ?! Mund të jenë të Hashimit dhe të Isës me kompani por jo miq të kosovarëve. Me dyftyrësine malazeze nuk ka miqësi me ta. Ata e dinë mirë kufirin qe 73 vjetë e më pare sipas hartave Ushtarake e viti 1972/75 e botuar në Beograd ( »Kosovska bitka » Lufta për Kosovën e datës 15.X. gjër më 20.XI. 1944)
Shif hartën : ushtarake , viti 1944 :
Pas kësaj hartë Komoisioni i Millovan Gjillasit me Milladin Popoviqin e Svetozar Vukmanoviq Tempon- alamet burrash të shtetit Jugosllav e bashkëpuntor të Titos shënuan vijen kufitare Ҫakorr Hajlë Zhleb Kullë.
Kjo vije kufitare u inkorporua në Encikllopedinë e jugosllavisë botimi I nga janë nxjerrë hartat Libri 2 Pjesa e Bosnjes 1956 CRNA GORA Harta e Pejës e hartat tjera të shkruara kohe më parë nëgazetat Kosova sot e Bota Sot.
Po i lemë hartat me një anë e po i kthehemi edhe njëherë,
PREAMBULLËS SE SHTETIT MALAZEZ e shkruar tekstualisht :
I. OPŠTI PODACI – TË DHËNAT E PËRGJITHSHME
IME I MEĐE – EMËRI DHE KUFINJTË
Granice današnje NR CRNE GORE nisu svuda prirodne, jer one na mnogim mestima presecaju rečne doline. Počevsi od najužnije tačke na ušću Bojane, granica prema Albaniji vodi Bojanom, seče Skadarsko jezero u pravcu Humskog Blata, penje se na grebene Prokletije, ostavljajući jedan deo doline Vermoša Albaniji.
Prema Narodnoj Republici Srbiji granica vodi vrhovima Bogićevice, Čakora, Hajle i Žljeba.
Përkthimi në gjuhën shqipe :
Kufinjtë e sotëm të RP TË MALIT TË ZI nuk janë gjithnjë natyror, pasi qe ata në shum vende i prejnë ultësirat e lumejve. Duke filluar nga pika e më poshtme në ngushticën e Bunës, kufiri në drejtim të Shqipërisë përshkon Bunën, e prêt Liqenin e Shkodrës në drejtim të baltes humusore, ngritet në kodrinat e Bjeshkëve të Nemura, duke e lënë një pjesë të Luginës së Vërmoshit Shqipërisë.
Në drejtim të Republikës Popullore të Srbisë kufiri përqon(/shkon) Majeve – Qafave të Bogiqeviqe, Ҫakorrit, Hajlës dhe Zhlebit
P.S. Fjalia e fundit është argumenti me shkrim me i fuqishëm mbi vijen kufitare të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.
Edhe në argument si shume të tjera nga Enciklopedija e jugosllavisë, Botimi 2 Libri 3 faqe 185 e vitit 1984 siq vijon :
Ҫakorri, bjeshkë në mes të Malit të Zi dhe Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, e lartë 2048 m.
Čakor, planina između SR CRNE GORE I SAP KOSOVA, visoka 2048 m.
Ka edhe shumë dëshmi dhe harta të shumta që e vërtetojnë vijen kufitare me Malin e Zi.
Këto ditë do të promovohet edhe Libri i Ri mbi Demarkacionin – Vijen kufitare Ҫakorr Hajlë Zhleb Kullë. Në të do të mund të lexohën dhe shifën shumë e shumë harta nga Enciklopedija Jugosllave siq e quajnë këtu në Përendim BIBLA E NJË SHTETI, me harta nga atllasët botërore dhe hartat rrugore. Opinioni do të njoftohet me kohë.
Fati ynë dhe i popullit kosovar është se kemi një Kryeministër të ri, atdhetar dhe këmbëngulës në krye të Qeverisë, i cili me aftësinë, guximin, trimerinë e tij, mbi të gjitha burrërinë dhe fjalën e burrit shqiptar po lufton me mish e shpirt qe çështjen e Demarkacionit përmes eksperteve të rinjë në Krye me Prof. Dr. Shpejtim Bulliqin, Prof. Dr. Florim Jusufin , me Prof.Dr. Riza Smakajn si jurist me i dëshmuar kosovar dhe ekspertë të tjerë të zbardhin e të nxjerrin në shesh gabimet trashanike të Komisionit të Murat Mehës dhe njëkohësisht ta verifikojnë vijen kufitare Ҫakorr Hajlë Zhleb Kullë.
Kryeministri Ramush Haradinaj një trim i cili me shokë shumë do të na nxjerrë Kosovën dhe kufirin e saj me MZ nga ky kaos i krijuar nga qeveritë e mëparshme, në krye me Hasimin dhe Isën . Nga kundërshtarët po kritikohët për 100 ditshin e qeverisjes ?! Si mendojnë ata, se per të dalë nga kaosi i shkaktuar më parë ky duhet për tre muaj tî zgjidh gjitha problemet e tyre, deri në tradhti kombëtare Mirëpo projektet e Qeverisë Haradinaj janë shumë konkrete. Europes në Parlamentin e saj u tha konkret për neglizhencën e tyre. Ata janë mësuar vetëm të japin dëtyra dhe obligimet e veta ndaj Kosovës po i kryejnë ngadalë ose hiç. Nga ana tjetër kërkoj ndërmjetësimin ndërkombëtar të miqëve tanë amerikanë në bisedime me Serbinë. Heqjen e embargos mbi liberalizimn e vizave. Kjo Europe si gjithëherë na la mbrapa. Të githa shtetëve përrreth nesh qe në Kongresin e Berlinit, 1878 Konferencen e Ambasadorëve në Londer, 1913 u ndihmuan tî rrisin shtetet e tyre në dem tonin, dhe shqiptarëve si popull më të vjetër të saj ia cungoj kufijtë duke ua mundësuar fqinjeve përreth të na dëbojnë për Turqi e gjetke. Na e mohoj gjuhën amtare si nënën e të gjitha gjuhëve europiane.
Pra, me z. Haradinaj përpara duke e mbështetur të gjithë pa hezitim, me ndihmen e Zotit dhe përkrahjen e gjithë popullit shqiptar, ta kthejmë kufirin me Malin e Zi, aty ku ka qenë qe 70 vite e me shmë. Tjetër alternative nuk ka.