SHKRUAN: PAL SHTUFI
Miq, marrëveshje të tilla as në kohën e Sulltan Fatihut nuk do ishin bë më vasale se kjo që ka nënshkruar Shpend A. Ahmeti
Jam ndje i lënduar që kryeqyteti ynë dhe i pari i tij, nënshkruajnë ende marrëveshje ala-osmane!
Vetëm shikojeni:
👉 Komuna Prishtinës paguan 500 mijë € në xhirollogarinë TIKA, edhe pse janë investitorë të barabartë! (do duhej e kundërta)
👉 Komuna nuk ka të drejtë ta kontrollojë vlerën e projektit e as pocesin, sepse TIKA është ekzekutuese, cakton çmimet (e fryera), cakton kompanitë e ndërtmit, etj. (do duhej e kundërta)
👉 Siç dihet botërisht, donacioni nuk kërkon shpagim. Jo, për Shpendin kjo nuk vlenë. TIKA ka të drejt 30 vjet, nga 40 ditë në vit me i shfrytëzu lokalet, bashkë me institucionet tjera turke ne Kosovë. Edhe një herë: 30 vjet me radhë❗️
👉 Marrëveshja nuk është e mbyllur. Pra, ka mundësi rishikimi dhe ndryshimi bash për qefi. Pra, edhe marrëveshje e nënshkruar, edhe e hapur❗️ E pse duhet nënshkrimi, kur ajo që është e shkruar, është e ndryshueshme ne çdo kohë?!
👉 Në rast kontestesh, nuk ka gjykatë ❗️ që mirret me to, por «konsultime» dhe «negociata» (dy-tri telefonata mes vllait të madh dhe të vogël dhe bitiset problemi).
Pra, Shpend Ahmeti nuk e pa askund ndonjë nevojë që ato para të investohen për ndonjë qëllim shqiptar, si në edukim, për shembull. (Kontrata origjinale është publikuar ose pritet të publikohet në faqen e Komunes)
*
Keni vëmendjen!
Shënimet me ngjyrë të kuqe, janë vërejtjet e mia. Ndërkaq, ngjyra e zezë është përmbajtja origjinale e kontratës.❗️