MARRËVESHJA E ZÜRICH-UT NË MES PSSH-SË DHE LPK-SË ËSHTË BURIMI I TË GJITHA TË LIGAVE QË E GJETËN SHQIPËRINË, KOSOVËN DHE VISET TJERA SHQIPTARE

SHKRUAN: Shefqet Jashari-STROFCI

Fillimi i dekadës së fundit të shekullit të 20-të ishte shumë i mbarë për tërë njerëzimin, veçmas për vendet dhe popujt e shtypur të Evropës Lindore, pasi që dështoj sistemit komunistë që udhëhiqej nga BRSS-ja. Si pasoj e kësaj ramjeje për toke të kryedjallit komunist, popujt e shtypur prej saj i rrëzuan nga pushteti diktatorët e kuq, që ishin pion dhe vazalë të pushtetarëve sovjetik.

Edhe në Tiranë u rrëzua për toke shtatorja e kryekriminelit shqiptarë, që paralajmëroi rrëzimin e regjimit stalinist.
Komunistët e Shqipërisë duke qenë të vetëdijshëm se pakënaqësia e popullit kundër tyre ishte shumë e madhe, u bënë të ’’urtë’’dhe të mençur, duke mos e përdorë forcën policore dhe ushtarake kundër popullit të revoltuar për gjendjen e mjeruar në të cilën i kishte pru regjimi stalinist i Enverit. Me votën e popullit të shumëvuajtur fitoi bindshëm PD-ja-‘’shtalb’’, e po sa e formuar, pa dije dhe përvojë të mjaftueshme për ta venë pushtetin e tyre në binarët e shtetit ligjor, me rregulla të sistemit demokratik. Stalinistët e Shqipërisë, duke ditur se rrethanat e krijuara në kampin socialist dhe në Shqipëri, nuk shkonin në dobinë e tyre, e pranuan humbjen e një beteje, por u pa më vonë se nuk e kishin pranuan humbjen e luftës.

Edhe në Jugosllavinë e Versajit dhe të AVNOJ-it, që ishte një shtet artificial i krijuar prej Rusisë dhe aleatëve të saj për interesat e tyre strategjike, filluan proceset e zhbërjes. Sidomos, pas vdekjes së Titos, këtë shtet, e përfshiu llava e shovenizëmit serb dhe nacionalizmit kroato-slloven, që i shpejtuan proceset e zhbërjes së këtij shteti kriminel, i cili bëri aq shumë krime ndaj popullit tonë, sa që pasojat e atyre krimeve ende nuk janë tejkaluar.

Populli ynë i robëruar nga serbo-sllavët, duke qenë i vetëdijshëm se po krijohen rrethanat e përshtatshme për realizimin e synimeve të tija madhore, çlirimi nga robëria serbo-jugosllave dhe bashkimi i viseve të tija me shtetin amë-Shqipërinë, punoi në shumë fronte dhe arriti suksese të rëndësishme siç ishin: Pajtimi i gjaqeve. Formimi i LDK-së, lëvizje kjo gjithë-popullore, që luajti rolin e Lidhjes së Prizrenit. Shpallja e Deklaratës Kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës. Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut. Mbajtja e zgjedhjeve të lira në Kosovë pa mbikëqyrjen e Beogradit. Mbajtja e referendumit për pavarësinë e Kosovës dhe krijimi i institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, në krye me presidentin Dr.Ibrahim Rugova, etj. Edhe bashkëkomëbasit tanë që jetojnë në viset e tyre në Maqedoni, në’’ Serbinë e ngushtë’’ dhe në Mal të Zi, arritën suksese të rëndësishme duke i shprehur synimet e tyre kombëtare nëpërmjet referendumeve të organizuara nga subjekte e tyre kombëtare apo partiake.

Komunistët e Shqipërisë, nën udhëheqjen e Fatos Nanos, të trishtuar që e humbën pushtetin, duke u mbështetur në parimin se ‘’qëllimi i arsyeton mjetet’’ filluan të bëjnë komplote të shumta kundër Shqipërisë dhe forcave antikomuniste që erdhën në pushtet me votën e popullit. Ata, pa humbur kohë ‘’u rrotulluan’’ në ‘’socialistë’’, me qëllimin e vetëm që demagogjia e tyre se ‘’janë pastruar nga e kaluara e tyre staliniste’’, të ‘’pijë ujë’’ tek qendrat e vendosjes ndërkombëtare.

Fatos Nano, i pari i stalinistëve të Shqipërisë, kishte përkrahje edhe nga çakajtë e Ballkanit, nga që e dinin se forcimi i demokracisë dhe i shtetit ligjorë në Shqipëri nga PD-ja dhe Sali Berisha, do të shkonte në dëm të interesave të tyre strategjike. Nano e kishte edhe një aleat në Evropën Perëndimore, i cili sa ishin komunistët në pushtet ishte autoparlant i tyre për ta shpërnda egjrën komuniste ndër shqiptarë kudo që kishin mundësi. Pra ishte LPK-ja, një monstrum-pjellë e lindur nga komploti që ju bë LPRSHJ-së, nga pararoja staliniste nën drejtimin e trojkës: Ibrahim Kelmendi- Xhavit Haliti-Emrush Xhemajli& Compani. Kjo organizatë gjysmë ilegale, që drejtohej nga argatët e agjenturave të Sigurimit serbo-jugosllav, u bë një mbështetje e fortë për Fatos Nanon, dhe komunistët e Shqipërisë për t’ia rimarrë pushtetin Sali Berishës dhe forcave antikomuniste që drejtohen prej tij.

Me formimin e LDK-së, kjo organizatë staliniste kishte vdekur në Kosovë. Ndërsa në diasporën shqiptare ishte duke dhënë shpirt. Pasi që LPK-ja ‘’me adresë’’pas kërkesës së Adem Demaçit që t’i bashkangjitet LDK-së, u’’shkri’’ në Degën e LDK-në Zvicër. Ndërsa Xhafer Shatri, që ishte i pari-bajraktari i Komitetit të tij, u bë ministër i informimit në Qeverinë e Bukoshit. Vetëm pararoja staliniste e LPK-së që ishte tubuar në LPK-në ‘’pa adresë’’, e që nuk kishin kurrfarë ndikimi tek bashkëkombasit e tyre në diasporë, nuk i pranuan këshillat e Demaçit ‘’që të inkuadrohen në strukturat udhëheqëse të LDK-së ’’për ta ‘’marrë kalanë nga brenda’’, duke qenë të bindur se do të ju shkoj mundi huq. Ata ishin të bindur se vetëm komunistët e Shqipërisë dhe partia e tyre ‘’sokoleshë’’, do ta shpëtonte nga zhbërja organizatën e tyre marksiste-leniniste , që më vonë u vërtetua se kishin pasur të drejtë.

Për këtë qëllim Kryesia e LPK-së e dërguan në Tiranë Xhavit Halitin, për të biseduar me lidershipin e komunistëve të Shqipërisë për të arritur një marrëveshje bashkëpunim në mes LPK-së dhe PSSH-së. Bisedat që i pati Xhavit Haliti me Fatos Nanon, dhe me Fatos Klosin, sollën marrëveshjen e Zürich-it, Marrëveshje kjo që parashihte ndihmën reciproke në mes stalinistëve të Shqipërisë dhe të stalinistëve të diasporës shqiptare, për t’u bërë një forcë e fuqishme djallëzore, për t’i realizuar synimet politike.

Majtistët donin ta shkatërronin LDK-në, lufta që kurrë nuk pushoi

Derisa Fatos Nano, kishte për qëllim rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti për ta marr vet atë pushtet mbi shqiptarët e Shqipërisë. Edhe pararoja staliniste e LPK-së kishte të njëjtat synime: Largimin e Dr. Ibrahim Rugovës nga skena politike dhe shkatërrimin e LDK-së që ata të bëhen pari e Kosovës. Marrëveshja parashihte që LPK-ja ta ndihmonte me mjete financiare Fatos Nanon dhe PSSH-së. Në anën tjetër Fatos Nano së bashku me Fatos Klosin, u zotuan se pasi të vijnë në pushtet do ta ndihmojnë LPK-në dhe forcat e majta të Kosovës për t’i realizuar synimet e tyre në Kosovë.

Duke qenë i vetëdijshëm Fatos Nano dhe Fatos Klosi se LPK-ja dhe forcat tjera majtiste të Kosovës nuk kishte ‘’kaqik’’ t’i realizonin synimet e tyre pa një organizim të mirëfilltë të mbështetur në parimin’’qëllimi i arsyeton mjetet’’, murrën për detyrë që ta aftësojnë LPK-në në të gjitha aspektet.

I pari i SHIK-ut të Shqipërisë Fatos Klosi e ndihmoi Xhavit Halitin ta formonte SHIK-un e tij. Po ashtu e ndihmuan edhe Kryesinë e LPK-së, dhe redaksinë revistës ’’ Zëri i Kosovës’’ me ekspert të ish- Sigurimit të Shtetit, për t’i aftësuar të bëjnë një luftë të ashpër kundër dr. Ibrahim Rugovës, LDK-së, institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, kundër Sali Berishës, PD-së dhe forcave demokratike të Shqipërisë.

Për ta bërë të plotfuqishme Marrëveshjen e arritur në mes Xhavit Halitit dhe Fatos Nanos, me ftesën e kryesisë së LPK-së, në pranverën e vit 1993 arriti në Zvicër një delegacion i PSSH-së në i kryesuar nga kryetari e saj Fatos Nano, për të biseduar me Kryesinë e LPK-së për miratimin e marrveshtjes që e kishin arritur Fatos Nano dhe Xhavit Haliti. Delegacioni i PSSH-së ishte në këtë përbëje: Fatos Nano, Kastriot Islami, Namik Dokle, Servet Plumbi, Sabit Brojka, e ndonjë tjetër. Ndërsa LPK-në, në atë takim e përfaqësonte Kryesia e saj. Marrëveshja u miratua nga të dy palët.

Xhavit Haliti kërkonte nga Nano ta ndihmonte realizimin e Marrëveshjes së Zurich-ut

Nanosit ju dozuan si ndihmë e parë në dorë 600000. CHF. Parlamenti i Serbisë ka vërtetuar se edhe Serbia e pat ndihmuar PSSH me 17 miljanë dollarë ’’për ta destabilizuar Shqipërinë’’. Edhe më vonë LPK-ja e ndihmoj Nanon me mjete financiare, por ndihma më e madhe ju bë atij më 1997, kur pararoja staliniste e LPK-së nën udhëheqjen e Ibrahim Kelmendit mur pjesë në shkatërrimin e shtetit shqiptar së bashku me komunistët e rrugaçët e Shqiprisë, dhe me kriminelë e hajna shqiptarë, të cilët Qeveria grek i lëshoj nga burgjet e saja për ta ndihmuar Nanon dhe komunistët shqiptarë.

Të shikojmë si e shpjegon atë marrëveshje gazetari i mirënjohur Bledi Fevziu, në shkrimin e tij: ’’Zeka kosovari misterioz’’, të botuar në revistën’’Klan’’( mars 2000). Së pari na e jep një biografi të shkurtër të Xhavit Halitit, pastaj kalon në shpjegimin e marrëveshjes së Zurihit. Ai thotë: ‘’I veshur gjithnjë shik, i heshtur dhe me një buzëqeshje që duket se nuk e ndahej kurrë, Xhavit Haliti një prej njerëzve më të rëndësishëm politike të Kosovës. Vetëm tani vonë e ka zbuluar identitetin e tij, ose më mirë e ka zbuluar për të gjithë, edhe për ata që e kanë ndjekur Kosovën nga larg dhe gjatë përballjeve në lokalet luksoze të Tiranës në këto vite, e kanë konsideruar një të huaj të zakonshëm…Gjithnjë prezent e misterioz njëherazi, njeriu që kalonte shpesh mbrëmjeve në barin e Hotel Rognerit në Tiranë, ka befasuar shumë vetë kur është shfaqur në ekranet televizive përkrah Thaçit në Rambuje. Anëtar i delegacionit të UÇK-së, ai ngërthente në të vërtetë brenda tij, gjithë historinë e trazuar të 20 e ca viteve të rezistencës kundër serbëve në Kosovë…Një histori që vetëm tani vonë, atij i pëlqen ta prek disi. Pa harruar të thotë se një pjesë të madhe të saj nuk do ta tregoi kurrë. Se do ta marrë me vete, së bashku me emrin e tij të dytë, pseudonimin Zeka, që me kalimin e viteve, është bërë më i njohur edhe se sa emri i vërtetë,’’.

Bledi Fevziu në mesin e shumë të dhënave biografike për Xhavit Halitin, na jep edhe ca të dhëna për Marrëveshjen e Zurihut. Ai thotë:’’Zeka dëshmon se kishte filluar edhe kontaktet me klasën e re politike shqiptare. Ramiz Alija kishte ikur dhe njerëzit që e kishin zëvendësuar atë, ishin kontaktuar të parët. Fillimisht Nano, pas largimit nga posti i Kryeministrit më 1991, dhe gjatë një vizite në Zvicër më 1993. Zeka duket se ruan për vete detajet e bisedave me liderin socialist në pranverën e vitit 1993, por ai thotë se në mes tyre u vendos një pakt xhentellmensh. Nanao u angazhua ta ndihmojë lëvizjen separatiste nëse PS vinte në pushtet. Kjo ndodhi vërtet sipas Zekës në pranverën e vitit 1998. Por deri atëherë pati edhe kontakte tjera. ’’

Siç po shihet ‘’Zeka’’ ia tregoi Bledi Fevziut, obligimet që i kishte marrë Fatos Nano si palë e asaj marrëveshjeje, por nuk ia tregoi obligimet konkrete të LPK-së, ndaj palës tjetër, PSSH-së. Por kjo nënkuptohet kur thotë se’’Zeka duket se i ruan për vete detajet e bisedave me liderin socialist në pranverën e vitit 1993.’’

Për ato ‘’kontaktet tjera’’ që i ka pasur Xhavit Haliti me Fatos Nanon (pas marrëveshjes së Zurich-it) që i përmend Bledi Fevziu, e ka fjalën për marrëveshjet e Xhavit Halitit me Nanon gjatë vitit 1998. Për këto takime dhe marrëveshje të tyre flet vet Xhavit Halitit në intervistën e tij të botuar në gazetën ’’Zëri’’ 5- 12 shkurt 2001. Ai në intervistën e tij tregon edhe për ‘’shumë marrëveshje dhe vendime të pa shkruara’’ që ai i ka lidhur me kreun e Qeverisë së Shqipërisë, Fatos Nanon, ministrin e Mbrojtjes, Sabit Brojkaj, me Drejtorin e policisë Sokol Bare, si dhe me Drejtorin e SHIK-ut Fatos Klosin gjatë vitit 1998/99. Edhe pse Xhavit Haliti, nuk tregon se për ç’far ‘’marrëveshje’’ dhe ‘’vendime’’të pa ‘’shkruara’’ e ka fjalën, ngjarjet e atyre viteve në Shqipëri dhe në Kosovë, na bëjnë me dije se ‘’vendimet’’ dhe ‘’marrëveshjet’’ e tyre kanë të bëjnë me pengimin e FARK-ut me të gjitha mënyrat për të mos marr pjesë në çlirimin e Kosovës, duke përfshirë edhe vrasjet e kundërshtarëve të tyre politik.

Në pyetjen e gazetarit se autoritet suprem i UÇK-së në Shqipëri keni qenë ju, Haliti përgjigjet: ” Po. Unë dhe Azem Syla.”
Ndërsa në pyetjen e gazetarit se a e keni takuar Fatos Nanon ai përgjigjet: ” Në fillim unë kam qenë i prekur me Fatosin, për faktin që nuk pranonte realisht as të takoheshim, nga se e dinte se pse e kërkoja për takim. Dhe mesazhet i shkonin çdo ditë: çka po thua dhe çka ke obligim. Në përpjekjet e mia, ndihmesë të madhe për ta sqaruar kam pasur edhe nga rrethi i shokëve të Fatosit, të cilët i njihja edhe unë, dhe të disa strukturave të shtetit.’’( e ka fjalën për SHIK-un e F. Klosit-vërejtja ime)’’Dhe një ditë më ka ftuar dhe jemi marrë vesh për të gjitha.”

Kjo nënkuptohet se Xhavit Haliti kërkonte nga Fatos Nano për ta ndihmuar në realizimin e Marrëveshjes së Zurich-ut, me të cilën Fatos Nano ishte obliguar që ta ndihmonte LPK-në për ta shkatrruar LDK-në dhe për ta larguar nga skena politike dr. Ibrahim Rugovën. Prandaj Haliti ia kujton Nanos se LPK-ja i ka kryer obligimet që kanë dalur nga Marrëveshja e Zurich-ut, prandaj i thotë: ”çka po thua çka ke obligim.”

Edhe Emrush Xhemajli, njëri nga anëtarët e pararojës staliniste të LPK-së, në broshurën e tij ’’Lëvizja popullore e Kosovës, 20 vjet veprimtari’’(1982-2002) na i jep ca të dhëna për marrëveshjen e Zurich-ut. Ai dëshmon se më 1992 në Zürich ’’Kryesia e LPK-së pret një delegacion të partisë Socialiste të Shqipërisë të kryesuar nga Kryetari i Partisë, Fatos Nano. Në takim është bërë i qartë qëndrimi i paanshëm i LPK-së në rivalitetet politike në Shqipëri dhe është kërkuar që në rast të konfliktit në Kosovë të mos mbyllen kufijtë e Shqipërisë për shqiptarët e Kosovës.’’

Sipas asaj që u dëshmua drejtpërdrejt dhe tërthorazi nga Xhavit Haliti dhe nga Emrush Xhemajli, shihet se në mes PLK-së dhe PSSH-së është arritur marrëveshja e bashkëpunimit për realizimin e synimeve të tyre të përbashkëta. Si Bledi Fevziu, që i transmeton bisedën që e ka pasur me Xhavit Halitin, ashtu edhe Emrush Xhemajli me broshurën e tij, vërtetojnë se është mbajtur takimi në mes LPK dhe PSSH në Zurich. Si njëri ashtu dhe tjetri vërtetojnë se është bërë një marrëveshje edhe pse nuk i shpjegojnë në detale obligimet e palëve ndaj njëra tjetrës. Sigurisht mos përputhja e kohës së mbajtjes së takimit, ka të bëjë me një gabim teknik të njërit apo tjetrit dëshmues.

Është me rëndësi të thuhet se dëshmitë e cekura më lartë, argumentojnë se gjatë vititi 1992/ 93 në Zurich, është krijuar aleanca PSSH-LPK, në bazë të marrëveshjes që kanë arritur Fatos Nano dhe Xhavit Haliti më herët. Kjo aleancë, pastaj, zgjerohet dhe forcohet me individ dhe subjekte politike të Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare. Është i njohur fakti se në janar të vitit 1997 pat ardhur në Zvicër Hydajet Hyseni për të marr pjesë në manifestimin’’Flaka e janarit’’. Bisedat që u zhvilluan në mes Xhavit Halitit e Azem Syles në emër të LPK-së dhe Hydajet Hysenit në emër të grupit të ish burgosurve politik, arritën një marrëveshje gjentlamenësh. Grupi i Hydajet Hysenit do të largohet nga LDK-ja dhe do të punojnë në realizimin e Marrëveshjes së Zurich-ut, me kusht që ta ,,udhëheqin’’ luftën bashkë dhe së bashku të bëhen lidershipi i Kosovës në përpjesëtime të barabarta pas realizimit të marrëveshjes.

Dora kriminale e SHIK-ut të LPK-PDK-së bashkëveproi me sigurimin sekret serb

Siç dihet, Hydajet Hyseni po sa u kthye në Kosovë i përvjeli mangët së bashku me shokët e tij për t’i plotësuar kushtet dhe rrethanat që aleanca kundër Dr. Ibrahim Rugovës të ketë sukses. Edhe pse Hydajet Hyseni me shokët e tij në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, nuk arritën shkatërrimin e LDK-së, ata arritën dobësimin e saj, me përçarjet që i mbollën. Pjesa më e madhe e ish të burgosurve politik u larguan nga LDK-ja. Menjëherë u krijua Këshilli nismëtarë për formimin e një partie të re. Shkuarja e Hydajet Hysenit dhe Rexhep Qosjes në Tiranë,( tinza) dhe takimi i tyre me Fatos Nanon, u bë me qëllim që ai të garantonte se me shkatërrimin e LDK-së dhe largimin e Rugovës nga skena politike e Kosovës, LPK-ja me kundërshtarët e LDK-së, pra me LBDK-në, do ta ‘’udhëheqin luftën’’ dhe do të bëhen së bashku lidershipi i Kosovës, për ta nda pushtetin së bashku. Po sa u kthyen në Kosovë e formuan LBD-në. Kryetar i saj u bë Rexhep Qosja. Kësaj aleance kundër Rugovës dhe institucioneve shtetërore ( paralele) që i krijoi populli ynë me sakrifica të mëdha i duhej edhe Adem Demaçi. Por si ta afrojnë Demaçin, kur ai ishte armiqësuar me Fatos Nanon që e kalli Shqipërinë për ta rrëzuar Sali Berishen nga pushteti, ndërsa me Qosjen u hasmua se ai e sulmoi Demaçin që e mur anën e Sali Brishës. Por në anën tjetër Demaçi nuk e donte Rugovën sa kripen në sy. Dhe si duket parimi ,, qëllimi i arsyeton mjetet’’ e shtynë Demaçin të pajtohet me Qosjen dhe Nanon. Pra edhe Demaçi me partinë që ia fali Bajram Kosumi u bë anëtarë i aleancën më të fuqishme antishqiptare , të krijuar prej vet shqiptarëve. Kuptohet që ajo aleancë e kryekuqaloshëve shqiptarë ishte bërë me nxitjen dhe përkrahjen e pa rezervë të sigurimeve sekrete serbo-sllavo-greke, si dhe të mafisë së kuqe ndërkombëtare në krye me Sigurimin rus.

Komplotistët e Kosovës dhe të Shqipërisë të kryesuar nga Xhavit Haliti, Rexhep Qosja, Adem Demaçi, Rexhep Selimi, Hydajet Hyseni, Ibrahim Kelmendi, Fatos Nano e Fatos Klosi &Compani, duke ditur forcën shpirtërore të Ibrahim Rugovës, që ishte Lis Vigan që se luan dot kurrfarë ere dhe furtune. Duke ditur për përkrahjen e fuqishme që e kishte nga qytetarët e Kosovës e më gjer, autoritetin që e gëzonte nga qendrat e vendosjes ndërkombëtare, bën çmos që edhe Bukoshin( me të mirë apo me të keq) ta fusin në atë aleancë të shëmtuar. Më në fund, pas shantazheve të Sigurimit serb dhe lutjeve të Demaçit, Bukoshi pranoi të jetë anëtari i fundit i asaj aleance. Por edhe pse ishte bishti i aleancës, veprimtaria e tij kundër Rugovës, LDK-së dhe institucioneve që atë e bënë kryeministër, i bëri dëme Kosovës dhe qytetarëve të saj më tepër se që i bënë dëme të gjithë aleatët tjerë së bashku. Pa tradhtinë e tij aleanca nuk do të ishte e fuqishme të përballej me forcën popullit në krye të cilit ishte Dr. Ibrahim Rugova. Njerëzit që dinë të mendojnë dhe ata që kanë arsye dhe logjikë të shëndoshë i kanë pasur dhe i kanë të qartë se të gjitha të ligat dhe të zezat, të gjitha rreziqet që i përjetoj Shqipëria dhe Kosova dhe viset tjera shqiptare e kanë burimin te marrëveshja-aleanca e Zurich-ut.

Siç dihet stalinistët e Shqipërisë, pas arritjes së marrëveshjes së Zurich-ut, kërkuan ndihmë nga Beogradi, Athina dhe mafia e kuqe ndërkombëtare, për t’ia marrë pushtetin Sali Berishës. Çakajtë e Ballkanit duke ditur se forcimi i Sali Berishës në pushtet, duke e stabilizuar Shqipërinë pas diktaturës staliniste, do të shkonte në dëmin e interesave të tyre strategjike, u treguan dorëlirë për t’i ndihmuar komunistët e Shqipërisë në synimet e tyre për të ardhur në pushtet. Fatkeqësisht edhe Sali Berisha pa vetëdije u bë anëtar i aleancës së Zurich-ut, me naivitetin e tij politik, me mosnjohjen e ligjeve ekonomike dhe me arrogancën ndaj këshillave të diplomatëve të shquar të SHBA-ve. Pra, stalinistët e Shqipërisë punuan me të gjitha forcat dhe me të gjitha mënyrat që nga pranvera e vitit 1993 deri në pranverën e vitit 1997, që i ashtuquajturi ’’revolucioni i vonuar demokratik’’ i përgatitur në detale të jetë i suksesshëm për realizimin e synimeve të tyre, që edhe një herë t’i gjuhen në shpinë Shqipërisë, për ta rrëzuar për toke që të mos ngrihet në këmbë për shumë kohë, si hakmarrje ndaj qytetarëve të saj, që me votën e tyre i lanë me’’gishta në gojë’’. Pra viti 1977 për Shqipërinë dhe për shqiptarët ishte viti më tragjik pas copëtimit të Shqipërisë nga kasapët e kasaphanës së Londrës, për t’u bërë qefin Rusisë dhe hienave të Ballkanit. Siç e cekëm më lartë komunistët e Shqipërisë të pa kënaqur me dajakun që ua dha populli në zgjedhjet e para shumëpartiake më 1990, e kërkuan dhe fituan përkrahjen e armiqve tanë shekullorë për t’i ndihmuar në mënyra të ndryshme për ta rrëzuar nga pushteti Sali Berishën dhe PDSH-në, e për ta marr pushtetin mbi shqiptarët e gjorë, por nuk e dinin të mjerët se edhe ndihëmaçarët e tyre ( serbët dhe grekët) nuk ishin pa synime. Ata ishin të vetëdijshëm se kacafytja e komunistëve me forcat demokratike, do të sjellë destabilimin e Shqipërisë, shkatërrimin e istiticioneve shtetërore dhe do të krijohen rrethanat për fillimin e një lufte civile në mes -veriut dhe jugut të Shqipërisë. Rethana këto, të përshtatshme për ndërhyrjen e Serbisë dhe Greqisë për t’i ’’mbrojtur’’ pakicat e tyre kombëtare( grekët dhe serbo-malazezët), dhe pastaj ta ndajnë Shqipërinë në mes tyre.

Siç dihet plani i parë i tyre dështoi, se i Madhi Zot, nepërmjet fuqive të fuqishme të botës( SHBA-ve, Anglisë, Turqisë, Francës dhe Gjermanisë) nuk lejojë të futet ushtria greke në Shqipëri. Pra plani i parë dështoi, por i dyti u realizua. Shqipëria u bë koloni greke, pasojat e së cilës edhe sot dhe shumë kohë do t’i pësojë populli dhe kombi shqiptarë.

Pra Greqia në bazë të ndihmës që ua dha stalinistëve të Shqipërisë u bë zot shtëpie në Shqipëri. Po aleati i tyre Serbia që investoj 17 milion dollarë(që dihen me fakte) për ta kallë dhe shkatërruar Shqipërinë, a thua vallë, i humbi ato investime apo realizuan përfitime të mdha?!

Siç dihet enveristët e dijasporës shqiptare dhe spionët serbo-jugosllav që jetonin në Evropën Perindimore , pasi bënë komplote ndaj LRSHJ, krijuan LPK-në, krijesë kryekput e UDB-es së Beogradit dhe filijalës së saj, Sigurimit të Shtetit të Enver Hoxhes, që i kryen shumë punë Serbisë, nëpërmjet relizimit të marrëveshjes-aleances së Zurich-it, për ta bërë Kosovën ,, djep të serbizmit’’duke ua krijuar kushtet dhe rrethanat lehtësuese për ta bërë pastrimin etnik të Kosovës. Por i Madhi Zot edhe këto plane të Serbisë i bëri pluhur e hi nëpërmjet NATO-s.

Serbia u detyrua t’i largoi trupat e saj okupuese nga Kosova, por mbeti i pa prekur Sigurimi i saj sekret. Forca këto shumë të fuqishme kur vepronin së bashku me enveristët shkurtëpamës dhe patriotë të Serbisë, që u bënë udhëheqës të SHIK-ut të LPK-PDK-së. Fatkeqësisht Kosova e çliruar në vend se të bëhet vend paqe dhe vend i sigurisë (fizike dhe shpirtërore ) për popullin e saj të shumëvuajtur, u bë vend i gazepit dhe i mjerimit. Dora kriminele e SHIK-ut të LPK-PDK-së së bashku me Sigurimin sekret serb, sipas një plani të detajuar mirë filluan ta rjepin dhe ta shkretojnë Kosovën e mjerë dhe çdo gjë të mirë që u krijua nga inteligjencia shqiptare në institucionet e arsimit, kultures dhe të shëndetësisë. Ekipet e egzekutimit të krijuara nga SHIK-u u PDK-së së bashku me ekspert të Sigurimit serb, bënin ekzekutimin e veprimtarëve të dalluat dhe burrave të fort të Shqiptarisë, që ishin përkrahës të institucioneve të Republikës së Kosovë dhe kundërshtar politik të PDK-së dhe AAK-së.

Pasi që Dr. Mehemet Rrukiqi dëshmon se ’’ populli është kamerë e mësheftë’’ nuk e shoh të udhës t’i shënoj të gjitha të zezatdhe të ligat që kjo dorë e zgjatur e Serbisë ia bënë Kosovës dhe popullit shqiptar. Por dua t’i ceku edhe dy shërbime që ia bënë Beogradit. Me veprimtarinë kriminele që e bënë ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, i vulosën të gjitha shpifjet e Beogradit se’’shqiptarët janë popull jo shtet-formues, hajna kriminelë dhe destabilizus të vendit të tyre dhe të regjionit’’.

Pasojat e realizimit të marrëveshjes së Zurich-ut po i ndien Shqipëria, Kosova dhe viset tjera shqiptare. Ato pasoja do të ndihën deri atëherë kur forcat demokratike shqiptare me punën e tyre konstruktive dhe ligjore e bëjnë atë marrëveshje dhe atë aleancë të shëmtuar të bajraktarëve të’’farës ruse’’ nanoistëve të çartur për pushtet dhe’’ pionierëve’’ të Enverit, të pa vlefshme dhe të pa fuqishme, për t’u sjell shqiptarëve dhe shqiptarisë edhe të keqen më të vogël.

5 thoughts on “MARRËVESHJA E ZÜRICH-UT NË MES PSSH-SË DHE LPK-SË ËSHTË BURIMI I TË GJITHA TË LIGAVE QË E GJETËN SHQIPËRINË, KOSOVËN DHE VISET TJERA SHQIPTARE”

  1. Nje pershjrim bukur i thurur.
    Ne pavaresine e Kosoves kan ndihmu shume individ e shume parti e organizata. Meritat me te medha i ka LDK. Mirepo ne pengimin e krijimit te shtetit te Kosoves me se shumti kan kontribu ish LKCK dhe disa parti te vockla me ideologji bolshevike.Individit qe mbajne pergjegjesi per pengesat ne clirimjn dhe nderrimin e shtetit te Kosoves jane ata qe i lermend ne artikullin e tij Jashari. Keta jane individet qe edhe sot po e zhvatin Kosoven.

  2. ilmi fehim prodani

    CFAR DUHET BERE BHERZVE SI FATOS NANOJA, AY MASKARA NUK ESHTE SHQIPTAR ME GJAK ESHTE PERSON QE SHITI KOSOVEN DHE TE TER ME EMRIN SHQIPTAR SLLOBODAN MILLOSHOCICIT, DUKE BASHK PUNUAR ME ATA PLERA QE BEN KRIMET ME TE SHEMTURA KARSHI POPULLIT TIM VELLEZERVE E MINJ KOSOVARESH, , PERSONAT SI FATOS NANOJA DUHET FUTUT NE HELL SI NJE DER QE TA KUPTOJE SE SI NENET TONA SHIKONIN BUTATNN DJEMT VAJZAT FEMIT SI DHE TE PA LINDURIT, ESHTE PER TU CUDITUR SE NUK DPLI NJE NJE BUR SI JIM GOSTIVARI , QE TJA FUSTE SY KEMBET NE NJE KEPUCE LIDHUR ME KOK POSHTE , AKOMA PO HA BUKEN E POPULLIT PSE SE ESHTE KOMUMUT, KU KAN SHUM ANTARE, QE DUHEN PASTRUAR ME RENJE,,

  3. Lidhur me kontributin apo meriten e Lirise dhe Pavaresise se Kosoves, ka mendime dhe propagande, se kjo parti apo ai individ ishte i merituar, apo me i merituari.

    Mendoj se pjesa me e merituar dhe me e rendesishme qe Kosova eshte e lire dhe e pavarur, eshte ajo pjese e popullit Shqiptar te Kosoves qe qendroi ne Kosove, dhe jetoi ne Kosove ne te gjitha rrethanat qe u imponuan deri ne diten e fillimit te bombardimeve, qe i beri NATO-AMERIKA, pra deri me 24 Mars 1999.

    Shqiptaret qe kurrë nuk e nderruan vendin e lindjes dhe vendin e jeteses, perkunder te gjitha diskriminimeve, torturave, burgimeve, arrestimeve, vrasjeve politike, bombave, helmimeve… edhe te mijera veprimeve tjera anti-Shqiptare, qe i beri shteti i RSFJ-se dhe pastaj shteti i Serbise, jane pra pjesa me e rendesishme, me e merituara per LIRI dhe Pavaresi.

    Ne media lexojme per shume te ashtuquajtur veprimtarë apo parti politike qe vepronin jashtë Kosoves, ne Zvicer, Gjermani, Austri, Suedi, Britani apo ne ndonje shtet tjeter demokratik, dhe ekzagjerohen veprimtarite e tyre kinse patriotike.

    Shpesh ne media dalin individë duke evokuar kujtimet e kesaj veprimtarie jashtë Kosoves, ne shtetet demokratike, duke rrefyer aktivitetet e tyre qe nga vitet 1970-ta deri ne vitin e fundit te roberise 1999, te cilat aktivitete jane takimet neper klube, restorante, kafeteri etj… ne te cilat takime keta veprimtarë debatonin e ziheshin me njëri-tjetrin, se ne Kosove gjendja nuk eshte e mire!!!! Dhe kjo ishte e tere veprimtaria e tyre. Perjashtime benin kur kacafyteshin ndermjet vehtes, se cila te ashtuquajtura parti jane me te drejta apo me te mira.

    Ne te vertete shumica e ketyre veprimtareve, qe iken nga fushebeteja per liri, e cila fushe-beteje ishte KOSOVA, e jo Gjermania, Zvicra… etj, … treguan frike dhe iken. Beteja zhvillohej ne Kosove, aty ku protestat dhe veprimet tjera ishin te rrezikshme, dhe gjithmone kishin pergjigje te dhunshme nga ana e okupatorit.

    Ne Kosove patriotet e vertete kurrë nuk u dorezuan dhe nuk ia lane TOKEN, Shtepine, Banesen, Shkollen, Ajrin, Livadhet, Kumbullat, Dardhat, Misrin, Armët, Grurin, Malet dhe te gjitha pronat dhe pasurite tjera mbi toke dhe nen toke… okupatorit… siç e bene ata qe vendosen me ike dhe i dorezuan ato qe nuk bente t’i dorezohen okupatorit. Pra ata qe u dorezuan nuk jane patriotë por jane frikacakë qe iken nga beteja.

    Nese do te iknin edhe keta 1.3 Milion SHQIPTARË nga Kosova, sikur qe iken frikacaket, ne Kosove nuk do te kishte lufte… dhe KOSOVA nuk do te çlirohej kurrë.

    Okupatori do t’i mbyllte kufijtë si në Çamëri dhe ne do te ishim te shkaperderdhur neper planet… jashtë Kosoves… dhe me lejoni që te e shkruaj ne anglisht “game over”.

    Protestat ne Europen Perendimore qe konsiderohet demokratike, nuk kane qene te rrezikshme edhe nuk kane qene te dobishme, sepse kjo Europe edhe sot nuk e pranon Lirine dhe Pavaresine e Kosoves, me disa perjashtime (Britania e Madhe, Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania), ndersa edhe sot ka shtete europiane te Europes demokratike qe votojne kunder Kendimit te Kosoves ne Eurovizion, apo kunder te drejtes qe Kosovaret te luajne futboll ne Europe (24 Shtete Europiane votuan kunder Kosoves ne UEFA)!!!

    Pra, perkunder kinse aktiviteteve te diaspores, ky aktivitet nuk arriti te siguroje as kengen ne EUROVIZION apo ndjekjen e topit neper stadiume te Europes… e çka te pritet prej aktiviteteve per LIRI dhe PAVARESI?

    Aktivitetet e partive ne vitet 1970-ta-1999 ne Europe ishin vetem biseda per te drejtat e Shqiptareve!!! Edhe me kaq kryhej aktiviteti patriotik.

    Disa frikacakë qe iken nga Kosova mburren se kontribuan me nje financim 3%, qe i paguan qeverise poashtu qe ka ike nga Kosova ne vitet 1990-1999, dhe kete obligim financiar e madherojne pa asnje aresye, sepse te gjithe qytetaret e Kosoves qe vazhduan te jetojne ne Josove kane paguar obligimin 3%. Ketu nuk ka çka te vleresohet apo diskutohet, sepse ka qene obligim.

    Disa thojne citoj ”ne ju kemi derguar mjete financiare per armatim” e ju keni luftuar !!! Dergimi i mjeteve per armatim eshte baraz me xero ne krahasim me luften per liri, qe zhvillohej ne çdo dite te ROBERISE. Gjate okupimit, çdo ambasade dhe çdo imstitucion shteteror i okupatorit, ne cilindo shtet, ka qene target ligjor, luftarak, dhe çlirimtar per çdo Kosovar qe ka jetuar jashtë Kosoves. Asnje sulm nuk ka ndodhe kunder Ambasadave, Konsulateve …etj. etj… te okupatorit!!! Pse?!

    Ne vitet e renda te roberise 1990-1999 te gjithe Shqiptaret ishin trajtuar ne menyre mizore pa asnje perjashtim. Mirepo disa patriotë te rrejshem ne biografite e tyre patriotike te rrejshme pohojne se, citoj: ”per shkak te dhunes politike nga okupatori ne vitn 1993 e leshova Kosoven!!!” Po cili Shqiptar nuk ka pase dhune politike ne vitin 1993, apo ne vitet 1990-1999? Asnjeri nuk ka qene i kursyer, por disa iken nga fushe-beteja, ndersa te fortit dhe patriotet qendruan ne Kosove, dhe nuk e zgjodhen rrugen e lehte te shpernguljes ne vende te sigurta te Europes.

    Kjo Europe VIZA-REFUZUESE dhe sot preferon SHQIPTARËT te jenë refugjatë, azilantë, hajna, e jo TURISTË, STUDENTË apo BIZNISMENË (me perjashtime UK, ITALY, AUSTRIA, BELGJIKA, Gjermania)…

    Perfundim: sot ne trojet SHQIPTARE jetojne ata, rë cilet se bashku me para-ardhesit e tyre duruan te gjitha diskriminimet e te gjithe okupatoreve ne 578 viteve te fundit dhe jane edhe sot SHQIPTARË, e jo sikur shumë qe iken ne Otomani, Turqi, Europe… etj…
    Shumica e ketyre te ikurve ne perioden e okupimit Otoman jane asimiluar, perveç Arberesheve, qe u dëbuan ne Kalabri dhe akoma jane Shqiptarë.

    Ndersa keta qe iken ne perioden 1955-1998 nuk aresyetohen, sepse te gjithe kane pase te njejtat aresyera per ikje… por shumica vazhdoi me durim jeten ne kushte diskrimnimi dhe terrori… deri ne LIRI dhe PAVARESI.

    Përpjekjet dhe luftimet e 578 viteve per LIRI, u kryen me 12 Qershor 1999, dhe me te merituarit ishin SHQIPTARËT qe jetuan dhe luftuan ne KOSOVE, dhe natyrisht me e merituara per finalizimin ishte ndihma madheshtore e SHTETEVE TE BASHKUARA TE AMERIKES.

  4. Po te lumt dora e goja kshtu i bahet mir popullit Shqiptar, vendit ,pa dyshim se kjo marrvshje vazhdon ndoshta jo e fort si ma pare po fara e keqe uk zhduket kollaj asnjiher komunistat çfar do llojit se vetem komsin e atdhe nuk kan uk puuen per vendin e popullin e vet

    1. Po, i nderuar komentues i shkrimit tim, keni plotësisht të drejtë kur thoni se ,,ajo marrëveshje vazhdon edhe mëtutje …”. Me siguri jeni mbështetur në shumë fakte kur thoni se ,,komunistët asnjëherë nuk kanë punuar për komb dhe Atdhe” . Pajtohem me mendimin e Juaj i nderuar bashkëmendimtarë, mik, e vëlla, se ,,fara e kuqe nuk zhduket kallaj”, pasi që ka helmuar shpirtërishtë shumë gjenerata duke i ushqyer me egjren komuniste, por me punën tonë si individ dhe kolektiv, me siguri do ta bëjmë që të mos e zënë kurrë më vendin në ball të axhakut, por aty ku e ka vendin në trapazan pas dere . Nuk është për t’u habitur që jemi katandisur si popull dhe si komb në këtë gjendje të mjeruar, kur dihet se kush po na i udhëheqë organet shtetrore dhe subjektet politike (me pak përjashtime). Ju falenderoj i nderuar për komplimentet, Zoti Ju nderoftë me të mirat e Tij të shumta.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top