Marin Mema ishte dje pranë studentëve shqiptarë në Universitetin e Evropës Juglindore, e ku ata patën mundësi të diskutojnë drejtëpërdrejtë me bashkëkombasin e tyre nga shteti amë, si dhe të shprehin shqetësimet e tyre me të cilat përballen në Maqedoninë e Veriut.
Për fat të keq, një numër i lartë i studentëve mbetën jashtë ambientit ku mbahej takimi. Salla ishte e vogël për ti pranuar të gjithë studentët e interesuar. Ishte hera e parë që Marin Mema ndodhej pranë studentëve shqiptarë në Shkup, andaj edhe ishte e pritur që numri i të inetresuarve do të jetë i madh. Por, ne na gëzon fakti se takimi u zhvillua në një ambient të mrekullueshëm, u shprehen studentet, transmeton News33.tv.
Për të mundësuar këtë takim dobiprurës u kujdes studentja e Universitetit Emira Selimi. Marin Mema është një ndër gazetarët më të suksesshëm dhe më profesionist të kombit tonë, i cili fqinjëve tanë ua shpalos gënjeshtrat dhe ua tregon të vërtetat me fakte historike dhe prandaj figura e Marin Memes është shqetësuese për të gjithë ata e ato që kanë bërë padrejtësi ndaj kombit shqiptar, shprehet studentja Emira Selimi, përndryshe organizatore e këtij takimi.