Adriatik Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar ka pranuar mandatin e deputetit dhe do të bëjë betimin sot në Parlament. Në zgjedhjet e 2017, Alimadhi ka qenë në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike. Në një prononcim për median Alimadhi deklaroi se kishte pranuar mandatin pasi kështu kishte vendosur kryesia e partisë së tij dhe se Basha nuk ka zbatuar asnjë marrëveshje.
“Mandati i Ballit Kombëtar do të vihet në funksionim të plotë të kauzës së Mithat Frashërit dhe Shqipërisë etnike. Të gjitha marrëveshjet PD nuk i ka zbatuar ndaj Ballit Kombëtar dhe jam dëshmitar. Jam konsultuar me zotin Basha dhe personalisht jam në dispozicion të vendimit të kryesisë së partisë.