Majlinda Kelmendi, krenaria e sportit shqiptar

Majlinda Kelmendi, krenaria e sportit shqiptar

Xhudistja Majlinda Kelmendi shpallet kampione e Evropës. Majlinda lartësoi Kosovën dhe aq më tepër kur jehoi edhe kënga shqipe pas triumfit të saj. Ishin momente emocionale dhe në anën tjetër Driton Kukaj, përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës, të cilin e tradhtuan lotët, nuk përmbahej dot nga gëzimi. Shkëlqimi i Majlindës në një vend që deri në orët e paradites së sotme mezi lejojë që vendi ynë të përfaqësohet me simbole shtetërore duhet parë si një fitore të madhe për Majlindën dhe sportin e Kosovës. Kjo është Majlinda jonë, ky është titulli i dytë i saj në Evropë për seniore, pasi këtë e ka fituar edhe në vitin 2014. Të lumtë Majlindë për shkëlqimin dhe që bëre krenar kombin shqiptar.

1 thought on “Majlinda Kelmendi, krenaria e sportit shqiptar”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top