Xhudistja Majlinda Kelmendi shpallet kampione e Evropës. Majlinda lartësoi Kosovën dhe aq më tepër kur jehoi edhe kënga shqipe pas triumfit të saj. Ishin momente emocionale dhe në anën tjetër Driton Kukaj, përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës, të cilin e tradhtuan lotët, nuk përmbahej dot nga gëzimi. Shkëlqimi i Majlindës në një vend që deri në orët e paradites së sotme mezi lejojë që vendi ynë të përfaqësohet me simbole shtetërore duhet parë si një fitore të madhe për Majlindën dhe sportin e Kosovës. Kjo është Majlinda jonë, ky është titulli i dytë i saj në Evropë për seniore, pasi këtë e ka fituar edhe në vitin 2014. Të lumtë Majlindë për shkëlqimin dhe që bëre krenar kombin shqiptar.
Shum jami lumtur me fitoren tuaj zoti ju dheshet shendetin dhe paqi fate edhe te tjera ne jeten tuaje.