Miliarderi amerikan George Soros, në një takim me studentët e Universitetit John Hopkins në Washington, më 28 maj 1999, kritikoi fort fushatën ajrore të NATO-s në Kosovë kundër forcave të Slobodan Milosheviçit. Ai tha se bombardimet çuan në rritjen e spastrimit etnik në Kosovë, si dhe forcuan regjimin e Milosheviçit dhe destabilizian vendet fqinjë.
Ai u tha studentëve se fushata ajrore që kishte nisur dy muaj më herë e kishte përkeqësuar situatën:
“Kemi arritur saktësisht të kundërtën e asaj që synonim. Përshpejtuam spastrimin etnik që kërkonim të ndalonim. Ndihmuam në konsolidimin në pushtet të regjimit të Milosheviçit dhe ndihmuam në krijimin e destabilitetit në vendet fqinjë të Malit të Zi, Maqedonisë e Shqipërisë, për të mos përmendur implikimet më të gjera ndërkombëtare si marrëdhëniet tona me Kinën. Është e qartë që diçka ka shkuar tmerrësisht gabim dhe tani e shohim veten në një gjendje pasigurie të tmerrshme”.
“Nuk mund ta bëjmë botën të nënshtrohet nëpërmjet bombave, por as nuk mund të tërhiqemi në izolim. Nëse nuk mund të parandalojmë mizori si në Kosovë, duhet të përgatitemi të pranojmë arkivolë”.
“Më pas, duhet bërë diçka konstruktive, diçka pozitive në vend që thjesht të reagojmë pas katastrofave, dhe të ndërtojmë një shoqëri të hapur, gjë që mund të bëhet me ndihmën e Bashkimit Evropian, ku këto vende do të bëhen efektivisht anëtare virtuale. Duhet të ketë bashkim doganash, fshirje të kufijve të brendshëm. Dhe, jam i sigurt se Jugosllavia do të donte të ishte pjesë e një Evrope Juglindore të tillë, të rindërtuar”.
Sorros eshte misherim i te keqes, pasi kudo qe shkel, mbjell mjerim dhe korrupsion. Ai mundohet te beje Shenjtin, por ne fakt eshte Shejtani. Nuk ka tru me shume se Bill Clintoni, Tonny Blair, Madaleine Allbright, qe te kritikoje nderhyrjen e Amerikes, ne lufte kunder Kasapit te Ballkanit, Monstres Miloshevic, qe po bente Genocid dhe spastrim etnik ne Jugosllavi dhe ne trojet tona arberore, ku eshte ngritur Serbia e vjeter, qe kerkon te behet e Madhe, ne kurriz te trojeve te Ilireve. Me qendrinim e vet ndaj ceshtjes se konfliktit ballkanik dhe duke mbajtur anen e gabuar me mendimet e tij, Sorros e ka vendin ne Ferr, atje ku eshte Mbreteria e Sorrave, qe solli konflikti ne Ballkan, ka afro 30 vjet, qe Ballkani eshte kthyer MBRETERIA E SORR(AVE) te Sorros, te cilat u shtuan shume, duke ngrene kufomat e luftes ne ish – Jugosllavi, lufte qe Serbet e bene vetem per zgjerimin e tokave te tyre, ne kurriz te fqinjeve, duke mos pyetur se po vrisnin femije, gra dhe pleq, me mijera, njeso si ne kohen e Luftes se Dyte Boterore, kur Jugosllavia, humbi plote 1 milion e 700 mije viktima, por pjesa me e madhe si rezultat i konflikteve nderetnike, qe u kthyen ne Lufte Civile.