MAFJA E KUQE KA VENDOSUR KONTROLLIN MBI INTERNETIN, FACEBOOK-un DHE RRJETET SOCIALE NE SHQIPERI

SHKRUAN: TANUSH KASO

Se sa e madhe eshte forca e propagandes dhe e gazetarise, kjo dihet tanime. Mjetet e informimit mund te perhapin edhe dizinformimin, ta bejne te zezen te bardhe dhe te bardhen te zeze. Prandaj degjojme kohepaskohe per keqtrajtime, rrahje, burgosje dhe vrasje gazetaresh, vecmas nder vendet diktatoriale.

Sistemet antidemokratike, totalitare, kane tmerr nga fjala e lire, nga agjitacioni e propaganda. Kete, me mire se shume te tjere, e dime ne shqiptaret; sepse vetem ne vendin tone ish-komunist, mendimi dhe fjala e lire denohej me ligj, me nje nen te posacem, me ate “55” te Kodit Penal te Republikes Socialiste te Shqiperise, te quajtur “Agjitacion e propagande kunder shtetit”. Ketu hynte edhe cdo fjale e shprehur rastesisht e ne caste merzitjeje, e ndonje pakenaqesie per mungesen e ndonje artikulli ne dyqanet e shtetit; apo edhe vetem tregimi i ndonje enderre te pare naten, qe nuk ishte ne perputhje me “vijen e Partise”. Denimet sipas ketij neni shkonin nga 3 deri ne 10 vjet. Dhe ne raste te vecanta ose ne kohe lufte, nga 10 vjet deri me vdekje.

Por, mbas vitit 1990, kur deshtoi ideologjia komuniste, ky nen stononte e sikur nuk shkonte per sistemin e ri, te paraqitur si “demokratik”. Pra, duhej ndryshuar ne njefare menyre. Vecse, “rreziku” i fjales se lire mbetej. Prandaj, diktatori i fundit, Ramiz Alia, ne qershorin e vitit 1990, u dha udhezime sekrete Ministrise se Puneve te Brendshme, organeve te Sigurimit dhe atyre te Drejtesise, qe “agjitacioni e propaganda” te zevendesohej me fjalen “shpifje”. Kesisoj vazhdoi denimi i atyre qe shprehnin mendime ndryshe ose kunder pushtetareve te rinj neokomuniste.

Po edhe kjo ishte e pamjaftueshme per dishepujt dhe pasardhesit e Alise, te cileve fjala e lire u rrezikon pushtetin. Prandaj vune ne perdorim te gjitha mjetet e mundshme “demokratike”, si shantazhin, perbaltjen e kundershtareve politike, dhunen verbale e fizike. Por, mjeti me efikas i tyre eshte lufta ekonomike e financiare ndaj mediave dhe gazetareve aktive e te padeshiruar. Si rezultat i kesaj, disa nga gazetat dhe televizionet me prirje re djathte jane mbyllur. Tanime ne tregun mediatik dominojne ato te majtat ekstremiste.

Megjithate, mafia a kuqe perseri nuk ndihet e qete. Ajo ka shprehur shqetesimin e vet ndaj internetit, facebook-ut dhe rrjetet sociale. Madje, pak kohe me pare ka kerkuar paturpesisht qe te ushtronte kontrollin e vet mbi keto, dhe te ndaloheshin disa gazeta online si “te padeshiruara”. Kjo u prit me indinjate e me reagime te shumta; dhe neokomunistet heshten. Por, ata kurdohere veprojne edhe tinezisht. Keshtu qe duket se heshturazi dhe pa e ligjeruar, ata ia kane arritur qellimit. Kjo vihet re nga disa qendrime e veprime te facebook-ut, te ndryshuara e ne kundershtim me rregullin dhe korrektesen e meparshme, ndaj disa elementeve aktive e “turbullues”, te cileve: nuk u publikohen disa postime ose u fshihen menjehere; u futen viruse e video pornografike; u vidhet identiteti ose u mbyllet facebook-u, vetem per frymen kritike ndaj pushtetareve, apo ndonje “personaliteti”, edhe pse nuk jane perdorur fyerje ose fjale banale, po vetem argumente perveluese.

Po ashtu ndodh edhe ne komentet e gazetave, ku pengohen elementet demokrate dhe u krijohen hapesira pa kufi, disa anonimeve komuniste, te paguar per te qendruar “me ore te zgjatura” ne internet, vetem per te glorifikuar te kaluaren komuniste dhe per rehabilitimin e disa figurave kriminale, qe tanime kane perfunduar ne koshin e pleherave te historise.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top