LVV PO E LUAN LOJËN – M’KA QU NANA ME LA GOJËN

SHKRUAN: GANI GECI

Sipas parashikimeve LVV nuk është e interesuar për koalicion me LDK-në.

LVV ështe e interesuar të luaj lojën politike gjoja ne jemi duke e lutur LDK-në që ta nxjerrim Kosovën nga situata e mjeruar Politiko -Socio – Ekonomike dhe tani LDK u vonua dhe VV nuk pret ma.

Ose loja tjeter, ja Albin Kurti kryeministër, ja Kosova ka me vdekë.

VV e din se ka veteëm një kandidat për kryeministër, ndersa LDK i ka të paktën 10 të përgaditur me pëgaditje shkollore shumë më shumë se Albin Kurti.

Elektorati i LDK-së e don Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre. LDK ka edhe të tjerë si akademik Kujtim Shalën, Arban Abrashin, Anton Qunin por edhe nga Strukturta e vjetër ka mjalft kandidat si Agim Veliun, Lutfi Hazirin prandaj taktika e LVV-së – “m’ka qu nana me la gojen” sa për të tërhequr ndonjë pikë para zgjedhjeve nuk është korrekte.

Kjo metoda, unë të luta ti nuk deshte dhe ti je fajtor, nuk funksionon!

Nëse LVV e don Kosovën më shumë se pushtetin, le ta nominojn së bashku me LDK-në kryministër Kujtim Shalën ose Vjosa Osmanin dhe le ta marrin Kryetarin e Parlamentit, le ti ndajnë postet ministrore 50:50 edhe me këtë hap tregojnë që po e don Kosovën më shumë se pushtetin, përndryshe VV po lun me karten e djegur dhe mund ti kthehet boomerang.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top