LVV-ja do t’a djegë Malin për një Lis !

SHKRUAN: FATMIR BAJRAJ

“Lisi” është vetëm alibi, derisa qëllimi i vetëm dhe i fundit i VV-së dhe i z.Kurti, është “Mali”, pra djeg’ja e “Malit” në të cilin tani është brënda Tij dhe i vënë flakën në momentin e parë kur sfidohet “Lisi”, tek e fundit Ay hyri aty për t’i vënë flakën nga brënda, nga jasht e bëri t’njëjtën dy dekada, e Ne, nuk u mbushem mend !

Kauza e VV-së ” E jona, ose e kallim” !

Tani më janë brenda Kalasë, pra kanë “pushtuar” Kështjellën me ndihmën dhe fajin tonë si LDK, dhe pse jo edhe të qytetarëve të cilet besuan dhe votuan një të keqe e cila mund të evitohej nga të gjithë s’bashku, por Ne s’bashku punuam për atë që ndodhi, dhe tani ja ku e kemi-fatkeqsinë !
Hisja jonë e fajit dhe e përgjegjësisë për gjëndjën në të cilen jemi katandisë, eshtë enorme, po aq sa risku për t’keqën në të cilen ndodhemi si shoqëri dhe shtet ; n’ditet, n’javet dhe n’muajt n’vijim.
– Qytetarët kishin njëmijë e një arsye që t’votonin “ndryshimin”, të votonin duke rrezikuar t’provonin një “t’panjohur” me shumë t’njohura, përballë një të njohure me shumë të njohura, siq ishte PDK-ja PRONTO-iste & SHIK-iste n’krye të Krahut të Luftës, n’krye të shtetit dhe të institucioneve të shtetit, rreth 12 vite rresht !
Krimet e t’gjitha llojeve, korrupsioni galopant, nepotizmi, përvetësimi dhe t’huajsimi i gjithë asaj që ishte nacionale, deri të privatsimi dhe abuzimi me frytet e luftes, gjakun e deshmorëve dhe sakrificën e të rënëve n’alltarin e lirisë, deri të kapja e shtetit dhe e pushteteve të ndara me Kushtetutë, nga ana e mafisë ; oligarko-kriminale të derivuar nga SHIK-u famkeq !
– Përballë kësaj babëzie dhe harbutërie të një keq-qeverisje e cila kishte vra shpresën për qytetarët, këta të fundit, u kapën për “fije kashte”, ngase deshironin t’besonin atë që donin edhe pse ishte iluzore, por me t’vetmin synim :

“T’i hjekim qafe këta, se ma keq s’ka ku shkon” !

LDK-ja, e ndihmoj këtë “ndryshim”, i cili dorën në zëmer ,ishte imediat, por bëmë gabimin n’ecje…!
Duke njohur mirë VV-në ; shtratin e saj ideologjik, liderët shpirtëror t’saj, qasjën dhe frymen nihiliste, deri të strategjia e kapjes së pushtetit, është dashtë të qartësojmë elektoratin për rrezikun që mund t’i kanoset demokracisë parlamentare, rendit juridik, sistemit kushtetues dhe të vetë qenjës shtetërore të Republikës së Kosovës.
Jo, nuk e bëmë këtë, dhe biles bëmë të kundërtën, sidomos në kohën sa ishim bashkë n’opozitë dhe vazhduam deri në ditën e vendimit të Kryesisë së LDK-së për ngritjën e mocionit të mosbesimit të Qeverisë së koalicionit ; LDK & LVV me Kurtin Kryemnister.
VV-ja, kurr dhe në asnjë moment, nuk hoqi dorë nga fushata anti-LDK, as gjatë fushates zgjedhore, as gjatë kohes për arritjen e koalicionit qeverisës dhe as pasi ishim n’bashkqeverisje, absurd !
Krimbin e përqarjes brënda radheve tona, LVV-ja e kishte instaluar me kohë, me penetrimin pervers të figurave “tona” partiake deri n’maja të struktures së organizimit tonë partiak, dhe i perdori deri dje në mënyrë të kamufluar, dhe tani edhe sheshazi si “Kal Troje” dhe i perdorë si “Kolonë të Pestë” brënda kundershtarit politik.

“Kur t’thehet kerri, udhë boll”, thotë një maksimë e urtë !

Cili ishte gabimi n’ecje e siper i LDK-së ?
Hyrja në t’njëjtat valë, gadi edhe në tënjëjtën valle, pse jo edhe n’t’njëjtat frekuenca “zërimi dhe përçimi” me LVV-në, se preferojmë qeverisjën e vendit në koalicion me LVV-në dhe pagëzuam këtë koalicion me “Koalicion të Shpresës”, edhe pse shkuam të ndarë në zgjedhje pas refuzimit idiotesk të LVV-së përballë ofertses sonë të sinqert e serioze, pre e se ciles jemi, sot e gjithë ditën.
– Penetrimi pervers i VV-së n’brendi t’LDK-së, tani më kishte mbërri efektin ; Ne ofruam Vjosa Osmanin si kandidate “konsensuale” për Kryemnister në zgjedhjet e 6 tetorit, të cilen LVV-ja e refuzoj si kandidate të përbashkët, ngase kalkulimet ishin të qarta për VV-në ; të ketë n’maja të dy “Kupollave” dy kandidatë të vetë, pra ma mirë dy se sa një, dhe për më vonë i duhej për diversion në radhet e kundershtarit, gjë që i’a doli pjesërisht.
LDK-ja u keqperdorë nga VV-ja, për të ardhur n’pushtet dhe më pas u mbeshtet për muri me qasjen dhe sjelljen unitariste dhe arbitrare dhe logjiken bolshevike të LVV-së dhe të z.Kurti, duke lexuar fitoren si personale (VV) në përpjekej për t’a bluar poltikisht LDK-në me sjellje poshtërimi dhe përjashtimi, siq ndodhi me shkarkimet skandaloze dhe atoritariste të Minsitrit Veliu dhe Zevendëskryemnistrit Hoti !

Mocioni, akt ndergjejësimi dhe reflektimi, i vonuar por imediat !

Votëbesimi i suksës’shëm i Mocionit, shkarkoj Qeverinë Kurti me një votë t’fuqishme PËR, dhe ku LVV-ja kishte mbetur e vetmuar dhe e braktisur gadi nga të gjithë, perjashto këtu 2,3 Kuaj Troje, vota e të cilëve i’u bashkua injorancës dhe minorances së pa-përfillshme.

Pas odisejades për dhe kunder një Qeverie të re, jemi n’situaten kur pritet që brënda muajit Maj, Gjykata Kushtetuese të jap verdiktin meritor pas ankimimit të VV-së ndaj Dekretit presidencial për Kryemnistrin e ri, z.Avdullah Hoti (LDK), por cilat janë gjasat e implementimit të një mandatimi të Qeverisë Hoti nga ana e Pralamentit të Republikes së Kosves, gjë që është edhe qellimi i shtjellimit n’shkrimin tim ?

LVV-ja do t’a djegë Malin për një Lis !

“Lisi” është vetëm alibi, derisa qellimi i vetem dhe i fundit i VV-së dhe i z.Kurti, është “Mali”, pra djeg’ja e “Malit” në të cilin tani është brënda Tij dhe i vënë flakën në momentin e parë kur sfidohet “Lisi”, tek e fundit Ay hyri aty për t’i vënë flakën nga brënda, nga jasht e bëri t’njëjtën dy dekada, e Ne, nuk u mbushem mend !

– Polarizimi ekstrem i shoqërisë kosovare, fondet e dyshimta për VV-në, dhe përkrahja që i vie nga qarqe ultëra të majta nga qarqe anti-amerikane në Europë, dhe sidomos nga vende që nuk njohin Kosoven, pa lënë anash Serbinë armike, dhe beteja mediatike me telallet e oborrit dhe brenda oborrit, siq janë “filozofet” nga Tirana dhe Haki Abazi e Tomë Gashi n’Prishtinë e n’Qeveri, janë premisa që ndertojnë narracionin për një të keqe n’horizont ; pëmbysjen e sistemit të vlerave dhe të demokracisë së brishtë në Kosoven e molisur nga keq-qeverisjet e deri-djeshme, nga pandemia e sotshme me COVID-19 dhe e keqja n’horizont me strategjinë e VV-së !
Detyrimi dhe jo vetëm obligimi shtetëror i LDK-së dhe i Instituciove shtetërore të Republikës së Kosoves, si dhe n’veqanti ; pushtet e ndara me Kushtetutë, siq janë Parlamenti dhe Sistemi i Drejtësië, ngase Ekzekutivin e kemi n’terheqje dhe është vetë problemi dhe jo pjesë e zgjidhjës, duhet të jenë të përgaditur me një skenar të tillë të rrezikshëm, parashenjat a të cilit tani më janë të “shkruara” për ata të cilet dijnë dhe duan t’i lexojnë.
Edhe mediat dhe shoqëria civile, luan një rol të jashtzakonshëm në esullimin në njërën anë dhe n’anën tjetër ; dekonspirimin e skenarëve të errët për vendin, autorët e të cilëve tani më janë publik dhe para syve tanë.
Vendi po rrëshqet gradualisht n’Diktaturë dhe autoret e saj, shkelin Ligjet pozitive të vendit, shkelin Kushtetutën pa u bërë fare përshtypje, e ri-shkelin atë, dhe kërcënojnë hapur Gardianin e vetëm të saj, Gjykaten Kushtetuese të Republikës së Kosoves.

Të gjitha këto ; në emer të popullit, ngase populli u’a paska dhënë legjitimitetin për t’shkel gjithëfarë dhe gjithëçka që pengon rrugëtimin e tyre të metejmë, përfshi këtu 3/4 e Sovranit, Institucionet shtetërore dhe pushtetet e ndara me Kushtetutë, pra të gjithë n’rresht ;

Merrni urdhërat dhe zbatoni !

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top