LVV E KEMI NË DORË, E PËRDORIM KURDO

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ftuar në KLAN TV, ka komentuar rreth raporteve të tij me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, pas tensioneve të krijuara lidhur me propozimin e tij për emërimin e Gent Cakajt në postin e kryediplomatit shqiptar.

Kryeministri, duke komentuar në TV Klan, ka deklaruar se raportet e tij me Albin Kurtin janë shumë të afërta dhe janë të hapura, megjithatë ka refuzuar të komentoj deklaratën e LVV-së, e cila emërimin e Cakajt e quante të gabuar.

“Unë kam një raport të afërt dhe kemi shkëmbime shumë intensive dhe të hapura”, ka deklaruar Rama para kamerave TV, ndërsa pas kamerave, kryeministri la të kuptohet se VV-në e kemi në dorë dhe mund t’a përdorim kurdo.

Ditë më parë, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, refuzoi ta dekretoj ministrin me prejardhje nga Kosova, duke e arsyetuar refuzimin e tij me mungesë të përvojës së kandidatit. Ky vendim i Presidentit Meta mori mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Rikujtojmë se Gent Cakaj, në të kaluarën kishte qenë anëtar i LVV-së.

Distancimi gradual i Albin Kurtit nga politikat dhe marrëdhënjet e Edi Ramës me Serbinë, duke e favorizuar qëndrimin kritik të LSI dhe PD, ka hasur në mirëkuptimin e disa socialistëve të moderuar në Shqipëri, te të cilët, dita më ditë po faktorizohet ideja për një rirreshtim të ri dhe analizë kritike të marrëdhënjeve të deritashme vëllazërore me Partinë Socialiste të Serbisë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top