LVV DOLI E PARA NË KËTO ZGJEDHJE – NUK FITOI

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Fituesi duhet t’i ketë 51 deputet

Të kuptohemi, nuk jam kundër votës së mërgimtarëve, sepse meritojnë, së paku, ta shfrytezojnë këtë të drejtë kushtetuese. Megjithatë, shumica apsolute e mergimtarëve jetojnë (qëndrojnë) në Kosovë, vetëm disa ditë në vit, kur shkojnë verës për dasma e syneti. Shpesh nuk shkojnë për vdekje, ngase vdekjet nuk janë tërheqëse dhe njerezit nuk vdesin vetëm verës, por gjatë gjithë vitit.

Çka duhet të kuptojë LDK dhe të tjerët?

Derisa PDK dhe AAK, kurrë nuk arritën ta mobilizojnë Diasporën, sepse kishin frikë nga fakti që i njihnim dhe i dinim kush janë, LDK nuk kishte lagje qyteti apo fshati në Europë që nuk i kishte seksionet e veta (aktive, nëndegë deri në Degë). Lidershipi i saj, gaboi shumë që e braktisi organinizimin e LDK-së në Diasporë dhe neglizhoi aktivitetin e LVV-së, e cila edhe kur në salla restorantesh s’kishte të pranishëm më shumë se 30 veta, AGJITPROP-i saj i shumëzonte me 10.

Pse u zhdukën si vesa mburravecat e LDK-së në Diasporë?

Aktivistët e LDK-së në Diasporë e kishin lehtë kur ishte gjallë Rugova, sepse ai i rregullonte gjërat, ndërsa këta jetonin me lavdinë heroike të pritjes dhe përcjelles se tij nëpër darka e aeroporte. Aktiviteti kryesor i tyre ishte 3% që doli se u masakrua mizorisht.

Luftën kryesore e kanë zhvilluar duke u kacafytur me një grusht anëtarësh të LPK-së, e cila gjithë kohen e ka pasur mbështetjen e motrës PSSH, si dy bija trashëguese të devotshme të PPSH-së, të dyshes famëkeqe: Milladinit e Dushanit. Enver Xoxa ishte vetëm argati i tyre i devotshëm… Të njëjtën gjë po e bënë sot “lideri global (Rama) ndaj liderit lokal (Vuçiq”)!

Tjetër? Kur filluan vrasjet politike në Shqipëri dhe Kosovë që (dikush?) i vriste sipas shkronjave të ALFABETIT, mburravecat u zhdukën fare. Ata (shumica) që shpallnin me fatwa spiunë e tradhtarë, u bënë të urtë dhe bashkëpunues më të mirë të “Krahut të dalur nga lufta”! Kam njohur të tillë që e kanë denigruar e ofenduar edhe vetë Rugovën, më keq se komandantët dhe Rexhep Qosja e Adem Demaçi.

Edhe dy fjalë për LVV

Mburrja e LVV-së, se Diaspora është pro saj, është krejt e gabuar dhe mashtruese. Nëse, vetëm për LVV kanë votuar, të themi 50000 votues, në Europe jetojnë më shumë se 1 milion shqiptarë.

Lidershipi i LDK-së duhet sa më shpejt t’i kthehet anëtarëve të vet në Diasporë, të fjetur nga dëshprimi, të cilët i viziton vetëm për Darkat e Lamës dhe ndonjë promovim të ndonjë libri. Veç kësaj, në këto takime, pothuajse kurrë nuk marrin pjesë liderë të rendit të parë.

Sikur Vjosa Osmani, ta kishte bërë një gjiro, në periudhën para zgjedhjeve, garantoj që LDK do të dilte fituese.
Mendoni për tjera herë, sepse numri i Diaspores po rritet.

NB: U kufizova të marrë shembull vetëm Europen, pasi jetoj në këtë kontinent.

1 thought on “LVV DOLI E PARA NË KËTO ZGJEDHJE – NUK FITOI”

  1. Ldk-ja pikë së pari duhet ti pastroj radhët saj prej ozurpatorve të shtetit, nomenklatura e vjetëruar e Rahman Morinës duhet të largohet pastaj mund me fitu zgjedhjet.
    Por këtë here suksesin LDK-ja e ka aritur në meritat e Vjosa Osmanit…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top