LUTFI HAZIRI I DEL NË MBROJTJE ASPIRATAVE TË SERBISË

Në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjini, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ndër të tjera ndërskamca që i vuri para këmbëve të partisë së vet dhe të kandidatit për kryeministër, z. Avdullah Hoti, i dha mbështetje të hapur edhe aspiratave të Serbisë për zhbërjen e shtetit ë Kosovës.

Kush është Lutfi Haziri?

Lutfi Haziri njihet si kryetar skandaloz i komunës së Gjilanit, si njëri nga nënkryetarët e LDK-së, si njeriu që e ka më të zhvilluar nuhatjen dhe politikbërjen ditore, sesa vizionin apo misionin politik. Për Lutfi Hazirin, demokracia dhe fjala e lirë janë vegla të përdorshme me të cilat edhe mund të bëhet tregti, sidomos atëherë kur kjo i shërben Hashim Thaçit dhe aspiratave të Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Në kohën kur Kosova po përballet me krizën më të rëndë që nga përfundimi i luftës dhe në kohën kur vendi ka nevojë për kontributin e gjithanshëm të një subjekti të traditës shtetndërtuese siç është LDK, qëndrimi i mëtutjeshëm i Lutfi Hazirit në strukturat e këtij subjekti, paraqet rrezik të madh për integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës.

Si redaksi dhe si shqiptarë, i kërkojmë kryesisë së LDK-së dhe Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti të distancohen publikisht nga deklaratat skandaloze të z. Lutfi Haziri.

Paraqitja skandaloze e Lutfi Hazirit në Debat Plus

1 thought on “LUTFI HAZIRI I DEL NË MBROJTJE ASPIRATAVE TË SERBISË”

  1. Nuke eshte paraqitje skandaloze kjo eshte veper e ldk per ket edhe ra qeveria kurti
    Kryetari i kosoves e ka thene hapur ndarjen e kosoves .
    Edhe ndarja e kosoves do te ndoll se keshtu u marre vesh hashimi isa me beogradin
    Kjo eshte pube e kryer.
    Mos i theni dhembet pa lidhje
    Qeveria kurti ra se nuke pranoje ndarjen e kosoves

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top