Edi Rama ka shqetësim se gremina po i afrohet nga Vlora, prandaj edhe po përpiqet të nisë një politikë investimesh për qarkun, por Koçoja në krah tregon se gjithçka do ketë fatin e Lungomares. Korrupsioni ka dalë nga shtrati dhe siç po saboton minirrugën 2 kilometërshe të qytetit bregdetar, siç ka privatizuar brigjet e Himarës e të Qeparoit, me Koçon është garanci se plani i investimeve do të jetë thjesht një plan privatizimesh e vjedhjesh masive në vitin e fundit të qeverisjes.
Kryeministri Edi Rama, deputeti i parë i Vlorës në tre vjet qeverim i ka bërë kësaj zone vetëm dy investime të kalbura: Koço Kokëdhimën dhe lungomaren që është aq lungo në shkatërrim saqë e ka kthyer bregdetin e Vlorës si dikur bregdeti i Normandisë, zone lufte. Kryeministri nuk ka bërë asgjë për Vlorën, asgjë për vlonjatët, për punësimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre ndonëse janë “afër detit e afër mbretit”.
Vlora është lënë rrugëve dhe Edi Rama synon ta mbulojë me rrugë që në fakt ndërtohen që Koçoja të arrijë sa më shpejt në vilat e veta buzë detit. Varfëria e ka shndërruar Vlorën në një qytet fantazmë, ku edhe melodia e bukur e detit po stonon prej lungomares që i është vënë mu në rrëzë të timbrit detar. Është lemeritëse sesi ai që akuzonte qeverisjen Berisha për “i la rrugët rrugëve” apo “rrugë, rrugë rrugë” (me demek që s’janë asgjë”) shfaqet sot duke u mburrur me një projekt si lungomarja që ka mbetur kantier ndërtimi. Si për të shpërqendruar vëmendjen nga lungo-derexheja, Rama tentoi t’i blinte vlonjatet me një tjetër rrugë, të lumit të Vlorës.
Për ata që nuk blihen, deputeti i parë e dha përgjigjen: “Ne jemi duke punuar, por vlonjatët asnjëherë nuk janë të kënaqur. Gjithmonë nxjerrin bishta, sepse nuk mund të kishin bërë historinë nëse nuk do të kishin këto bishta”, u shpreh kryeministri duke ofenduar vlonjatët. Pra, tashmë është e thjeshtë për Ramën që t’u shmanget përgjegjësive: fajin e kanë delet që s’e votojnë dhe vlonjatët që nxjerrin bishta. Kjo është frikë! Edvini po e kupton se po rrëshqet politikisht bash në “bastionin” ku është deputeti i parë, pasi e ka vënën Vlorën nën thundrën korruptive të Koço Kokëdhimës. Edi Rama ka shqetësim se gremina po i afrohet nga Vlora, prandaj edhe po përpiqet të nisë një politikë investimesh për qarkun, por Koçoja në krah tregon se gjithçka do ketë fatin e Lungomares.
Korrupsioni ka dalë nga shtrati dhe siç po saboton minirrugën 2 kilometërshe të qytetit bregdetar, siç ka privatizuar brigjet e Himarës e të Qeparoit, me Koçon është garanci se plani i investimeve do të jetë thjesht një plan privatizimesh e vjedhjesh masive në vitin e fundit të qeverisjes. Rruga e korrupsionit është shtruar me asfalt, ndërsa gjithçka tjetër nga ekonomia e deri tek jeta sociale është bash si lungo-marja, e rrënuar dhe e kthyer përmbys. (Gazeta55)