Luftë të përbashkët dhe jo keqardhje apo kërkimfalje ndaj terroristëve

Sekretariati Koordinator i Ballit në Mërgim shprehë indinjatën e thellë ndaj deklaratës aspak diplomatike të qeverisë greke, e cila, në vend se ta vlerësonte akcionin e sukseshëm të policisë shqiptare kundër aktit terrorist të shtetasit Kacifas, ajo e bëri të kundërtën!

Për Ballin, mbështetja e hapur të cilën Qeveria e Greqisë po ua jep akcioneve terroriste kundër institucioneve të shtetit shqiptar, është një sjellje e papresedan në marrëdhënjet ndërkombëtare!

E konsiderojmë si të papranueshme dhe tejet raciste e të dëmshme politikën aktuale të qeverisë së Greqisë, në raport me shqiptarët! Kjo politikë, përmes së cilës mbështetet terrorizmi dhe nxitja e urrejtjes së pajustifikueshme kundër shqiptarëve, duhet të marrë përgjigjen e merituar nga të gjithë njerëzit vullnetmirë.

Balli, si njëra nga organizatat më të vjetra demokratike në siujdhesën ilirike, e konsideron të dëmshëm, të papranueshëm dhe të pajustifikueshëm reagimin e papërmbajtur të Qeverisë së Greqisë, duke i kërkuar zyrtarisht kreut të kësaj qeverie, që të ndalet sa më parë nxitja e urrejtjes, histeria mediale dhe mbështetja e akcioneve terroriste ndaj Shipërisë e shqiptarëve.

Zonja dhe zotërinj të kabinetit qeveritar Tsipras, shqiptarët e Shqipëria nuk i kanë asnjë borxh Greqisë dhe grekëve. Përkundrazi, janë grekët, Greqia dhe qeveria juaj ata që ju kanë borxh të madh shqiptarëve, qoftë në raport me çështjen ende të pazgjidhur të Çamërisë, me të drejtat e munguara të popullsisë arvanitase, ose me realitetin aktual, ku qeveria juaj është vënë në mbrotje dhe përkrahje të akteve terroriste!

2 thoughts on “Luftë të përbashkët dhe jo keqardhje apo kërkimfalje ndaj terroristëve”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top