SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI
« E pastër si loti ».
« Ajo është sikur kristal e pastër ».
« I doli në mbrojtje vetëm Isa Mustafa ».
Këta janë vetëm disa nga titujt e sajuar të disa gazetave që po mundohen t’ i dalin me ngulm në ndihmë, fare panevojshëm, Vjosa Osmanit, pas një sulmi të ndytë që një faqe në internet ia paska akuzuar baben… ! Madje, aq paskan qenë përngutë, saqë emrin ia paskan ndryshuar. Jo vetëm emrin, por edhe fotografine ia paskan huqur.
Kaq mjafton që të bëhesh temë dite dhe, nëse është rrenë, shitet më lehtë, pasi do të përhapet në internet më shpejt se Virusi Korona. Betohem në çka të doni se askush nga këta « ushtarë vullnetarë » nuk merakoset për Vjosen, por krejt kjo zhurmë bëhet për klikime. Askush nuk mund ta mbrojë Vjosen më lehtë se vetëvetja, sepse s’ka as pse të mbrohet nga askush. Duke qenë një juriste me profesion dhe kryeparlamentare me funksion, Vjosa është mjaft e zonja t’i dali zot vetëvetes. « Ushtarët vullnetarë » kot po i hargjojnë energjitë, herë duke shkruar e herë duke u paraqitur si analistë dhe « njohës të mirë të politikës ». E pse analistët politikë duhet të merren me shpifje ? A s’ka polici, porkurori e gjykata në Kosovë !? Pastaj, Vjosa dhe deputët mund të bëjnë diçka shumë më mirë se « ushtarët e klikimeve ».
1. Të votojnë një ligj për hapjen e të gjitha dosjeve që gjinden nëpër arkiva të Kosovës apo kudo tjetër që është e mundur. Edhe shumë të burgosur politikë, JO TË GJITHË, që ngrejnë akuza ndaj X personit, është mirë t’i botojnë të gjitha vendimet për çka janë akuzuar dhe për çka kanë marrë denime. Në secilin vendim figurojnë emrat se kush kë e ka spiunuar ! Kush ka qenë deshmitar gjatë gjykimeve të tyre.
2. Të bëhet ligji i LUSTRACIONIT dhe të dihet për secilin se si ka vepruar gjatë jetës. Kjo do ta eliminonte mundësinë që secili zemërzi të luaj me fatet e njerëzve duke i shpallur spiunë e tradhtarë. Në të njëjtën kohë të aprovohet një ligj special për denime drastike të atyre që abuzojnë me shpifje për t’ia nxirë jetën dikujt që për X arsye merret me shpifje.
NB : Fëmijët për prindërit dhe veprimtarinë e tye nuk janë përgjegjës, por prindërit për fëmijët.