Shkruan: Nue OROSHI
Kur Shqipëria ra në duart e Sllavizmit
“Pushteti dhe forca janë të shkurtëra dhe kalimtare -thoshte Pater Anton Harapi kundërshtar i Enver Hoxhës. Unë kam qenë dhe jam kundërshtari i juaj.
Me qenë i lirë, gjithnjë isha angazhuar përsëri kundër jush, i kisha tubuar të tjerët që tju dëbojmë juve. Çka ju nevoiten dëshmitarët. Çka unë e kam bërë nuk e mohoj dhe nuk kam nevojë për mbrojtës.
Unë e di se si ky proces do të përfundoj. Unë nuk kam frikë vdekjën dhe nuk pres ndonjë gjë tjetër nga ju. Turp dhe turp për mua do ishte mëshira e juaj, ç’nderim dhe turp është për mua hiri juaj. Unë nuk do të mbijetojë shëmbjen e Shqipërisë. Shqipërinë time të dashur, siç unë e kam planifikuar, siç unë e kam mbjellë dashurinë për atdheun. Ju jeni të korruptuar dhe të mashtruar përmes një mësimi të çmendur, që sot jeni plotësisht në shërbim të botës sllave, që po ja bëni varrin atdheut tuaj. Për këtë çmenduri tuajën që jeni duke e bërë në shërbim të sllavizmit, unë jam duke lotuar me lotë të përgjakur. (Pjesë nga procesi Gjygjësor kundër Pater Anton Harapit)
Këto ishin fjalët përfundimtare të një njeriu dhe burri, që jetën e tij ia kishte falur Shqipërisë, që si moto e kishte, ta drejton Shqipërinë në një ardhmëri të lumtur, përfundon Baronesha Godin.