Librin e dëshmive për krimet serbe mbi shqiptarët MPJ e mbanë në bodrum

Tash një vit, ky libër ka arritur në Parlamentin Evropian. Nusret Pllana, për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, u kishte dërguar si dhuratë librin “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët” të gjithë përfaqësuesve evropianë.

Mirëpo, ai thotë se nuk është i kënaqur për trajtimin që i është bërë. Libri që tregon për krimet e serbëve në Kosovë gjatë viteve 1944 – 1999, sipas Pllanës ka mbetur i burgosur nga Parlamenti Evropian.

Por, autori i librit thotë se nuk i është ofruar asnjë ndihmë nga institucionet e Kosovës. Libri që përmban mbi 1000 fotografi të krimeve që serbët kryen në vend, sipas Pllanës mbahet në bodrumin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Përpos dëshmive të krimeve që kryen serbët në Kosovë, nga libri i Nusret Pllanës ka buruar edhe ideja për përkujtimin e 1370 fëmijëve të vrarë në luftën e fundit.

Për simbolikën e këtij obelisku, tregon vetë autori i librit.

Javë më parë, Nusret Pllana është takuar edhe me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Nga i cili kishte marrë premtime se do të ketë asistencë për ta sjellë në jetë një përkujtimore të tillë.

Pllana pret që obelisku të përurohet në ditën ndërkombëtare të fëmijëve më 20 nëntor të këtij viti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *