LIBRI ËSHTË SAKRIFICË

SHKRUAN: MEHMET BREZNICA, KRYETAR I BALLIT NË KOMUNËN E BESIANËS

Tregim në shenjë respekti Ditës Botërore të Librit

Jo, secili mund të shkruaj një libër. Madje këtë nuk mund ta bëjnë as Presidentët e shteteve më të mëdha. As biznismenët më të mëdhenjë të atyre shteteve. As deputetët më të zhurmshëm të Parlamenteve të atyre shteteve. Kuptohet, për ta bërë një libër me vlera artistike, që do ti rrezistoj kohës, ashtu sikur ari që nuk ndryshket kurrë. Do të thotë të bësh art të vërtetë dhe të krijosh vlera të mirfillta artistike. Këtu, nuk e kam fjalën për ata që lexojnë vetëm dy libra dhe të tretën e shkruajn vetë. Gëte thotë: ”Më i rrezikshmi është ai që ka lexuar vetëm një libër!”

Krijuesi është fëmijë i privilegjuar i Zotit, andaj ai e ka botën e tij të veçantë. Atë mund ta ajgëtosh kudo, në turmën e njerëzve të tjerë. Ai e ka botën e vetë të të jetuarit. Ai komunikon me hyjnitë.

Nuk ka Bankë Botërore që mund ta shpërblej një vepër të mirfillt artistike. Arti është sakrificë.

Më kujtohet, ishim në vitin e fundit të studimeve, në degën e artit dramatik. Prof. Anton Çetta i cili na ligjëronte lëndën e teknikës së zërit, na ftoi që ligjeratën ta ndiqnim në studion e tij, në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ishte mesi i majit dhe bënte mot me diell. Profesori na priti te porta dhe na shoqëroi brenda. Brenda në studio të gjitha muret e saj ishin të mbushura me rafta librash. Kolegu im, icili njihej për humorin e tij e pyeti : -Profesor, a i keni lexuar të gjitha këto libra ? Profesori, sikur i zënë keq nga kjo pyetje e befasishme, fshani thellë dhe i tha :

– Studenti im, që ta shkruash një libër kaq, hapi dy gishtërinjët nga pëllamba e dorës, që unë nënkuptova njëqindë faqe, duhet të lexosh të gjitha këto, madje edhe kaq të tjera. Kur ta bësh këtë, atëherë do të arrish në moshën time. Të gjithë heshtëm. Në ofshamën mbytëse të profesorit tim të ndjerë, unë kuptova sakrificën e tij në shërbim të së bukurës, dhe trishtimin e moshës që nuk do ti mundësoj edhe shumë kohë që të jetë misionar i kësaj të bukure, të cilës ia kishte kushtuar jetën. Vërtetë marrja me art, është sakrificë.

Andaj, në shërbim të kësaj sakrifice, këtë shkrim do ta përmbyllja me një apel të Gëtës së Madh :

”Shpesh e keni shpallur vetën si miq të poetit, Ju, Përendira !
Jepni, pra, ç’ka nevojë. Diçka e arsyeshme i nevoitet atij.
Së pari shtëpi të rehatshme, pastaj të hajë e të pij mirë .
Dhe ai di ta shijoi nektarin si ju.
Pastaj veshje të hijshme dhe miq përzemërsisht të bisedoj .
Pastaj një të dashur të natës që zemra ia do.
Këto pesë gjëra të natyrshme kërkoj para se gjithash.”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top