SHKRUAN: SYLË BAJRAMI
Shumë i nderuari Hoxhë!
Vendosa të ju drejtohem në këtë mënyrë për disa arsye.
E para sepse mua nuk më thërret kurrkush në debate.
E dyta, jam larg dhe, për momentin, e kam të pa mundur të ju ftoj dhe të pijmë kafe bashk.
Dhe, e treta, i indinjuar nga pjesmarrja e juaj në Debatin për Xhamin, dhe përplasjen tënde me Visar Duriqin.
Nuk dij, a do të keni kohë dhe durim me e lexu , por ju kisha lutur ta merrni si Letër dashamirëse dhe jo diçka tjetër.
E percolla Debatin, dhe nga friga mos po gabohem, e rishikova edhe një herë.
Ka mundësi që informatat e mia jan të pakta dhe nëse gabohem kërkoj falje.
Ajo që du të them është sa vijon;
Çfarë tu dasht të jeni pjesë e një paneli të tillë!?
Ken dhe çfar përfaqsonit ju, i ndeuar , në këtë Debat!?
Ishte dëshirë e juaja, apo zgjedhje perfide e dikujt tjetër, që ju të jeni përballë Binak Gashit, një Komandanti të n deruar të Luftës Clirimtare!?
A nuk kishte Imam nga rrethet tjera ,apo nga Kryqyteti që u dasht, ju nga Drenica, të delni në mbrojtje të diçkaje që më së paku keni çfardo lidhje me këtë çeështje.
Ju, i ndeuar, për ta pengu ndertimin e një Kishe , në majen e një Bjeshke, në siperfaqe që, as për kullosë bagëtie nuk është shfrytëzu, nuk keni lënë guri pa levizë.Keni përkrahë edhe Protesten nga banoret e rrethit të këti lokaliteti. Dhe këtë me një arsytim tepër të ultë, kinse në mbrojtje të UÇK!?
Hoxhë i nderuar!
As si Imam, as si antar i Bashkësisë Islame, as si Drenicak nuk e kishit vendin, fare, në këtë debat.
Disa nga arsyet jan;
Ju nuk përfaqsonit askend dhe asgjë , perveq një qytetari të thjeshte në një debat që nuk kishte fare te bendte me ty personalisht.
Ju nuk kishit as informacionet elementare rreth këti projekti dhe qellimit të projekteve të tilla.
Dhe, vërtetë, pergaditja e juaj, për një debat, që do të duhej të zhvillohej në këtë rast, len shumë për të deshiru.
Dhe kjo u pa në fjalorin , në nivelin, në mesazhin, në mënyrën e komunikimit. Ishte për të ardhun keq,
I vetmi që shprehte nivel , ishte Arkitekti .
Dhe krejt në fund ;
Unë jam ISLAMOFOB ndaj çdo shpërfaqeje, të Besimit Islam, në mënyrën që bëri Kleri në këtë Debat. Një Islam të tillë dhe një predikim e mrojtje të tillë, të Besimit Islam, nuk kisha pasë dëshire me e taku as në Xhami, as në rrugë, as në Odë e as në Debate TV.
Ishit një shembull që nuk kisha dashtë të perseritet.
Ishit ju dy hoxhollarët që më bindët edhe më shumë se , ky projekt është projekt politik dhe se , ju dy, me dëshirë do ta pranonit, Erdoganin, Mret në Trojet Shqiptare.
Hoxhë i nderuar!
Mosni ju lutem !?
Me nderime Sylë Bajrami