LETËR E HAPUR BIJVE TË STALINIT, ENVERIT, MILLADINIT E DUSHAN MUGOSHËS

SHKRUAR NGA GANI GECI, ISH-DEPUTET I PARLAMENTIT TË KOSOVËS

Lërini rehat te pushojnë të qetë eshtrat e gjyshërve e baballarëve tanë, sepse dikur mund të bëhet vonë dhe dyert e Evropës na mbyllen edhe për shumë vite tjera, sepse ju hajdutet e korruptuar edhe ashtu na izoluat e na varfëruat deri ne mjerim. BOLL MA! – Boll na vratë e na shatë për 70 vjet!

UNË KAM BËRË LUFTË PA MASKA
UNË KAM BËRË LUFTË PA MASKA

Kjo letër e hapur bijve të komunistëve të Stalinit, Enver Hoxhës, Dushan Mugoshes e Milladin Popoviqit, te cilët janë pjesë e PDK-së, VV-së e LDK-së, e sojmenëve te tyre, të bijve të Titos, të Fadil Hoxhes, Ali Shukrisë, Rrahman Morinës e shumë komunistëve tjerë.

Ju bijtë e KGB-se e të ShISh-it , ju bijtë e UDB –së, lërini eshtrat e gjyshërve tanë të qetë. Ju bijtë e KGB-se e te ShISh-it , ju bijtë e UDB –së, lërini eshtrat e gjyshërve tanë të qetë, sepse atëherë ku na i vratë prindërit tanë, ne ishim fëmijë dhe nuk kishim forcë ta luftojmë Rusinë e Jugosllavinë qe ju e kishit Nënë e Babë, dhe me paratë e tyre na vratë gjyshërit, na e shkatërruat jetën, ku për 70 vjet na dogjët e na vratë, na i late shtëpitë n’gra e n’qika e n’femijë. Ju qe 70 vjet u sollët njejtë edhe me ne, njëherësh baballarët tanë që nuk i lejuat të shkollohen, ndërsa bijtë tuaj i shkolluat për te na thënë neve qe ne jemi te padijshëm, na konfiskuat tokat dhe na quajtët Kulak për 50 vjet, dhe këtë për te vetmen arsye se ne e deshëm Shqipërinë nënë, Amerikën, Anglinë dhe Gjermaninë.

Na quani fashist, sepse Gjermania i qeli shkollat shqipe e ne mësuam në to dhe, edhe sot Gjermanët janë ne Prizren, si ne vitin 1941. Edhe sot ne e dojmë Gjermaninë, sepse ajo po na donë ne më tepër se Serbinë, ku sot rreth 600 mijë shqiptar punojnë ne Gjermani dhe na i dërgojnë këtu afër 600 milion Euro ne vit, ndërsa ju e doni Rusinë e Turqinë, që po e hani pasurinë tonë bashkë me ta. Ju të bijtë e KGB e të UDB -ës, mos na i prekni eshtrat e gjyshërve që na i vratë ne Tivar, në Drenicë e nëpër kazamatet tuaja, burgje që i ngritët mbi eshtrat tanë: prej viti 1945 e deri ne vitin 2014.

Pra, ju na vratë e s’na latë me shku në shkolle në vitin 1945. Na vratë në vitin 1956 e na ndalët shkollimin në vitin 1981. Na i rrëzuat varret në vitin 1987. Na derguat ne burgje. Na vratë në vitin 1989. Ju, na vratë ne viti 1998 – 99- 2000, 2001, e deri më sot.

Hjekat tona edhe mund t’ua falim, po vuajtjet dhe hjekat e baballarëve dhe gjyshërve nuk mund t’ua falim kurrë! – Andaj boll më, ndalni turrin, ndalni përmendoret për ata që na vranë e na shanë, për 70 vjet, ndalne propagandën për kokat e komunistëve gjakpirës, se ju mund të keni bërë para, duke na sha e na vra, keni ngritë televizione e gazeta propagandistike prokomuniste, ju që keni qenë të ‘mençurit’ e pushtetit gjakpirës komunist, por që na e keni grabitur pasurinë tonë për 70 vjet dhe jeni shkolluar në shkollat që i zgjodhen prindërit e juaj, e neve s’na lan as në oborre të atyre shkollave që tani ju te thoni se jeni te shkolluar e te mençur e te qytetëruar, e për ne te thoni qe ju jeni te pashkolluar e katundarë! –Ju na quani edhe te sëmur, sepse ju jeni semurë nga krimi, serviliteti, krimi e korrupsioni i shfrenuar.

Edhe prindërit tanë do te ishin te shkolluar sikurse prindërit e juaj, sikur ti lenin te shkojnë ne shkollë. Prindërit tanë nuk u shkolluan në shkollat komuniste të Rusisë, por u shkolluan ne odat e Drenicës, atje ku kurrë nuk pushoi lufta për çlirimin e Kosovës. Edhe ne do te ishim te mençur, sikur ju të na linit të shkojmë në shkollë! Ne ishim të mirë vetëm në vijat e frontit, qoftë me Turqinë , Austro-Hungarinë e me Serbin, ndërsa ju ishit ‘të mirë e të shkolluar’, sepse ishit tradhtar dhe bashkëpunëtor te tyre.

E tash po ju themi boll ma! – se edhe këtu mund të ndodh Ukraina. Lenaj rehat te pushojnë të qetë eshtrat e gjyshërve e baballarëve tane, sepse dikur mund te behet vonë dhe dyert e Evropës na mbyllen edhe për shumë vite tjera, sepse ju hajdutet e korruptuar, edhe ashtu na izoluat e na varfëruat deri ne mjerim. BOLL MA! – Boll na vratë e na shatë për 70 vjet.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top