Shkëlqesisë së Tij
Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë
z. Jörn Rohde
I nderuari z. Rohde
dje, më datën 7 shkurt të vitit 2022, në rrjetin social Twitter, Ju keni publikuar një status përmes të cilit e keni ofenduar rëndë të vërtetën historike për Holocaustin.
1. Shqiptarët në përgjithësi dhe shqiptarët e Kosovës në veçanti nuk janë ideatorët dhe zbatuesit e projektit për shfarosjen e hebrenjëve në kontinentin europian. Përkundrazi, shqiptarët e të gjitha viseve, të të gjitha besimeve, madje edhe me kërkesë e miratim të Xhafer Devës, janë angazhuar bashkarisht dhe kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje të hebrenjëve. Në viset shqiptare, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenjë se para fillimit të saj. Për mbrojtjen e hebrenjëve nga shqiptarët, më shumë se sa vet ne shqiptarët, kanë shkruar e kanë folur të mbijetuarit e Holocaustit. Janë pra të mbijetuarit e Holocaustit ata që kanë dëshmuar për Xhafer Devën, prandaj, ofendimi Juaj publik ndaj personalitetit të Tij paraqet një rrëshqitje të pafalshme në detyrë dhe për rrjedhojë, ne shqiptarët që nuk e kemi harruar historinë tonë dhe e mbajmë të freskët atë, presim nga Ju kërkimfalje publike, sepse sipas besimit tonë, kjo është e vetmja rrugë veprimi përmes së cilës vihet sadopak në vend dinjiteti i viktimave të Holocaustit.
2. Para intervenimit gjerman të vitit 1941 në Jugosllavi, Kosova dhe populli i saj i vuanin pasojat e planit genocidal të Qubrilloviqit (1937) dhe klubit letrar serb, plane këto, që si vazhdimësi e pandërprerë e planeve tjera genocidale serbe po bënin kërdi në popullatën civile shqiptare. Shteti pushtues serb, kisha e antikrishtit të Serbisë, bashkësia islame e Turqisë dhe interesat ruse të kohës po kërkonin rrugë dhe mundësi për të realizuar marrëveshjen serbo-turke (1938) për pastrim etnik të popullsisë autoktone shqiptare dhe zhvendosjen e saj drejt stepave të Anadollit. Në këto rrethana të rënduara historike, intervenimi i Rajhut të Tretë në Jugosllavinë e asaj kohe u përjetua si shpëtim i gjithanshëm nga dhuna dhe pushtimi (1912) serb. Shqiptarët e pritën krahëhapur intervenimin e forcave europiane të kohës dhe e shprehën publikisht falënderimin e tyre, pothuajse njësoj siç kanë bërë në vitin 1999 pas intervenimit të paktit NATO. Pra, ashtu siç vepruan paraardhësit e tyre në vitin 1941, po ashtu edhe shqiptarët e Kosovës në vitin 1999, iu gëzuan pa masë dhe e përshëndetën me tërë qenjen e tyre dhe vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm intervenimin europian (1941) e euroatlantik (1999) në siujdhesën ilirike. Sjellja e tillë e shqiptarëve në raport me veprimet e popujve europian buron nga vetëdija dhe mësimet e historisë, e cila, neve si komb na detyron të besojmë fuqishëm se «më i mirë është një dreq (europian) i joni, se një melaqe (rus, serb, turk) e huaja».
3. Kosova e sotme, duke e përkujtuar, nderuar dhe naltësuar figurën historike të Xhafer Devës, përkujton dhe nderon njëkohësisht luftën e pakompromis të paraardhësve kundër genocidit serb, kolonistëve të dhunshëm, uzurpimeve arbitrare të trashëgimisë kulturore e historike bizantine nga ana e kishës së antikrishtit serb e neootoman, dhe denoncon hapur manipulatorët e shkencës së historisë, përfshi aty edhe periudhën e Holocaustit. Në Xhafer Devën, ne si shqiptarë shohim personalitetin e vetëm të shekullit XX, i cili e detyroi pushtuesin gjakpirës të nënshkruaj (1941, nënshkrues Kosta Peçanac) kapitulimin pa kushte dhe të tërhiqet nga trojet e pushtuara dhunshëm në vitin 1912.
4. I nderuari ambasador, historia është shkencë të cilën është mirë ta zotërojnë edhe ambasadorët e akredituar në Kosovë, e jo siç kanë vepruar shpeshherë deri më sot, duke i injoruar tërësisht aspiratat legjitime, të drejta, humane dhe të faktuara të shqiptarëve. Duke koketuar e mbështetur bijtë dhe bijat e terroristëve komunist, si dhe duke koketuar e mbështetur skandalozët e antikrishtit serb e neootoman, e duke iu dhënë e mbajtur në pushtet këtë shpurë të krimit, nuk i shërbehet shqiptarëve, aspiratës së tyre europiane dhe viktimave të Holocaustit. Është koha për reflektim, zotni ambasador Rohde. Koha për ndërgjegjësim. Koha për një periudhë të ndriçimeve euroatlantike në raport me shqiptarët e Kosovës, sepse ne e duam të drejtën tonë dhe nuk heqin dorë prej saj, ashtu siç kjo e drejtë iu njoh Kroacisë e Sllovenisë. Ne shqiptarët jemi kundër të gjithë atyre që e mohojnë Holocaustin, si në rastin e hebrenjëve dikur, ashtu edhe në rastin e shqiptarëve sot.
Zotni ambasador Rohde, duke shprehur falënderimin dhe konsideratën time të naltë për popullin gjerman, si dhe për të gjithë popujt tjerë europian që morën pjesë në intervenimin ushtarak të vitit 1999, vazhdoj të ruaj trashëgiminë e qëndresës tonë kombëtare për të drejtat historike dhe aktuale të shqiptarëve në siujdhesën ilirike.
Në shërbim të së vërtetës historike dhe kombit tim shqiptar
Arbër Gashi
Bravo Arber.
Keni analizuar dhe pershkruar me saktesi korrektese ngjarje dhe personalitete qe kanë kontribuar per çeshtjen tone kombetare.