LETËR DREJTUAR DIKTATORIT ENVER HOXHA

Prof. Dr. Romeo Gurakuqi

Zonja Hasluck, mike e Lef Nosit: perpjekja e saj per shpetimin e nenshkruesit te pavaresise se Shqiperise.
Leter drejtuar edhe diktatorit Hoxha; PRO.FO.371.58484

Në muajin dhjetor 1945, përmes Majorit Oakley-Hill, drejtor i UNRRA në Shqipëri, Margaret Hasluck, shefja e ish shefja AlbanianDesk te SOE , i drejtoi një letër Enver Hoxhës në të cilën ajo i kërkon faljen e jetës së Lef Nosit, i cili pas arrestimit ne veren e vitit 1945, hetuesise, ne fillim te vitit 1946 ndodhej ne nje proces gjyqesor komunist , ne Tirane, se bashku me Pader Anton Harapin dhe Maliq Bushatin. Permbajtja e letres është si më poshtë vijon: “ Shkelqësi, Unë jam ulur me shkrue për t’ju kërkuar Ju të ndihmoni mikun më të vlefshëm që kam në këtë botë, Lef Nosin. Unë e kam njohur atë shumë mirë, për më shumë se 15 vite, dhe Zoti e din që ai asnjëherë nuk ka thënë një fjalë në të mirë të gjermanëve dhe italianëve. Përkundrazi, ai punoi aktivisht, në bashkëpunim me mua, kundër atyre gjatë kësaj lufte. Unë jam e gatshme të vij dhe të jap deshmi në lidhje me këtë pohim, në çdo gjykatë shqiptare, por une ende nuk jam ripërtërirë nga një sëmundje serioze që kalova në Kajro, vitin e shkuar dhe doktori nuk do të më japë leje për të udhëtuar. Por pa ardhur unë, ju mund të inspektoni shtëpinë e tij dhe librat e tij. Ju mund të gjeni orenditë e mia dhe librat e mi atje, të cilat ai i ruajti përgjatë gjithë pushtimit armik, një sipërmarrje kjo mjaft e rrezikshme. Dhe unë nuk jam gjermane. Unë mora guximin t’ju shkruaj ju, si një mike e sprovuar e Shqipërisë. Kur unë të vij në Shqipëri, në qoftë se ju do ma lejoni këtë, do t’ju tregoj disa letra nga shqiptarët, të cilët shprehen se isha unë ajo që ju sigurova ju, premtimin zyrtar për pavarësinë e Shqipërisë, në dhjetor të vitit 1942. Pa zotin Lef, unë nuk mund t’i përfundoj librat që jam duke shkruajtur për Shqipërinë. Keshtu që ju lutem kujdesuni për sigurinë e tij. Mua më erdhi shumë keq kur ai u bë Regjent, por pas disa ditësh unë u kujtova se ai u bë kryetar i bashkisë së Elbasanit gjatë trazirave të vitit 1924, për të vetmin qellim: për të ndihmue njërëzit e varfër. Unë besoj se është e vertetë që e njejta arsye është edhe per kete rast. Ashtu sikurse ju Shkelqësi e dini më mirë se sa unë, ai ka qenë përherë një patriot shqiptar. Dhe në të vertetë, çfarë do të bënte Shqipëria ka një kryetar? Ju nuk mundeshit të vinit sepse ishit në male. Që prej 6 qershorit 1944, ku unë u ndjeva e sëmurë, nuk kam ndonjë pozicion zyrtar. Për këtë arsye unë po ju shkruaj ju si një përson privat”.

Po diktatori tashmë kishte marrë vendimin e tij. Dy dite pas vendimit te Gjykates Speciale Ushtarake, ne shkurt 1946, te tre shqiptaret e spikatur te elites se vjeter, u pushkatuan nga skudronet e vdekjes se diktatorit Hoxha.Zonjës Hasluck nuk i mbetej gjë tjerër veç të bënte raportin nekrologjik për Lef Nosin, Padër Anton Harapin dhe Maliq Bushatin, dhe të përshkruante përspektiven e regjimit tashmë të futur në rrugë pa krye.

12650893_10153379844798310_3017829881857917706_n deshmi

Në një raport tjeter të muajit shkurt 1945, British Military Mission in Albania e përshkruante Lef Nosin, si një shqiptar të moshuar dhe patriot, i cili nuk arriti të kuptonte prirjen e vertetë të zhvilllimeve në Shqipëri. Ai sipas të gjitha gjasave e pranoi postin e Regjentit nën presionin gjerman, sepse shpresoi te shpëtonte diçka nga anija që po mbytej dhe sepse ai e konsideroi FNÇ (.dmth Lëvizjen Çlirimtarë të drejtuar nga komunistët e Enver Hoxhës), si një lëvizje edhe më të rrezikshme se sa gjermanët. Ky konsiderim ishte në fakt krejt i sigurtë në rastin e Atë Anton Harapit, shkruhet ne keto shenime.(PRO.FO.371.58484, R 6970/470/90,)

Ndersa Detajet e mëposhtme i përkasin gjyqit të vitit 1946, të bazuara në raportin e shefit të Misionit Ushtarak Britanik në Shqipëri datë 21 shkurt 1946: sipas ketij raporti gjyqi kunder Harapit, Nosit dhe Bushatit u zhvillua keshtu:
“ … Gjyqi u zhvillua, në 8 seanca, në një kinema të papaster në Tiranë, para një shtëpie ku ishin mbledhur anëtarë Partie, të cilët vazhdimisht ndërprisnin me tallje ndërsa tre gjyqtare ushtarakë nga skena, lexonin akuzat me ze te larte dhe abuzonin ndaj te pandehurve, bashkerisht ose vecmas.. Të treve ( Pader Anton Harapit, Lef Nosit dhe Maliq Bushatit) iu hodh përgjegjësia, përveç gjërave të tjera, për të gjitha dëmet e luftës në Shqipëri; “50.000” të vdekur, “47.000” shtëpi të djegura, internimi i 18.800 njerëzve, vjedhja e bagëtive, hedhjen në erë të urave, shkatërrimet, torturat, masakrat…. Avokatët mbrojtës mbyteshin nga britmat si “fashistë” dhe nuk ndodhi asnjëherë që të dëgjoheshin nga Gjykata dhe salla.

Një grua e guximshme u ngrit në këmbë dhe thirri: “Liri popullit! A mund të flas?” Asaj iu tha se mund të fliste. Ajo ju drejtuar më pas Padër Anton Harapit, Lef Nosit dhe Maliq Bushatit: “Ju jeni duke vrarë tre patriotët më të mëdhenj të mbetur” (pas pushkatimit te disa qindra te tjereve me pare. Shenim imi RG). Duke e larguar me nxitim, ajo u godit dhe u rrah me ashpërsi dhe më pas u lirua” Dy ditë më pas, të tre të akuzuarit u ekzekutuan ( sipas G.W.Sich, from Research Department, Foreign Office, 3rd May, 1946, PRO.FO.371.58484, R 6970/470/90, ).

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top