Shkruan: Sefedin Krasniqi
Duke shikuar ceremoninë pompoze të inagurimit të Thaçit për President, mëse njëqind herë më ka shkuar mendja gjithkah:
Më vinin në mendje të gjithë ata, po u them persona, sepse nuk besoj që ndonjëri prej tyre ka letërnjoftim të Kosovës që t’i them banor, me numër personal etj.
Më shkonte mendja te të gjithë ata të sëmurë që çdo natë na çmendin TV e Kosovës duke thirrë për një solidaritet.
Më shkonte mendja te të gjitha shoqatat bëmirëse që kanë dhënë dhe ende po japin për ndertimin e shtepive për të pastrehët e Kosovës.
Më shkonte mendja te të gjithë ushtarët e UÇK-së që nga skamja kanë bërë vetëvrasje.
Më shkonte mendja te të gjithë ata shqiptarë që kanë rënë deshmorë për tokën e Kosovës dhe shumë nga fëmijët e tyre nuk kanë kushte elementare per jetë.
Më shkonte mendja te të gjithë ata që SHIK-u i ka vra që Hashimi të bëhet kryeministër disa herë me radhë dhe sot të bëhet edhe President i Kosovës.
Këtu u ndala. Nuk deshta të shkoj më tutje në mendime. U përbiva dy herë dhe thash: LDK, haram mundin që bëmë për ty dhe hatrin që ta patëm pasi lejove që Hashimi të bëhet edhe President dhe shkele me të dy këmbët mbi gjakun e të vrarëve tu.
LDK, që nga vdekja e Rugovës, ti je parti pilifunc!
Shum mirë e thënë,shkurt e si e ma sakt.Rugovian kamë qenë dhë do të mbetem deri në vdekje e këta pilifunca do të shkrihen shum shpejt si M…. në shi…..