LDK ËSHTË NDËRGJEGJE, NUK ËSHTË URDHËR

SHKRUAN: PAL SHTUFI

Edhe kësaj radhe LDK është sulmuar nga brenda dhe synimi i sulmuesve është i qartë: çarja e LDK-së. Pra, asgjë e re. Jemi mësuar të shohim atake të tilla, që nga koha e Dacit e këtej. Vlenë të theksohet që sulmet nga jashtë, as shenjë nuk po ia lënë LDK-së, prandaj gjithë ky investim në «kuaj Troje»

Ato/ata që ishin të rekrutuar për ta çarë LDK-në, janë në pritje të rezultateve, sepse nga rezultati i shkatërrimit të LDK-së, varet suksesi i tyre në platonë e shpërblimeve…

Keq keni me u zhgënjy, sepse nuk bëhesh shtëpi, duke i hapur varr tjetrit. As zengjin kurrë nuk bëhesh, nëse pështynë sofrën tënde!

Ikni tash e thuani Agamemnonit se trojanët ju kapën në flagrancë. Inkni dhe mos hidhni shikim pas, sepse askush nuk po ju ndjekë, pos ndërgjegjet tuaja të irrnosura. Ikni në puplat e premtuara!

Ikni, sepse LDK është ndërgjegje, nuk është urdhër!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top