Shkruan: Donika Gërvalla
“Qen bir qeni, ke me e pagu shtrenjtë!
Sa herë që mendon që Kryeministri i Kosovës ka arritur kulmin me sjelljen e tij të papranueshme, kalojnë shumë pak ditë dhe vjen tjetra, edhe më skandaloze.
Këto nuk janë gafa të thëna në gjaknxehtësi, këto janë dëshmi se si i sheh Isa Mustafa qytetarët e Kosovës dhe cilat janë metodat e tij të qeverisjes.
Ne, delegatët e Kuvendit Qendror të LDK-së, me çdo ditë që vonohemi në thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm të LDK-së për zgjedhje të reja në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e bëjmë veten bashkëfajtorë në rrezikimin real të Republikës dhe në varrosjen përfundimtare të kësaj partie, e cila dikur simbolizonte urtinë dhe guximin civil.’