SHKRUAN: FATMIR BAJRAJ
N’14-të, vjetorin e ikjës n’amshim të kryeheroit të Dardanisë antike-Kosovës, ikonës së pavarësisë, Dr.Ibrahim Rugova!
Shpalos kujtesën time, copëz e memorjes nacionale dhe atom i asaj copëze njerëzore dhe universale për liderin zulmëmadh dhe t’papërseritshëm të një kombi të vogël në numër, por të madh e t’lashtë në historinë e kontinentit të vjetër, rilindasin e fundit të shqiptarëve, presidentin historik, të Dardanisë antike, siq e quante Ay Republikën e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova !
Ay që ndertoj e ngriti ura, miqësie e vëllezërie me popujë të botes së civilizuar e demokratike, me qytetërimin europerendimor dhe transatlantik, SHBA-të.
– Njeriun e fuqisë së mëndimit, vizionit të qartë dhe kauzës së shënjtë të popullit dhe atdheut të vetë, për liri dhe të drejta kombëtare.
– Gjeniun e letrave dhe të artit, kreatorin unik të politikës aktive paqësore dhe politikëbërjës kreative në një kontekst historik dhe unikal, në Ballkanin e trazuar dhe luftënxitës nga hegjemonitë vjetra e t’reja, e cila bëri për vete dhe kauzën e popullit të vetë, fuqinë supreme n’planet, Amerikën n’krye të alencës veriatlantike-NATO-së, e cila shpetoj nga shfarosja një popull t’pa mbrojtuar dhe përballë një regjimi gjenocidal dhe fashizoid, siq ishte ai i Millosheviqit.
Kujtojmë :
Njeriun e përmasave planetare, humanistin dhe luftetarin e paepur për çlirimin e atdheut, pavarësinë e tij dhe lirinë e popullit, e drejtë kjo universale e mohuar nga pushtuesit serbo-sllav mbi një shekull, arkitektin e lirisë, presidentin historik, Dr.Ibrahim Rugova!
Njeriun e devotshëm, i cili bashkoj rreth vetës dhe kauzës nacionale të Dardanisë antike-Kosovës, për liri e pavarësi, gjithë shtresat e shoqërisë së atdheut, nga nxënës e fshatarë, punëtorë e qytetarë, deri të studentë, qarqe eliteske të shoqërisë civile dhe vetë botën akademike.
– Njeriun e vyrtyteve fisnike, të atdhedashurisë dhe ndjenjës njerëzore në ruajtjën e substancës kombëtare, e cila ishte dëmtuar rëndë gjatë historisë nga armiqët tanë shekullor.
Atij që i detyrohemi ma s’shumti, si popull dhe atdhe ; për çlirimin e arritur, lirinë e fituar dhe pavarësinë e realizuar të atdheut të rilindasve, të deshmorëve dhe martirëve të kombit, sakrificës së brezave, kreatorit dhe themeluesit të Kosovës së pavarur e sovrane, presidentit historik Rugova.
Kur e përcollëm n’banesën fundit, në tokën e ëmbël amënore dhe n’atdheun e t’parëve, aty ku prehet përjetësisht, kryeheroi i Kosoves martire, n’Velani :
I mungoi, “Garda” e Nuredin Lushtakut nga “Ushtria” e Agim Qekut, por jo edhe ajo e Dukagjinit dhe e Republikës së Kosovës e cila bashkë me popullin kështu përcolli birin e vet :
Lumenjë njerëzish, mbi 550.000 qytetarë n’përcjellje të presidentit historik Rugova, Kryeheroin e shqiptarëve të 550 viteve të fundit…!
Kështu nderoi populli shqiptarë dhe qytetërimi përendimor ; Euro-Amerikan, shqiptarin m’a t’madh pas Kryeheroit Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Lavdi për jetë e mot, president Rugova!