Shkruan Nue Oroshi
Kur qielli e mbanë tokën, njerëzit pyesin: Pse gjithë kjo tollovi në ketë botë?! Nuk ka tollovi, por vetëm po ndërrohen lotët e nënave shqiptare për femijët e humbur. Ata janë lotë që e shpojnë edhe gurin. E bota vazhdon me ndjenjen e të bukurës dhe të madhërishmës, duke mos u mërzitur fare për luftërat dhe krizat që po sillen e mbeshtillen shekuj me radhë. Ato vetëm po e ndryshojnë formën e tyre. Pa më thuani miq të nderuar se a pati ndonjë periudhë kohore që nuk pati luftëra në botë? Pasiqë jeta është luftë, njeriu lufton gjithmonë gjatë gjithë kohës, prej diell jetës, e deri tek djell vdekja. Po ne shqiptarët në cilën anë u gjindem? Në 90 % të periudhave historike ishim kundër vetvetës. E si duket, edhe tash po i biem vetit shuplakë, për arsyen se një pjesë të madhe të shqiptarëve ju kanë përzi orjentimet. Flasin për perëndimin e punojnë me lindjen! Lavdi Marrisë!…Rrnoft Shqipëria Etnike.