Largimi i kusarëve politik, shpëtim për vendin

Shkruan: Florim Zeqa

Qytetarët e Kosovës të dëshpruar në shtetin e tyre, e shohin liberalizimin e vizave si të vetmin shpëtim për largim nga vendlindja, ngase shteti i tyre nuk ju ofron më asgjë të mirë; as punësim, as arsim cilësor, as mjekim te mirë, as sigurime shëndetësore, as pensione dinjitoze,… dhe as siguri në jetën e përditshme!

Ngase liderëve politik (vendor) ju mungon vizioni për ë ardhmën, përgjegjësia morale, kultura politike e respekti ndaj qytetarëve. Janë shëndrruar në mashtrues e zhvatës të mëdhenjë, në shkelës dhe uzurpatorë të lirisë e demokracisë, në shkatrrues të së tashmës e se ardhmës së vendit të tyre.

Korrupsioni i ka mbuluar të gjitha institucionët e shtetit dhe partitë politike. Liderët e korruptuar janë shkaktar për fundosjën e shpresave të shumë gjeneratave të shoqërisë kosovare. Gjendja katastrofale e krijuar në vend si pasojë e një lidershipi të papërgjegjëshëm ka bërë që populli të mos ju besoj më. Si pasojë e kësaj, viteve të fundit kemi rënje drastike të numrit të votuesve në zgjedhje. Sepse qytetarët nuk kanë më për kënd të votojnë. Në mëndjen e popullit është krijuar bindja së kush më pak e kush më shumë, të gjithë që merrën më poltikë janë mashtrues e intrigantë, janë hajna…kusarë politik!

Padrejtësisht është krijuar bindja tek një pjesë e opinionit publik, se nuk kemi njerëz më të mirë për politikë nga këta që i kemi aktualisht ! Si pasojë e këtij mentaliteti të krijuar (imponuar) që sa vite po kemi vetëm rotacion të pushtetit e jo ndryshim substancial në qeverisjen e vendit.

Liderët e partive politike pa përjashtim, s’kanë asgjë të përbashkët me qytetarët e vendit, për shkak se mendjen e kanë tek pasuria dhe të milionat e tyre të deponuar në bankat jashtë vendit, ndoshta edhe në “Parajsën Fiskale” në Panama!

Elektoratin e tyre e përdorin vetëm si objekt përgjatë fushatave zgjedhore, sa për t’ua grabitur besimin (votën), ndërsa gjitha pazarllëqet i bëjnë mes vete dhe me ndërkombëtaret!

Kasta aktuale politike e vendit, në veqanti liderët e partive tona politike para opinionit publik (elektorateve të tyre) shpesh përlahen mes vete, por asnjëherë nuk mund t’i shkojnë deri në fund “konfliktit”, shkaku i interesave të përbashkëta, apo thënë më kjartë dhe troq, shkaku i bizneseve të përbashkëta, tenderëve që i ndjanë me njëri-tjetrin e deri të aferat korruptive.

Të gjithë liderët e subjekteve politike, pa dallim janë shndrruar në uzurpator të shtetit dhe varrmihës së ardhmërisë së qytetarëve të këtij vendi, janë bërë sinonim i së keqës, i korrupsionit, krimit të organizuar, zhvatjes së pasurisë shoqërore (shtetërore),…duke e shndrruar Kosovën e pasur me resurse të shumta natyrore, në një vend të varfër dhe të pashpresë për të jetuar në të.

Kësaj gjendje në masë të madhe i ka kontribuar pritja e gjatë e popullit me shpresën se një ditë do të bëhet mirë, si dhe në anën tjetër dhe heshtja e pajustifikueshme e një pjese të intelegjencës së vendit.

Edhe pse jo drejtëpërdrejtë të kyqyr në politikë, me idetë dhe vizionin e tyre, intelegjenca e jonë do të bënin, që shumë gjëra të ndryshojnë në të mirë të vendit dhe qytetarëve.

Pas 17 viteve pritje, shpresat e qytetareve u kthyen në iluzione, në vend të zhvillimit ekonomik, të prosperitetit e mirëqënjes,… popullit të Kosovës i erdhi zhgenjimi e thyerja e madhe shpirtërore nga denigrimi kulturor e social,…që shkaktoj humbjen e të gjitha shpresave tek popullata për një të ardhme në vendin e vet.

Kosova si një vend i vogël, më vetëm 11 mijë kilometra katror, renditet ndër vendet më të pasura jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Kosova ka pasuri të shumta minerare si: zink, plumb, alumin, krom, thengjill,…madje edhe ari e argjernd! Poashtu Kosova ka edhe resurse të shumta mbitokësore që garantojnë prodhime të shumta bujqësore, lumenjë dhe male të bukura, bjeshkë edhe pika të shumta turistike siq janë; Brezovica, Rugova, Deçani, Prevalla,…e shume e shumë të tjera si këto. Ndryshimi Kosovës mund t’i vije lehtësisht përmes menaxhimit të mirë dhe të përgjegjshëm të resurseve të saja natyrore.

Përderisa në të kaluarën jo shumë të largët, në ish Federatën Jugosllave, Kosova ishte hambar i dytë (pas Vojvodinës) i grubullimit të drithërave, apo Miniera e Trepçës që ishte e dyta në Evropë për prodhimin e Plumbit, Zinkut e Arit.
Kosova më kapacitetet e saja energjetike furnizonte me rrymë edhe republikat tjera të ish federatës, sot e 17 vite nga perfundimi i luftës nuk kemi rrymë as për nevojat e saj të brendshme! Nëse në të kaluarën ishte kështu, pse të mos jetë edhe tani shembull i zhvillimit ekonomik në rajon ?!

Vullneti i qytetarëve të Kosovës për kthesë pozitive jo vetëm që ekziston,… por thërret si kushtrim në ndërgjegjën e atdhetarëve dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë. Mjafton vetëm iniciativa e shëndoshë e bazaur në vlera njerëzore, në atdhedashuri e moral njerëzor, për ta ndryshuar mentalitetin kancerogjen të keq-qeverisjës tash e sa vite ne Kosovë. Secili mund të jepim diçka nga vetja jonë për Republikën e Kosovës. Secili më takatin e më zanatin e vet, mund ta bejmë ndryshimin e nevojshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, për kthimin e identitetit e shpirtit humanitar të shqiptarëve të trashëguar ndër shekuj. Që kjo të arrihet sa më parë, nevojitet edhe ndihma e bashkësisë ndërkombëtare, përmes investimeve të drejtëpërdrejta dhe kredive më kushte të volitshme për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

Hapja e përspektivës se punës për të rinjët në Kosovë, do të ndikonte në parandalimin e fluksit (të madhë) të emigrantëve drejtë vendeve të BE-së, si dhe kthimit gradual të emigrantëve ekzistues nga ato vende.

Prandaj vendit urgjentisht i duhet një filim i ri, një organizim i ri, një levizje e re politike e përmasave kombëtare për largimin e këtyre kusarëve politik. Qasja aktive me problemet politike e intelegjencës së pastër, pa ngarkesa ideologjike apo fetare do të krijonte, përveq se një platformë të qartë politike, do të luante rolin e fuqishëm të opozitarizmit në vend dhe do ta mbronte shtetin nga katandisja e mëtutjeshme politike dhe ekonomike.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top