Lamtumirë zotëri Myfit Bakalli

Sot Balli Kombëtar Demokrat humbi një prej figurave më të spikatura të idealizmit të saj z.Myfit Bakalli.

Kontributi i tij në shërbim të ideve të Mid’hat Frashërit fillon në vitet 90, por si një vazhdimësi e kontributit të familjes Bakalli që gjatë Luftës së Dytë Botërore. z.Myfit Bakalli do lërë gjurmë të thella në memorien e Partisë sonë si një njeri simbol i maturisë ndaj vendimeve politike, i përkushtimit ndaj demokracisë dhe i mirësisë ndaj bashkpunëtorëve të tij. Ai përbënte vlerë të rëndësishme në hierkinë politike të Partisë sonë, duke mbajtur poste të larta si ai i sekretarit të degës Shkodër të PBKD, të anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë dhe Anëtar i Kryesisë Qendrore. Ne shprehim me pikëllim të thellë dhimbjen që na shkaktoi humbja e mikut tonë gojë mjalt z.Myfit Bakalli. Do përulemi gjithmonë para kontributit tuaj dhe do ndjekim gjurmët e ideve që ju predikonit. Më lënduat shumë. Dheu të qoftë i lehtë !

Lamtumirë Myfit Bakalli!

Artur Roshi

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top