Vlorë, 27 korrik 2019
Në qytetin e Vlorës është duke u zhvilluar ceremonia mortore për Presidentin e Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato. Kortezhi tashmë i është afruar varrezave, ku Presidentin e ndjerë po e presin një numër i madh i bashkatdhetarëve shqiptarë. Vrasja e Presidentit Festim Lato e ka tronditur tërë opinionin shqiptar dhe ka nxjerrë në pah edhe mangësitë e mëdha profesionale te mediat vendore. Në vend se këto media të raportojnë për gjetjet zyrtare, ato janë mjaftuar duke cituar një diplomat holandez, Jeroen Zandberg i UNPO, i cili, sipas të gjitha gjasave, në përshkrimin e tij të ngjarjes synon të vëjë mjegull mbi të vërtetën që fshihet pas vrasjes makabër të Presidentit të Çamërisë.
Pusho i qetë, President i Çamërisë Shqiptare, z. Festim Lato!
E KIDNAPUAN, E TORTURUAN 48 ORË, E VRANË DHE E COPTUAN TRUPIN E TIJ