Laborator eksperimental!

SHKRUAN: MEVI RAFUNA

Çfarë keni bërë ju, s’di a do na e bënin edhe armiqtë më të mëdhenjë. Ata na i vranë trupat, na morën jetën, ju na vratë për së gjalli.

Sa punuat e çfarë punuat që i keni rendis villat në Brezovicë, ato që ne i “dimë”, po ato që nuk i dimë? A ju shkoj ndërmend ndonjëherë në jetën tuaj, se jashta atij lluksi që nuk e arritët me punë e as me nder, është dikush që s’ka çfarë të ju jap fëmijëve të ushqehen? Ju nuk keni dinjitet, e as njerëzi. Jeni prindër, gjyshër që Vjedhin. Shiteni “zonja” e vjedhni. Më pas na shitni mend ‘kinse’ po bëni bamirësi. Mua me vjen turp për juve, etja juaj për pushtet i kalon oqeanet, etja juaj për të kap, marrë e përvetësuar gjithçka pa meritë e kalon galaktikën.

Çfarë keni bërë ju, s’di a do na e bënin edhe armiqtë më të mëdhenjë. Ata na i vranë trupat, na morën jetën, ju na vratë për së gjalli. Hapni sytë o njerëz, shihni kush janë dhe kush ishin këta që erdhën nga Hiçi e na i morën të gjitha. Na e mbytën dëshirën të qëndrojmë në atdhe, f’mive tanë ja u morën të ardhmen, i kthyen në karvane të gjata pritjesh para ambasadave të huaja. Shihni si jeton një pensionist që si dalin paratë as për ilaqe, shihni si eksperimentohet me të sëmurët.

Deri kur do i lëmë në lavdi ata që as njerëzi nuk kishin? A do vazhdojmë kështu dhe brenda pesë vitesh, ky shtet të mos ekzistoj më. E them këtë sepse gjitha vlerat që dikur na mbajtën kanë ra për toke, ky është sistem monstër që të ç’njerëzon, këtu duhet të jesh llum,i poshtër, pa karakter, i shitur që të “jetosh”. Jemi ba si një laborator eksperimental, unë nuk shoh kurrfarë lirie, kjo nuk është liri. Edhe ata mijtë e laboratorit do të revoltoheshin nga eksperimentet të cilat ne si njerëz, si shoqëri dhe si komb po kalojmë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top