Ky është draft-statuti i përkthyer i Asociacionit, i përgatitur nga ekspertët gjermanë

Statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Republikën e Kosovës (draft)

I. Dispozitat e Përgjithshme

Neni 1

1. Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë (Asociacioni/Bashkësia) është entitet legal i themeluar në linjë me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

2. Statuti i Asociacionit/Bashkësisë është akti më i lartë ligjor i Asociacionit/Komunitetit.

3. Statuti do të miratohet nga një kuvend themelues i Asociacionit/Bashkësisë, i përbërë nga anëtarë të votuar të asambleve komunale të komunave përkatëse në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Statuti do të dekretohet nga një akt ligjor i Qeverisë së Kosovës dhe do ta pranojë pushtetin e një rregullimi të Qeverisë sipas sistemit ligjor të Kosovës pas rishikimit nga Gjykata Kushtetuese.

4. Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë është trup përgjegjës për amendamentet e Statutit. Të gjitha amendamentet e Statutit do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Amendamentet e Statutit do të miratohen nga Qeveria e Kosovës përmes një akti ligjor në linjë me Kushtetutën. Nëse vlerësohet e nevojshme, Qeveria do të kërkojë një rishikim të kushtetutshmërisë së cilitdo amendament të prodhuar nga Kuvendi, që do të kryhet nga Gjykata Kushtetuese.

5. Asociacioni/Komuniteti përbëhet nga dhjetë (10) komunat e mëposhtme (LISTA E KOMUNAVE) dhe i përfaqëson interesat e tyre dhe të banorëve të tyre. Anëtarësia në Asociacion/Komunitet është vullnetare. Procedurat për anëtarësi shtesë, largim nga anëtarësia dhe shpërbërje të Asociacionit/Komunitetit janë të përcaktuara nga ky Statut.

Neni 2

1. Anëtarë të Asociacionit/Komunitetit janë autoritetet komunale të komunave pjesëmarrëse.

2. Emrat zyrtarë të këtij entiteti legal janë: “Asociacioni/Komuniteti i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”, “Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë” dhe “Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”. Të gjithë tre emrat zyrtarë i referohen entitetit legal të themeluar nga ky Statut. Në tekstin e mëposhtëm, emërtimi Asociacion/Bashkësi do t’i nënkuptojë të gjithë ose ndonjërin nga emrat zyrtarë. Organet zyrtare të Kosovës ose përfaqësuesit e Asociacionit/Komunitetit e kanë të drejtën për t’iu referuar atij me cilindo nga tre emrat zyrtarë.

3. Aktivitetet e Asociacionit/Bashkësisë janë të bazuara në parimet e pjesëmarrjes vullnetare nga anëtarët e tij, avancimin e demokracisë dhe qeverisjes lokale dhe respektimin për dispozitat e mbrojtjes dhe përfaqësimit të të drejtave dhe interesave të komuniteteve të ngulitura në Kushtetutat dhe ligjet e Kosovës.

4. Autoritetet komunale anëtarësohen në Asociacion/Bashkësi mbi bazën e një vendimi nga Asambletë e tyre Komunale në përputhje me dispozitat ligjore që e rregullojnë vendimmarrjen e këtij trupi komunal. Në procesin e anëtarësimit në Asociacion/Bashkësi, secili anëtar duhet ta miratojë Statutin e tij.

5. Anëtarët e Asociacionit/Bashkësisë e kanë të drejtën për ta ndërprerë anëtarësinë e tyre. Vendimi për t’u larguar nga Asociacioni/Bashkësia do të merret nga Asambleja Komunale e komunës përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore që e rregullojnë vendimmarrjen e këtij trupi komunal. Një komunë që është larguar nga Asociacioni/Bashkësia, mund të vendosë që ta rikthejë anëtarësinë e vet përmes procedurave të përcaktuara sipas pikës 4 më sipër.

6. Asociacioni/Bashkësia do të jetë e hapur ndaj cilësdo komunë me kusht që anëtarët të kenë pajtueshmëri. Vendimi për të pranuar një anëtar të ri të Asociacionit/Bashkësisë, do të merret nga 2/3 e delegatëve të Kuvendit të tij.

7. Asociacioni/Bashkësia mund të shpërbëhet vetëm me vendim të Kuvendit të tij, të miratuar nga një shumicë prej 2/3 e anëtarëve të tij, siç vendoset nga kryetarët përkatës të tyre.

8. Anëtarët e Asociacionit/Bashkësisë e kanë të drejtën për të përjashtuar një ose më shumë komuna nga anëtarësia përmes një vendimi të Kuvendit të tij, të miratuar nga një shumicë prej 2/3 të anëtarëve të tij.

9. Asociacioni/Bashkësia do t’i ketë simbolet e veta zyrtare, për të përfshirë një stemë dhe një flamur, që do të dizajnohet nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

10. Selia e Asociacionit/Bashkësisë do të përcaktohet nga Kuvendi i tij.

11. Asociacioni/Bashkësia ka të drejtë për llogari të veta bankare dhe e ka të drejtën për të pasur në pronësi prona dhe për t’u përfshirë në transaksione financiare.

II. Objektivat e Asociacionit/Bashkësisë

Neni 3

1. Në përputhje me Marrëveshjen e Parë të Ratifikuar dhe me Kushtetutën, Asociacioni/Bashkësia do t’i ketë si objektiva kryesore ofrimin e funksioneve dhe shërbimeve publike për të:

a. Fuqizuar demokracinë lokale. Asociacioni/Bashkësia e ushtron këtë funksion përmes lehtësimit të bashkëpunimit mes komunave të veta pjesëmarrëse, duke i përkrahur komunat pjesëmarrëse në dizajnimin e politikave që e avancojnë demokracinë lokale, duke financuar dhe promovuar aktivitete që i avancojnë pjesëmarrjen civile dhe praktikat demokratike, dhe duke i përfaqësuar interesat relevante për demokracinë lokale me autoritetet qendrore.

b. Ushtruar mbikëqyrje të plotë për ta zhvilluar ekonominë lokale. Asociacioni/Bashkësia e ushtron këtë funksion përmes lehtësimit të bashkëpunimit mes komunave të veta pjesëmarrëse, duke i përkrahur ato në dizajnimin e projekteve, politikave dhe masave që i zhvillojnë ekonomitë e tyre lokale ose duke asistuar në përfshirjen e burimeve financiare e njerëzore relevante për shërbimet ekonomike, duke financuar e promovuar aktivitete që i rrisin zhvillimin ekonomik, investimet dhe lidhshmërinë e biznesit, dhe duke i përfaqësuar interesat e komunave pjesëmarrëse dhe aktorëve ekonomikë të ndodhur në territoret e tyre në marrëdhëniet me autoritetet qendrore, si dhe operatorët e tjerë shtetërore dhe ekonomikë në rajon dhe përtej, përfshirë ata nga Republika e Serbisë. Për kryerjen e këtyre funksioneve, Asociacioni/Bashkësia do të pranojë rregullisht dokumente të prodhuara nga autoritetet ekonomike, financiare e buxhetore të komunave pjesëmarrëse dhe do ta ketë të drejtën për të kërkuar informacione shtesë nga komunat pjesëmarrëse, si të jetë relevante për kryerjen e këtij funksioni. Asociacioni/Bashkësia gjithashtu do ta ketë të drejtën për të kërkuar informata zyrtare nga autoritetet qendrore, që janë relevante për kryerjen e këtyre funksioneve.

c. Ushtruar mbikëqyrje në fushën e arsimit. Asociacioni/Bashkësia e përmbush këtë objektiv përmes kryerjes së funksioneve të mëposhtme:

– Lehtësimi i bashkëpunimit mes anëtarëve të tij për qëllimet e avancimit të standardeve të arsimit në nivelin lokal.

– Përfaqësimi i interesave të politikave të arsimit të anëtarëve të tij dhe të banorëve të tyre me autoritetet qendrore.

– Kryerja e hulumtimit dhe ndjekja e trendëve të arsimit në mesin e anëtarëve të tij, në Kosovë dhe jashtë, dhe ofrimi i udhëzimeve për t’i avancuar standardet, politikat dhe hulumtimin në arsim.

– Ofrimi i përkrahjes ligjore, shkencore, financiare e sekretariale për anëtarët e tij në zbatimin e kompetencave të tyre në fushën e arsimit, përfshirë arsimin më të lartë, siç ofrohet me ligj.

– Ofrimi i një roli këshillëdhënës për autoritetet qendrore dhe autoritetet e komunave pjesëmarrëse të tij sa i përket zhvillimit të arsimit në gjuhën serbe në përputhje me ligjin.

– Financimi i iniciativave të lidhura me arsimin – përfshirë bursat, trajnimet për mësues, grantet për hulumtime, zgjidhjet e Teknologjisë së Informacionit, shkëmbimet akademike, programet verore, dhe të tjera – për të mirën e avancimit të arsimit në mesin e komunave pjesëmarrëse të tij.

– Financimi i projekteve ndërtimore dhe të infrastrukturës të lidhura me ofrimin e arsimit në mesin e komunave pjesëmarrëse të tij, si dhe ofrimin e përkrahjes financiare për mirëmbajtjen e objekteve të arsimit dhe të atyre që janë të lidhura me të (sallat sportive, laboratorët e Teknologjisë së Informacionit, etj).

– Lehtësimi dhe/ose financimi i transportimit dhe shpërndarjes së teksteve shkollore të lidhura me arsimimin në gjuhën serbe sipas kurikulës së Kosovës në përputhje me ligjin. Asociacioni/Bashkësia do ta ofrojë shërbimin e njëjtë për shkollimin me kurikulë të Kosovës në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, nëse nevojitet nga ndonjë grup i banorëve të komunave pjesëmarrëse të tij.

– Ndërlidhja me palët e tjera, përfshirë autoritetet arsimore të Republikës së Serbisë, për përmbushjen e këtij objektivi.

– Ofrimi i këshillave për autoritetet qendrore rreth amendamenteve të lidhura me legjislacionin për arsim.

2. Për kryerjen e funksioneve të përcaktuara më lart, Asociacioni/Bashkësia do të pranojë rregullisht dokumente të prodhuara nga autoritetet arsimore të komunave pjesëmarrëse dhe do ta ketë të drejtën për të kërkuar informata shtesë nga komunat pjesëmarrëse, si të jetë relevante për kryerjen e këtij funksioni. Ai (Asociacioni/Bashkësia) gjithashtu do ta ketë të drejtën për të kërkuar informata zyrtare nga autoritetet qendrore, që janë relevante për kryerjen e këtyre funksioneve.

3. Në kryerjen e mbikëqyrjes së plotë në fushën e arsimit, Asociacioni/Bashkësia do t’i respektojë plotësisht Kushtetutën dhe Ligjet relevante të Republikës së Kosovës. Rishikimi administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, i kufizuar në sigurimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjin, siç përcaktohet në Nenin 124.7 të Kushtetutës, do ta zbatojë mutatis mutandis në lidhje me vendimet e Asociacionit/Bashkësisë.

d. Ushtrimi i mbikëqyrjes së plotë për t’i përmirësuar kujdesin lokal primar e sekondar shëndetësor e social. Asociacioni/Bashkësia e përmbush këtë objektiv përmes kryerjes së funksioneve të mëposhtme:

– Lehtësimi i bashkëpunimit mes anëtarëve të tij për qëllimet e avancimit të mirëqenies shëndetësore e sociale primare e sekondare në nivelin lokal.

– Përfaqësimi i interesave të politikave shëndetësore e sociale për anëtarët e tij dhe banorët e tyre me autoritetet qendrore.

– Kryerja e hulumtimit dhe ndjekja e trendeve të mirëqenies shëndetësore e sociale në mesin e anëtarëve të tij, në Kosovë dhe jashtë, dhe ofrimi i udhëzimeve për t’i avancuar dispozitat, politikat dhe hulumtimet për mirëqenie shëndetësore dhe sociale.

– Ofrimi i përkrahjes ligjore, shkencore, financiare dhe sekretariale për anëtarët e tij në zbatimin e kompetencave të tyre në fushën e mirëqenies shëndetësore dhe sociale, siç ofrohet me ligj.

– Ofrimi i një roli këshillëdhënës për autoritetet qendrore dhe për autoritetet e komunave pjesëmarrëse të tij në lidhje me çfarëdo nevoje specifike për mirëqenie shëndetësore e sociale të banorëve të tyre.

– Financimi dhe lehtësimi i ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimeve profesionale të personelit mjekësor të komunave pjesëmarrëse, për të mirën e përmirësimit të kujdesit shëndetësor e social në mesin e komunave pjesëmarrëse të tij.

– Financimi i projekteve të ndërtimit dhe infrastrukturës që janë të lidhura me ofrimin e kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies sociale në mesin e komunave pjesëmarrëse të tij. Asambleja/Bashkësia gjithashtu ofron përkrahje financiare për mirëmbajtjen e objekteve të ndërlidhura (sallat sportive, laboratorët e Teknologjisë së Informacionit, etj).

– Financimi i strehimit social në komunat pjesëmarrëse, duke e respektuar diversitetin etnik të popullsisë së tij.

– Financimi i objekteve, pajisjeve dhe shpenzimeve materiale të ndërlidhura me cilëndo nevojë specifike shëndetësore ose për mirëqenie sociale në komunat pjesëmarrëse, si ato që janë të ndërlidhura me ofrimin e shërbimit shëndetësor të lëvizshëm, personat me paaftësi, ose kujdesi shëndetësor për të moshuarit.

– Financimi dhe/ose mbledhja e fondeve për përkrahje të mirëqenies sociale të banorëve të komunave pjesëmarrëse të tij, duke e respektuar diversitetin e tyre etnik.

– Promovimi, lehtësimi dhe financimi i fushatave shëndetësore për vetëdijesim publik dhe i masave për përmirësimin e standardeve të shëndetit publik, të tjera nga ato që ofrohen rregullisht nga kujdesi shëndetësor sipas ligjeve përkatëse.

– Në kohë të pandemive ose krizave të shëndetit publik, Asociacioni/Bashkësia e përkrah zbatimin e masave të shëndetit publik, të ofruara nga Qeveria, nga komunat pjesëmarrëse.

– Në kohë të pandemive ose kur nevojitet për arsye të tjera, e financon dhe/ose e përkrah ofrimin e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore për nevojat e banorëve të komunave pjesëmarrëse.

– Ndërlidhja me palët e tjera, përfshirë autoritetet për mirëqenie shëndetësore e sociale të Republikës së Serbisë, për përmbushjen e këtij objektivi.

– Financimi i blerjes së pajisjeve të specializuara mjekësore siç mund të nevojiten nga komuna(t) përbërëse të tij dhe vendosja e pajisjeve të blera në menaxhimin e institucioneve mjekësore të ofruara ligjërisht.

– Këshillimi i autoriteteve qendrore në aspektet e kujdesit shëndetësor dhe social primar e sekondar në komunat pjesëmarrëse, si dhe në aspektin e amendamenteve të legjislacionit për kujdes social primar e sekondar.

4. Për kryerjen e funksioneve të përmendura më sipër, Asociacioni/Bashkësia do të pranojë rregullisht dokumente të prodhuara nga autoritetet për mirëqenie shëndetësore e sociale të komunave pjesëmarrëse dhe do ta ketë të drejtën për të kërkuar informata shtesë nga komunat pjesëmarrëse, si të jetë relevante për kryerjen e këtij funksioni. Ai (Asociacioni) gjithashtu do ta ketë të drejtën për të kërkuar informata zyrtare nga autoritetet qendrore, që janë relevante për kryerjen e këtyre funksioneve.

5. Në kryerjen e mbikëqyrjes së plotë në fushën e kujdesit shëndetësor dhe social primar e sekondar, Asociacioni/Bashkësia duhet t’i respektojë plotësisht Kushtetutën dhe Ligjet relevante të Republikës së Kosovës. Rishikimi administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, të kufizuara në sigurimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjin, siç përcaktohet në Nenin 124.7 të Kushtetutës, do të zbatojë mutatis mutandis në lidhje me vendimet e Asociacionit/Bashkësisë.

e. Ushtrimi i mbikëqyrjes së plotë për ta bashkërenduar planifikimin urban dhe rural. Asociacioni/Bashkësia e përmbush këtë objektiv përmes kryerjes së funksioneve të mëposhtme:

– Lehtësimi i bashkëpunimit në mesin e anëtarëve të tij për qëllimet e planifikimit urban e rural ndërkomunal.

– Përfaqësimi i interesave të komunave pjesëmarrëse me autoritetet qendrore sa i përket planifikimit urban e rural ndërkomunal.

– Kryerja e hulumtimeve dhe formave të tjera të përkrahjes teknike për komunat pjesëmarrëse në zbatimin e kompetencave ligjore nga to në planifikim urban e rural.

– Ofrimi i përkrahjes ligjore, shkencore, financiare e sekretariale për anëtarët e vet në zbatimin e kompetencave të tyre në fushën e kompetencave të tyre ligjore në planifikim urban e rural.

– Financimi dhe/ose lehtësimi i programeve për ndërtimin e kapaciteteve në fushën e planifikimit urban dhe rural.

– Ofrimi i këshillave për autoritetet qendrore në lidhje me projektet e infrastrukturës ndërkomunale që lidhen me komunat pjesëmarrëse.

– Ofrimi i udhëzimeve për komunat pjesëmarrëse në lidhje me kompetencat e tyre ligjore për zhvillim urban dhe harta zonale.

– Ofrimi i udhëzimeve dhe përkrahjes për komunat pjesëmarrëse për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

– Ofrimi i këshillave për autoritetet qendrore rreth amendamenteve të legjislacionit të ndërlidhur me planifikimin urban dhe rural.

6. Për kryerjen e funksioneve të përcaktuara më sipër, Asociacioni/Bashkësia do të pranojë rregullisht dokumente të prodhuara nga autoritetet për planifikim urban dhe rural të komunave pjesëmarrëse dhe do ta ketë të drejtën për të kërkuara informata shtesë nga komunat pjesëmarrëse, si të jetë relevante për kryerjen e këtij funksioni. Ai gjithashtu do ta ketë të drejtën për të kërkuar informata zyrtare nga autoritetet qendrore, që janë relevante për kryerjen e këtyre funksioneve.

7. Në kryerjen e mbikëqyrjes së plotë në fushën e planifikimit rural dhe urban, Asociacioni/Bashkësia duhet t’i respektojë plotësisht Kushtetutën dhe Ligjet relevante të Republikës së Kosovës. Rishikimi administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, i kufizuar në sigurimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjin, siç përcaktohet në Nenin 124.7 të Kushtetutës, do të zbatojë mutatis mutandis në lidhje me vendimet e Asociacionit/Bashkësisë.

f. Zbatimi i masave për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë. Asociacioni/Bashkësia e përmbush këtë objektiv përmes kryerjes së funksioneve të mëposhtme:

– Lehtësimi i bashkëpunimit në mesin e komunave pjesëmarrëse për të mirën e komunitetit të të kthyerve.

– Financimi i zgjidhjeve për strehim për të kthyerit në Kosovë në komunat pjesëmarrëse.

– Ndërlidhja me komunitetin e të zhvendosurve dhe identifikimin e nevojave të veçanta për t’u adresuar në kontekstin e kthimit dhe zgjidhjeve të tjera të qëndrueshme dhe këshilla për komunat pjesëmarrëse në aspektin e përmbushjes së këtyre nevojave brenda kompetencave të tyre ligjore.

– Ndërlidhja dhe bashkëpunimi me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim dhe institucione të tjera qendrore në lidhje me zbatimin e strategjive relevante dhe dokumentet rregulluese për kthimin, si të jetë relevante për zbatimin nga komunat pjesëmarrëse.

– Ofrimi i këshillave dhe udhëzimeve për komunat pjesëmarrëse në aspektin e politikave dhe masave për integrimin socio-ekonomik të të kthyerve.

– Financimi i programeve për integrim socio-ekonomik për të kthyerit në komunat pjesëmarrëse. Asambleja/Bashkësia gjithashtu ofron forma të tjera të asistencës financiare e materiale për të kthyerit, përfshirë jashtë komunave pjesëmarrëse.

– Ofrimi i këshillave për komunat jopjesëmarrëse, relevante për politikat dhe masat e tyre të lidhura me të kthyerit.

– Ofrimi i këshillave për autoritetet qendrore sa u përket legjislacionit, politikave, strategjive dhe masave në përkrahje të të kthyerve.

– Lehtësimi i kthimit dhe ofrimi i formave të tjera të zgjidhjeve të durueshme sa i përket kthimit të personave të zhvendosur në komunat pjesëmarrëse nga zonat e tjera të Kosovës.

8. Për kryerjen e funksioneve të përcaktuara më sipër, Asociacioni/Bashkësia do të pranojë rregullisht dokumente të prodhuara nga autoritetet e lidhura me kthimin të komunave pjesëmarrëse dhe do ta ketë të drejtën për të kërkuar informata shtesë nga komunat pjesëmarrëse si të jetë relevante për kryerjen e këtij funksioni. Ai gjithashtu do ta ketë të drejtën për të kërkuar informata zyrtare nga autoritetet qendrore, që janë relevante për kryerjen e këtyre funksioneve.

9. Në përmbushjen e këtij objektivi, Asociacioni/Bashkësia do t’i respektojë plotësisht Kushtetutën dhe rregullativën relevante të Republikës së Kosovës. Rishikimi administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, i kufizuar në sigurimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet, siç përcaktohet në Nenin 124.7 të Kushtetutës, do të zbatohet mutatis mutandis në lidhje me vendimet e Asociacionit/Bashkësisë.

g. Kryerja, bashkërendimi dhe lehtësimi i aktiviteteve të hulumtimit dhe zhvillimit. Në përmbushjen e këtij objektivi dhe shtuar aktiviteteve të hulumtimit e zhvillimit, të paraqitura më sipër, Asociacioni/Bashkësia do të kryejë çfarëdo aktiviteti tjetër të hulumtimit dhe zhvillimit që vlerësohet i nevojshëm nga komunat pjesëmarrëse, siç mund të jetë relevant për nevojat e tyre individuale ose për ato që janë të ndërlidhura me bashkëpunimin ndërkomunal.

h. T’i promovojë, shpërndajë dhe përkrahë çështjet e interesit të përbashkët të anëtarëve të vet dhe t’i përfaqësojë atë, përfshirë në autoritetet qendrore. Në përmbushjen e këtij synimi dhe përveç aktiviteteve të theksuara në synimet më lart, Asociacioni/Bashkësia do t’i promovojë dhe përkrahë çështjet e interesit të përbashkët të anëtarëve të vet dhe t’i përfaqësojë ata te autoritetet qendrore siç i kërkohet nga anëtarët. Në përmbushjen e këtij funksioni, Asociacioni/Bashkësia nuk do t’i minojë apo shmangë kompetencat kushtetuese dhe ligjore, e as kanalet e komunikimit, raportimit dhe bashkëpunimit mes komunave dhe autoriteteve qendrore apo mes banorëve dhe autoriteteve qendrore.

i. Të ofrojë shërbime për anëtarët e vet në përputhje me ligjin e Kosovës. Në përmbushjen e këtij synimi dhe përveç shërbimeve të theksuara më lartë, Asociacioni/ Bashkësia do të ofrojë shërbime të tjera të cilat mund të kërkohen nga anëtarët e vet apo nga shoqatat e komunitetit lokal të komunave pjesëmarrëse, në përputhje me ligjet relevante dhe pa i minuar apo shmangur kompetencat kushtetuese dhe ligjore, e as kanalet e komunikimit, raportimit dhe bashkëpunimit mes komunave dhe autoriteteve qendrore apo mes banorëve dhe autoriteteve qendrore.

j. Ta vlerësojë kryerjen e shërbimeve publike ndaj anëtarëve të vet dhe ndaj banorët të vet, si përkrahje për Asociacionin/Bashkësinë në formimin e pozitave të interesit të përbashkët për pjesëmarrje në punën e autoriteteve qendrore. Për kryerjen e këtij funksioni, Asociacioni/Bashkësia do ta ketë të drejtën për të kërkuar informata zyrtare nga komunat dhe nga autoritetet qendrore që janë relevante për vlerësimin e kryerjes së shërbimeve publike. Këto vlerësime do të përdoren si udhëzues për autoritetet komunale dhe institucionet qendrore për përmirësimin e kryerjes së shërbimeve publike, si dhe për formulimin e pozitave të interesit të përbashkët të anëtarëve të vet apo të banorëve të vet për pjesëmarrje në punën e autoriteteve qendrore, si pjesë e çështjeve që kanë të bëjnë me shërbimet publike.

k. Ta kryejë vëzhgimin siç kërkohet për zbatimin e synimeve të veta. Në përmbushjen e synimit për vëzhgim, Asociacioni/Bashkësia do ta ketë të drejtën për të kërkuar informata zyrtare nga anëtarët e vet në të gjitha fushat e mbuluara nga synimet e veta të renditura më lart.

l. Ta lidhë marrëdhënie dhe të futet në marrëveshje bashkëpunimi me shoqatat e tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, që janë të rëndësishme për përmbushjen e synimeve dhe që janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Neni 4

1.Në përmbushjen e Synimeve të veta, Asociacioni/Bashkësia nuk do t’i minojë apo shmangë kompetencat dhe autoritetin kushtetuese dhe ligjore të komunave pjesëmarrëse apo në çfarëdo mënyre t’i zëvendësojë apo minojë marrëdhëniet kushtetuese dhe ligjore mes autoriteteve qendrore dhe lokale në Republikën e Kosovës.

Neni 5

1. Associacioni/Bashkësia do të ushtrojë të tjera kompetenca shtesë siç mundet të delegohen nga autoritetet qendrore në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

III. Struktura organizative

Neni 6

Asociacioni/Bashkësia do t’i ketë trupat e mëposhtëm:

Kuvendin e Asociacionit/Bashkësisë;
Presidentin e Asociacionit/Bashkësisë
Zëvendëspresidentin e Asociacionit/Bashkësisë
Këshilli i Asociacionit/Bashkësisë
Bordi i Asociacionit/Bashkësisë
Zyra e Ankesave e Asociacionit/Bashkësisë.
Neni 7

1. Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë është trupi suprem i përbërë nga përfaqësuesit e emëruar nga secila asamble e komunave pjesëmarrëse në mesin e anëtarëve të tyre të zgjedhur.

2. Numri i përfaqësuesve të Kuvendit përcaktohet nga numri i përfaqësuesve në asambletë e komunave pjesëmarrëse në një raport 10 me 1. Secila komunë pjesëmarrëse delegon një përfaqësues në Kuvendin e Asociacionit/Bashkësisë për secilën nga dhjetë ulëset e asamblesë komunale.

3. Delegatët e Kuvendit të Asociacionit/Komunës janë të zgjedhur nga asambletë përkatëse me me propozimin e kryetarit.

4. Në propozimin dhe zgjedhjen, kryetari dhe asambletë komunale do të respektojnë parimin e sigurimit të diversitetit etnik të komunave të tyre. Prandaj, proporcionet etnike të përfaqësuara në asamlenë komunale do të reflektojnë në përbërjen e delegatëve të tyre në Asamblenë e Asociacionit/Bashkësisë. Në këtë proces, kryetarët dhe asambletë komunale do të respektojnë normat e të drejtave të komunitetit të përfshira në Kushtetutën dhe ligjet relevante të Kosovës.

5. Mandati i Kuvendit do të jetë i lidhur me mandatet e asambleve të komunave pjesëmarrëse. Me secilën zgjedhje lokale, brenda një muaji pas themelimit të asambleve komunale, rrjedhimisht asambletë komunale të themeluara do të ndërmarrin procedurën e përzgjedhjes së përfaqësuesve të Kuvendit të Asociacionit/Bashkësisë nën procedurën e përshkruar më lartë dhe në përputhje me ligjin.

6. Mandati i delegatëve të Kuvendit përfundon me përfundimin e mandatit të tyre në asambletë komunale përkatëse. Të gjitha format ligjërisht të ofruara të përfundimit të mandatit në zyrë si këshilltar i një asambleje komunale do të aplikohen tek përfundimi i mandatit të Kuvendit të Asociacionit/Bashkësisë. Në rastin e një zgjedhjeje të përsëritur ose të një zgjedhje të pjesshme në një komunë pjesëmarrëse, mandati i atij përfaqësuesi të komunës në Asociacion/Bashkësi përfundon dhe zëvendësohet nga një delegat i asamblesë komunale të themeluar nëpërmjet një zgjedhje e përsëritur ose e pjesshme, nën procedurën e përshkruar më lartë dhe në përputhje me ligjin.

7. Asambleja komunale e secilës komunë pjesëmarrëse ka të drejtë të revokojë mandatin e një ose më shumë delegatëve të Kuvendit të Asociacionit/Bashkësisë. Revokimi i mandatit duhet të jetë i justifikuar në bazat e respektimit të këtij Statuti dhe të normave ligjore të Kosovës. Në rastin e zëvendësimit të delegatit të tyre në Kuvend, asambletë komunale do të respektojnë parimin e diversitetit etnik të përshkruar më lartë. Nisma për të zëvendësuar një delegat në Kuvend mund të bëhet nga kryetari, nënkryetari për komunitete, nënkryetari i asamblesë komunale për komunitete, ose secilit këshilltar të asamblesë komunale. Vendimet për revokimin e mandatit dhe zëvendësimin e tij merren nga asambletë komunale të asambleve përkatëse.

8. Delegatët në Kuvendin e Asociacionit/Bashkësisë kanë të drejtën për kompensim financiar për punën e tyre në Kuvend. Kompensimi financiar do të determinohet nga Rregullat e Procedurës së Kuvendit dhe do të jenë në linjë me standardet financiare të sektorit publik të rregulluar me ligjet e Kosovës.

Neni 8

1. Takimet e Kuvendit të Asociacionit/Bashkësisë thirren dhe udhëhiqen nga Presidenti i Asociacionit/Bashkësisë. Në rast të mungesës së tij/saj, takimet do të thirren dhe udhëhiqen nga zëvendëspresidenti i Asocacionit/Bashkësisë. Në rast se të dy mungojnë ose ndryshe janë parandaluar, delegati më i moshuar mund të thërras dhe udhëheq takimin përkatës të Kuvendit.

2. Takimet e Kuvendit janë të thirrura në iniciativën e Presidentit të Asociacionit/Bashkësisë, Bordit të Asociacionit/Bashkësisë, ose nga 1/3 e delegatëve të Kuvendit të Asamblesë/Bashkësisë.

3. Me inagurimin dhe brenda 3 muajve, Kuvendi do të draftojë një Procedurë të Rregullave për të qeverisur sistemin e tij të votimit dhe çështjeve të tjera procedurale. Rregullat e Procedurës do të jenë në linjë me Statutin dhe normat ligjore të Kosovës. Rregullat e Procedurës do të reflektojnë, sa më shumë e mundur, procedurën e rregullave të asambleve të komunave të Kosovës. Rregullat e Procedurës kërkojnë mbështetjen e 2/3 të delegatëve të Kuvendit.

4. Kuvendi do të takohet së paku dy herë në vit dhe mund të mbajë të tjera takime të rregullta ose ad hoc. Planifikimi dhe procedurat e tjera të takimit të Kuvendit do të rregullohen me një Procedurë të Rregullave.

Neni 9

1. Kuvendi do të adaptojë një Statut të Asociacionit/Bashkësisë, në linjë me dispozitat e përshkruara më lartë.

2. Kuvendi shqyrton dhe miraton amendamente në Statutin e Asociacionit/Bashkësisë, në linjë me dispozitat e përshkruara më lartë.

3. Kuvendi miraton Rregullat e Procedurës në linjë me dispozitat e përshkruara më lartë.

4. Kuvendi vendos mbi pranimin ose refuzimin e delegatëve të tij, në linjë me dispozitat e përshkruara më lartë.

5. Zgjedh dhe shkarkon Presidentin, Zëvendëspresidentin dhe Bordin e Asociacionit/Bashkësisë.

6. Rishikon dhe miraton buxhetin Asociacionit/Bashkësisë.

7. Me rekomandimin nga Presidenti ose Bordi i Asociacionit/Bashkësisë, Kuvendi rishikon dhe miraton dokumentin e udhërrëfyesit të politikave strategjike relevante për punën e Asociacionit/Bashkësisë ose për zbatimin e objektivave të Asociacionit/Bashkësisë, kur ato lidhen me secilin anëtar të Asociacionit/Bashkësisë.

8. Shqyrton, rishikon dhe vendos prioritetet politike për zbatimin e objektivave të Asociacionit/Bashkësisë.

9. Rishikon dhe miraton marrëveshjet e bashkëpunimit me autoritetet qendrore ose palët e treta, vendore ose të huaja, që kanë të bëjnë me objektivat e Asociacionit/Bashkësisë si një e tërë.

10. Shqyrton dhe miraton projektet e ndërtimit, infrastrukturës dhe investimeve të tjera të vlerësuara më shumë se 50 mijë euro, me propozimin e Presidentit dhe Bordit të Asociacionit/Bashkësisë.

11. Shqyrton dhe miraton të tjera rregulla administrative dhe vendime të lidhura me objektivat e Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Statutin dhe normat legale të Kosovës.

12. Të gjitha vendimet e Kuvendit në zbatim të pikave të përshkruara më lartë janë të aplikueshme për anëtarët e tij. Kur është e nevojshme dhe e përcaktuar nga Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të zbatojnë vendimet e Kuvendit nëpërmjet procedurave legale, administrative, buxhetore ose të tjera të lidhura me fushëveprimin e kompetencave të komunave në Kosovë. Secili anëtar i Asociacionit/Bashkësisë ka të drejtën që formalisht të shpreh një vendim të ndryshëm ose ndryshe të mos miratojë vendimin e Kuvendit nëpërmjet procedurave e tij të ofruara në mënyrë kushtetuese dhe ligjore.

13. Si trupi suprem i Asociacionit/Bashkësisë, Kuvendi mund të vendosë të ndryshojë kompetencat e secilit trup tjetër të Asociacionit/Bashkësisë, nëse e nevojshme nëpërmjet amendamentimit të Statutit.

Neni 10

Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i Asociacionit/Bashkësisë

1. Asociacioni/Bashkësia do të ketë një President të zgjedhur nga Kuvendi nga mesi i anëtarëve të asambleve të komunave pjesëmarrëse dhe kryetarët e tyre. Procedura e zgjedhjes së Presidentit do të rregullohet nga Procedura e Rregullave të Kuvendit.

2. Asociacionit/Bashkësia do të ketë një Zëvendëspresident, i cili do t’i asistojë Presidentit në ushtrimin e detyrave të tij/saj. Zëvendëspresidenti votohet nga Kuvendi nga mesi i anëtarëve të asambleve të komunave pjesëmarrëse dhe kryetarët e tyre. Procedura e zgjedhjes së Zëvendëspresidentit do të rregullohet nga Procedura e Rregullave të Kuvendit.

3. Mnadati i Presidentit dhe Zëvendëspresidentit janë të lidhur me mandatet e tyre respektive brenda komunave pjesëmarrëse. Me secilin cikël zgjedhor, kurdo që konstituohet, Kuvendi do të zgjedh një President dhe Zëvendëspresident të ri. Nuk ka kufizime për shërbimin e përsëritur në këto dy funksione. Nëse mandatet komunale të Presidentit dhe Zëvendëspresidentit pushojnë nëpërmjet çfarëdo mënyre të përshkruar ligjore, Kuvendi do të shkarkojë ata dhe zgjedh një President dhe Zëvendëspresident të ri.

4. Presidenti do të përfaqësojë Asociacionin/Bashkësinë para autoriteteve qendrore dhe palëve të treta, vendore apo të huaja.

5. Presidenti udhëheq takimet e Kuvendit dhe është i autorizuar mes palëve për të thirrë takimet e Kuvendit.

6. Presidenti mbikëqyrë punën e Bordit të Asociacionit/Bashkësisë dhe asministratës dhe menaxhon punën e Asociacionit/Bashkësisë, zbatimin e objektivave të Asociacionit/Bashkësisë dhe vendimet e Kuvendit.

7. I asistuar nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë dhe administrata, Presidenti menaxhon buxhetin dhe shpenzimet e Asociacionit/Bashkësisë, në linjë me dispozitat e Statutit dhe normave ligjore të Kosovës.

8. I asistuar ng Bordi, Presidenti është entiteti i autorizuar i Asociacionit/Bashkësisë për menaxhimin e llogarive, dokumenteve të lidhura me pronën, marrëveshjet për hyrjen në bashkëpunim, përfaqësimi në gjykatë dhe të tjera çështje administrative, dhe forma të tjera të korrespodencës formale të nevojshe për funksionimin e Asociacionit/Bashkësisë. Gjatë ushtrimit të kësaj detyre, Presidenti do të ndjek procedurat e përshkruara në Statut dhe normat legale të Kosovës.

9. Presidenti inicion shqyrtimin dhe aprovimin e udhërrëfyesit e politikës strategjike dhe dokumente të tjera të përshkruara më lartë nën kompetencat e Kuvendit të Asociacionit/Bashkësisë.

10. Zëvendëspresidenti i asiston Presidentit në të gjitha funskionet e përshkruara më lartë, përfaqëson Asociacionin/Bashkësinë në konsultim me Presidentit dhe zëvendëson Presidentin në ushtrimin e detyrave të tij/saj nëse është e nevojshme. Presidenti përkohësisht mund të delegojë çfarëdo detyre tek Zëvendëspresidenti.

Neni 11

Këshilli i Asociacionit/Bashkësisë

1. Asociacioni/Bashkësia do të ketë Këshillin e përbërë nga një maksimum prej 30 anëtarësh të zgjedhur mes banorëve të komunave pjesëmarrrëse, përfshirë të gjithë kryetarët e komunave pjesëmarrëse.

2. Përbërja e Këshillit do të reflektojë diversitetin etnik të komunave pjesëmarrëse dhe do të respektojë dispozitat kushtetuese dhe ligjore mbi përfaqësimin e komuniteteve në Kosovë.

3. Rregullat e specifikuara më lart për mandatin e shërbimit të këshilltarëve komunalë dhe kryetarëve brenda trupave të Asociacionit/Bashkësisë do të aplikohen për mandatin e Këshillit për kryetarët.

4. Zgjedhja dhe kriteret për anëtarësi në Këshill për anëtarët e saj që nuk janë kryetarë apo këshilltarë komunalë do të përcaktohen nga Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë përmes një rregullimi të veçantë në pajtim me Statutin dhe me normat legale të Kosovës.

5. Shpeshtësia dhe planifikimi i takimeve, vendim-marrjes dhe çështje tjera që rregullojnë procedurat e Këshillit do të përcaktohen nga Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë përmes një rregulloreje të veçantë në pajtim me Statutin dhe normat legale të Kosovës.

6. Anëtarësia në Këshill për jo-kryetarët e komunave do të reflektojë diversitetin etnik të komunave pjesëmarrëse dhe do të respektojë normat kushtetuese dhe legale për përfaqësimin e komuniteteve në Kosovë.

7. Këshilli i Asociacionit/Bashkësisë është një trup këshillues që ofron udhëzime për punën e Asociacionit/Bashkësisë.

8. Këshilli ofron këshilla për të tjera trupa të Asociacionit/Bashkësisë dhe anëtarët e saj mund të angazhohen direkt në hulumtime, analiza, formulime strategjike udhëzimesh, dhe kolegjiume profesionale të lidhura me zbatimin e Objektivave të Asociacionit/Bashkësisë.

9. Këshilli ofron rekomandie për Presidentin, Zëvendës-Presidentin, Bordin, dhe Kuvendin e Asociacionit/Bashkësisë në të gjitha aspektet e punës së tyre.

10. Anëtarët e Këshillit kanë të drejtën që të monitorojnë takimet e Kuvendit të Asociacionit dhe të bëjnë propozime të shkruara për shqyrtim dhe aprovim nga Kuvendi i Asociacionit.

11. Këshilli ofron opinione këshilldhënëse mbi të gjitha format e vendimeve nga Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë.

NENI 12

Bordi i Asociacionit/Bashkësisë

1. Asociacioni/Bashkësia do të ketë një bord të përbërë nga 7 anëtarë të votuar nga Kuvendi mes kryetarëve dhe banorëve të komunave pjesëmarrëse.

2. Përbërja e Bordit do të reflektojë diversitetin etnik të komunave pjesëmarrëse dhe do të respektojë provizionet kushtetuese dhe legal mbi përfaqësimin e komuniteteve në Kosovë.

3. Bordi do të zgjidhet nga Asmableja e Asociacionit/Bashkësisë pas propozimit nga Presidenti. Zgjedhja e Bordit kërkon shumicë të thjeshtë nga delegatët e Kuvendit.

4. Gjatë formulimeve të propozimeve të tij/saj për Bordin, Presidenti do të konsultojë lidershipin e të gjitha komunave pjesëmarrëse, Zyren e Kryeministrit të Kosovës, Këshillin e Asociacionit/Bashkësisë, shoqërinë civile dhe liderët e komuniteteve joshumicë nga komunat pjesëmarrëse.

5. Sa i përket kryetarëve që mund të zgjidhen anëtarë të Bordit, mandati i tyre me Bordin është i lidhur me mandatin e tyre si kryetarë, në linjë me dispozitat relevante të përshkruara më lart në Statut.

6. Kuvendi mund të zgjedh çdo banor tjetër të komunave pjesëmarrëse për anëtarësim në Bord.

7. Bordi do të zgjedh Kryesuesin, që do të bashkërendojë aktivitetet e saj dhe do të raportojë para Kuvendit dhe Presidentit të Asociacionit/Bashkësisë.

8. Nën mbikëqyrjen e Presidentit, Bordi menaxhon zbatimin e Objektivave të Kuvendit, vendimeve relevante të Kuvendit, dhe administratën e Asociacionit/Bashkësisë.

9. Në punën e tyre, anëtarët e Bordit do të ndihmohen nga një kolegjium profesional i përbërë nga ekspertë të fushave që mbulohen nga Objektivat e Asociacionit/Bashkësisë.

10. Bordi do të themelojë një kolegjium profesional në zonat vijuese:

– Zhvillimin e konomisë lokale;
– Arsim;
– Kujdes shëndetësor primar dhe sekondar;
– Mirëqenie sociale;
– Planifikim urban dhe rural;
– Zgjidhje të qëndrueshme për të kthyerit;
– Shërbime publike;
– Çështje legale, administrative dhe procedurale;
– Të drejtat e komunitetit jo-shumicë.

11. Bordi mund të vendos të themelojë kolegjiume të tjera profesionale në vijë me Objektivat e Asociacionit/Bashkësisë.

12. Puna e kolegjiumit është e kufizuar te hulumtimi, këshillat profesionale dhe teknike të lidhura me zbatimin e Objektivave të Asociacionit/Bashkësisë, që kanë të bëjnë me kompetencat e Bordit.

13. Nën mbikëqyrjen e përgjithshme të Presidentit, puna e kolegjiumit mbikëqyret nga Bordi, nën koordinimin e Kryesuesit të saj.

14. Në përzgjedhjen e kolegjiumit profesional, Bordi do të respektojë dispozitat e diversitetit etnik sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Neni 13

Administrata e Asociacionit/Bashkësinë

1. Asociacioni/Bashkësia do të ketë një administratë, e udhëhequr nga një Shef i Administratës i emëruar nga dhe që i raporton Bordit.

2. Administrata do të mbështet punën e Asociacionit/Bashkësisë, në veçanti të Bordit dhe Presidentit.

3. Stafi i administratës është i përbërë nga qytetarë të paanshëm, profesional dhe llogaridhënës të Kosovës – pavarësisht vendbanimit të tyre komunal. Stafi i administratës do të reflektojë standardet e multietnicitetin dhe barazisë gjinore të brendësuara në normalt legale të Kosovës. Stafi i administratës janë të punësuar nga Bordi mbi bazën e meritës dhe nëpërmjet provedurave të përzgjedhjes së draftuar dhe miratuar nga Bordi, në linjë me Statutin dhe normat legale të Kosovës.

4. Stafi i administratës do të përfitojnë nga një status i punësimit formal me Asociacionin/Bashkësinë dhe do të gëzojë të drejtat dhe mbrojtjet e ofruara tek punëmarrësit nga Ligji i Punës.

5. Stafi i administratës do të jetë subjekt i detyrave të përshkruara për punëtorët në Ligjin e Punës.

6. Asociacioni/Bashkësia do të respektoj të gjitha dispozitat relevante të Ligjit të Punës.

7. Shefi dhe stafi i administratës nuk do të jetë nga grada e kryetarëve të zgjedhur ose anëtarët e asamblesë së komunës i asambleve të komunave pjesëmarrëse, as nuk do të ketë ndonjë funskion në Asociacion/Bashkësi.

8. Anëtarët e Asociacionit/Bashkësisë mund të vendosin të përdorin një numër të punëtorëve të tyre administrativ për të ndihmuar Bordin dhe Asociacionin/Bashkësinë në zbatimin e objektivave. Në këtë drejtim, anëtarët e Asociaciconin/Bashkësisë nuk do të minojnë kapacitetet e komunave pjesëmarrëse për të ofruar shërbimet në linjë me normat ligjore të Kosovës.

Marrëdhëniet me autoritetet qendrore

Neni 14

1. Asociacioni/Bashkësia është subjekt juridik sipas kornizës kushtetuese dhe ligjore të Kosovës dhe do të angazhohet me autoritetet qendrore të Kosovës, në bazë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimit të informacioneve, në frymën e promovimit të demokracisë dhe multietnicitetit dhe në përputhje me normat ligjore.

2. Asociacioni/Bashkësia do të promovojë interesat e komuniteteve dhe banorëve të komunave pjesëmarrëse, në mirëbesim dhe në frymën e mirëbesimit dhe gjithpërfshirjes së shumë etnive.

3. Asociacioni/Bashkësia mund të ofrojë udhëzime, këshilla teknike dhe ligjore për komunat e saj pjesëmarrëse në lidhje me të drejtat e tyre të parashikuara me kushtetutë dhe me ligj për propozimin e legjislacionit.

4. Në marrëdhëniet me autoritetet qendrore, Asociacioni/Bashkësia gjithashtu mund të ofrojë këshilla dhe ekspertizë teknike në hartimin e legjislacionit sipas normave të përcaktuara ligjore të Kosovës. Asociacioni/Bashkësia mund të marrë pjesë në seancat dëgjimore publike në lidhje me legjislacionin e ri ose ndryshimet në legjislacionin ekzistues. Asociacioni/Bashkësia mund të ftohet nga Qeveria ose Kuvendi i Kosovës për të dhënë këshilla në hartimin e legjislacionit që ka të bëjë me qeverisjen lokale, të drejtat e komuniteteve, apo ndonjë fushë të mbuluar nga Objektivat e Asociacionit/Bashkësisë.

5. Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të inicojë ose të marrë pjesë në procedurat para gjykatave kompetente në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse të Kosovës.

6. Asociacioni/Bashkësia do të fillojë procedurat para Gjykatës Kushtetuese vetëm kur Asociacioni/Bashkësia si person juridik mund të pretendojë se është viktimë e shkeljes së të drejtave dhe lirive të saj themelore të garantuara me Kushtetutë në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës.

7. Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të nominojë përfaqësues në organet kompetente të autoriteteve qendrore, përfshirë Këshillin Konsultativ për Komunitetet.

8. Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtë të ketë qasje dhe informacion nga autoritetet qendrore në përputhje me ligjet e Kosovës.

9. Duke vepruar në emër të Asociacionit/Bashkësisë, katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës – përderisa të gjithë janë anëtarë të Asociacionit/Bashkësisë – do t’i ofrojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës një listë të kandidatëve për të nominuar komandatin rajonal të Policisë siç specifikohet në nenin 9 të Marrëveshjes së Parë të Ratifikuar.

Kapaciteti ligjor

Neni 15

1.Përmes një akti ligjor, Qeveria e Kosovës do t’ia japë Asosiacionit/Bashkësisë statutin e një entiteti ligjor dhe kapacitetin e nevojshëm ligjor për t’i përmbushur Synimet e veta. Kjo përfshinë të drejtën për të pasur prona të veta të lëvizshme dhe të palëvizshme, për të pasur në bashkëpronësi kompani të cilat ofrojnë shërbime lokale brenda shtrirjes së Synimeve të Asosiacionit/Bashkësisë, dhe për të dhënë kontrata, përfshirë kontrata punësimi.

VI. Buxheti dhe mbështetja

Neni 16

1. Asosacioni/Bashkësia do ta ketë buxhetin e vet, i cili do të administrohet në përputhje me parimet e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe të provizioneve të Ligjit për Prokurimin Publik.

2. Shpënzimet e Asociacionit/Bashkësisë do të jenë subjekt i auditimit nga autoritetet kompetente, përfshirë nga Auditori i Përgjithshëm i Kosovës.

3. Asociacioni/Bashkësia do të financohet nga:

– Kontributet nga anëtarët e vet;

– Të hyrat dhe të ardhurat nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni/Bashkësia, nga kompanitë e saj apo nga asetet e saj të lëvizshme dhe palëvizshme;

– Transferet nga autoritetet qendrore; (SHËNIM: Gjykata Kushtetuese e shpalli këtë jokushtetues, por Asociacioni ekzistues i Komunave të Kosovës përmban në statutin e vet provizionet si në vijim: 6.1 Prona e asociacionit dhe fondet tjera përbëjnë: …6.1.3 të ardhurat nga niveli qendror, niveli lokal dhe nga jashtë shtetit).

– Kontributet, grantet, donacionet, si dhe nga përkrahja financiare nga asociacionet dhe organizatat e tjera, vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe nga Republika e Serbisë;

– Asociacioni/Bashkësia do të përjashtohet nga detyrimet dhe taksat në ndjekje të Synimeve të veta, njëlloj sikur komunat pjesëmarrëse.

4. Asociacioni/Bashkësia do të ofrojë raporte vjetore në Qeveri për faturat dhe menaxhimin e fondeve të veta. I gjithë financimi, veçanërisht ai nga Republika e Serbisë, do të kryhet nën provizionet ligjore të Kosovës.

5. Asociacioni/ Bashkësia nuk do t’i zëvendësojë apo minojë të drejtat e komunave pjesëmarrëse për të marrë dhe për të vendosur për shpenzimet e të hyrave komunale dhe të financimit të duhur nga qeveria qendrore.

VII Dispozitat e përgjithshme dhe përfundimtare

Neni 17

1. Brenda një viti të miratimit të Statutit të Asociacionit/Bashkësisë, një rishikim i zbatimit të tij do të bëhet nga Qeveria. Në rast mosmarrëveshjesh ndërmjet Qeverisë dhe Asociacionit/Bashkësisë që rezultojnë nga ky rishikim, Qeveria do t’ia referojë çështjen Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim. Asociacioni/Bashkësia do të ketë të drejtën e përfaqësimit të argumenteve të tij në rast të shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

2. Në asnjë aspekt të objektivave, politikave, rregullave të procedurës, vendimeve, politikave apo aktiviteteve të tij, Asociacioni/Bashkësia nuk do të cenojë apo anashkalojë autoritetin dhe kompetencat e parashikuara me kushtetutë dhe ligj të komunave pjesëmarrëse, dhe në asnjë mënyrë nuk do të zëvendësojë apo minojë marrëdhëniet e parashikuara kushtetuese dhe juridike në mes të autoriteteve qendrore dhe lokale në Republikën e Kosovës.

3. Sa herë që është e nevojshme dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të miratojnë procedurat e tyre për zbatimin e pasojave të anëtarësisë së tyre në Asociacion/Bashkësi.

4. Në çdo kohë, Qeveria mund të ushtrojë të drejtën e saj të parashikuar me kushtetutë për t’i referuar çështjet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kushtetutshmërinë e çdo aspekti të punës dhe funksioneve të Asociacionit/Bashkësisë. Vendimet dhe shqyrtimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese do të jenë obligative për Asociacionin/Bashkësinë.

Shënim: Përkthimi i draftit nuk është i rishikuar nga ekspertët e terminologjisë juridike. @nacionale.com

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top