Kuvendi i LDK me skandale

Shkruan: Milazim Maraj

Largimi i kryetares së Degës së LDK, në Gjermani znj. Donika Gërvalla nga Kuvendi i LDK tregon qartë së kjo sjellje nuk ka të bëjë më filozofinë politike të LDK së Dr. Ibrahim Rugovës. Këto janë atavizma të LKJ të bartura në LDK bashkë më aktoret. Prononcimet e disa kryesive dhe individëve, tani më kujtuan një barsoletë që e pata dëgjuar në Shqipëri në vitin 1993. Barsoleta tregonte gjendjen psikopatologjike të krijuar nga partia e punës në popullatën shqiptare në Shqipëri.
Barsoleta është në këto vargje:

Fjalë e urtë kishte qenë e thëna
Qengji i butë i thith dy nëna
Por së ditëm këtë të renë
Thith servili tërë kopenë.

Në historinë e shtetit, institucioni më i pa qëndrueshëm është i mbështetur në servil.

Nuk është e tolerueshme që në politikën e brendshme të subjekteve tona të ri instalohet ekskluziviteti dhe njëmendësia, refuzimi dhe dënimi i idesë së kundërt. Kurse në LDK kjo është e pazakonshme. Diçka që nuk ka ndodhur kurrë. Andaj kjo anëtarësi do ta gjejë rrugën e vet të triumfit deshi apo jo dikush. Ndryshimi i gjeneratave është i pa shmangshëm dhe i pa ndalshëm. Pengesat që u vihen janë krime dhe sikur që keni parë çdo kund janë dënuar deri në dënime kapitale. Themeluesit e LDK nuk kërkojnë poste në parti as për mes partisë, por kanë të drejt që të reagojnë kur mundi ,gjaku i tyre dhe familjeve të tyre nëpërkëmbet, injorohet dhe keqpërdoret. Çfarë kuptimi ka të përdoret dhuna ndaj një anëtare të devotshme të LDK. Çfarë të keqe do të kishte po të futej Donika Gërvalla në Kuvend të partisë vet. Po ta thoshte fjalën e vet. Të provohej përkrahja e idesë së re që eventualisht do të vinte. Flitet për parregullsi në zgjedhjen e kryetarit të Degës së LDK në Gjermani.

Çka mendoni a ishte në rregull çdo gjë kur u zgjodh kryetari i LDK Isa Mustafa? Apo kjo është moto e re që patriotet ju duhen vetëm si varreza për të i përkujtuar një herë në vit sa për të marr ngjyrë kombëtare ata që përkujtojnë, ndërsa njerëzit e përgatitur të aftë dhe më bagazh kombëtarë, të mbahen sa më larg, nga së afër tyre, pushtetarët ndihën të pa sigurt, në pozicionin që e kanë. Ardhja e z. Isa Mustafa në LDK nuk është për mes të procedurës së rregullt. Këtë e solli ish kryetari ,në kundërshtim më statutin e LDK. Zgjedhja më aklamacion përsëri është në kundërshtim më statutin…. Ata që kanë shumë vota në parti nuk janë të pranueshëm për kryetarin dhe servilet e tij. Kjo duhej të ishte e kundërta. Njerëzit që kanë më shumë vota janë më legjitim, përfaqësojnë elektoratin kjo është demokracia. Por si do që të jetë kjo gjendje do të ndryshoj gjithsesi. Nëse nuk lejohet që ndryshimet të behën në rrugë normale kjo do të behët më rrugë revolucionare.

Kur gjerat nuk rrjedhin natyrshëm, fryhen dhe shpërthejnë pa kontrollueshëm. Brezi që po vije është i përgatitur. Nuk duhet të pengohet por të përkrahet më dashamirësi. Këta janë njerëzit tonë të ri, nëse nuk mundemi të i ndihmojmë, të mos i pengojmë. Çdo njeri që ngritët pa ndershëm dhe pa ligjshëm, duhet ta kujtoj rënien e tij, të shpejt, të turpshme dhe më pasoja. Acarimi i gjendjes në LDK është i rrezikshëm. Dëmtimi i mëtutjeshëm i LDK duhet të kuptohet dëmtim i themeleve të Demokracisë në Kosovë. Të shohim pak çka po ndodhë më vendet dhe shtetet tjera kur dhunohet demokracia. Koha është për të i thirrur arsyen, për ndihëm. Nuk është LDK parti adoleshente. Kjo anëtarësi është mësuar ta udhëheq vizionari dhe e dikton herët qorrsokakun. Dega në Gjermani nuk është e vetmja degë e pa kënaqur. Më poste dhe beneficione tjera mund të pajtohen servilet por jo edhe anëtarësia e gjerë. LDK është parti e transparencës, tolerancës. Kjo parti krijon atmosferë demokratike për të gjithë. Kështu e ka fituar besimin dhe nuk e ka zhgënjyer anëtarësinë e vet. Në këtë kurs ka arrit të realizojë projektin për të cilin ka besuar vetëm ai që e ka kuptuar drejt fuqinë e demokracisë dhe fjalës së urtë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top