Arbër Gashi, Artur Roshi dhe Zudi Xhelili

KUVENDI I BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT TË KOSOVËS

Shkruan: Dr. Artur Roshi, Kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat

Dje mbylli punimet kuvendi zgjedhor i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat të Kosovës.

Një strukturë politike që do të funksionojë në Kosovë për të përfaqësuar idetë e Mid’hat Frashërit me tharm të vërtetë kombëtar dhe në frymën e Konservatorizmit moderrn Europian.

Një pjesë e strukturës politike që i shtohet pjesës tjetër të Ballit Kombëtar Demokrat në Shqipëri dhe grupit inisiator në Maqedoni nën drejtimin politik Unik të Kshillit Kordinator të Ballit për Shqipëri Etnike për gjithë trojet Shqiptare.

Uroj z.Arbër Gashi që në rolin e Sek.të Përgjithshëm të Kshillit Kordinator për Shqipëri Etnike pati përgjegjësinë e monitorimit të këtij kuvendi si dhe drejtimin politik në të ardhmen të Kosovës të përputhur me frymën politike unike të Kshillit.

Uroj punë të mbarë për z.Gazmend Islami, kryetarin ekzekutiv të Ballit Kombëtar Demokrat të Kosovës, z.Bekim Baftiu zv/kryetar, z.Xhemajl Topalla dhe z.Rustem Bajraktari si n/Kryetar, z.Ejup Sadiku sekretar dhe gjithë hierarkisë së Partisë.

Është kurorëzim i një suksesi të inisjativës së shumë shqiptarëve të Kosovës që kanë një qasje thelbësore me çështjen kombëtare, por dua të veçoj kontributin e z.Arbër Gashi , Gazmend Islami , të z.Agim Curri, kryetar i PBKD në Gjermani, z.Afrim Rizvanolli nga Zvicra, etj. Falënderim meritojnë edhe z.Zudi Xhelili, z.Dashamir Marku, z.Sazan Papraniku që i janë bashkuar institucionalizmit të Kshillit Kordinator të Ballit si përfaqësues të Shqiptarëve të Maqedonisë.

Kam besim se të gjithë bashkë do punojmë për të bindur Shqiptarët se Idealizmi ynë do përbëjë vlerë shoqërore në shërbim të së ardhmes së kombit tonë.

NE do punojmë si vazhdimësi e historisë sonë politike duke qartësuar shqiptarët në gjithë trojet tona se filozofia jonë politike konsevatorizmi moderrn Europian tenton në një hiearki të sistemit të vlerave të çdo qytetari.

NE do punojmë që Shqiptarët nën lirinë e tregut të lirë të krijonë një liri individuale dhe të eksportojmë fqinjësi të mirë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top