Shkruan: Bekim Lumi
Kush po i kërcënohet Shqypnisë? Kush po thotë se çashtja çame nuk ekziston? Kush po flet për raporte forcash në Ballkan? Greqia, ky Kalë i Trojës në Bashkimin Europian, që për pak sa nuk falimentoi si shtet e gati sa nuk ra në çapojtë e Rusisë! Me sa duket, Greqia po i ban hesapet pa hanxhiun, duke harrue se, përveç Shqypnisë, Kosova asht shteti i dytë shqiptar në Ballkan. Ajo ende nuk e ka marrë vesh se, mbas Kombëtares së Futbollit të Kosovës, do ta krijojmë edhe Kombëtaren e Futbollit të Çamërisë. 🙂 #MeÇamërinë!