KUSH MRIZON NË INSTITUTIN ALBANOLOGJIK?

SHKRUAN: PROF. BEKIM LUMI

E qartë, në Institutin Albanologjik të Prishtinës mrizojnë e vegjetojnë edhe pseudoalbanologë mjerana, të cilët para këtij instituti ma me dëshirë kishin me e vendosë shtatoren e Androkli Kostallarit, i cili, me “standardin” gjuhësor të vitit 1972, e ka sakatue gjuhën shqipe, se sa shtatoren e Profesorit Anton Çetta, i cili, me punën dhe veprën e tij të jashtëzakonshme kërkimore e studimore, sidomos në fushën e folklorit, e ka begatue, fuqizue e fisnikërue shkencën e albanologjisë.

Këta mjerana, këto fosile arkaike pseudoshkencore, këta xhuxhmaxhuxhë të albanologjisë, të cilët me “studimet” e tyne në asnjë rrethanë nuk mund të krahasohen me Profesorin Anton Çetta, duhet ta kuptojnë se reagimi dhe refuzimi i tyne për me e vendosë para Insitutit Albanologjik shtatoren e Plakut të Urtësisë, të Paqes e të Pajtimit, asht shprehje e injorancës, inferioritetit, mediokritetit dhe primitivizmit.

Me punën e tij madhore për pajtimin e gjaqeve në Kosovë gjatë viteve ’90, Profesor Anton Çetta kish me qenë ekzemplari ma i përsosun, ma unik e ma i dinjitetshëm për Çmimin Nobel për Paqe. Edhe pse me shumë vonesë, vendosja e shtatores së tij para Institutit Albanologjik të Prishtinës kish me qenë gjesti dhe akti ynë ma i vogël simbolik për nderimin, përshpirtjen dhe përjetësimin e figurës së tij të jashtëzakonshme.

Kosova dhe shqiptarët, tash e gjithmonë, kanë nevojë të identifikohen me njerëz e burra të tillë të mëdhenj si Profesor Anton Çetta.

2 thoughts on “KUSH MRIZON NË INSTITUTIN ALBANOLOGJIK?”

  1. Artan Baliaj

    Anton Çeta meriton të gjitha nderimet nga kombi ynë.Ai është një mendimtar dhe pajtimtar i madh.Permendoren e ka në zemrat dhe mendjet tona.

  2. Sinan Kastrati

    Me vend. Profesor Anton Cetta meriton shume me shume se sa nje permendore.
    Por ai ka dashurine dhe respektin e te gjithe shqiptareve, te te gjitha moshave e prifesioneve.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top