IK NGA KURVIZMI KOMUNIST, ENFERRO - TITISR

KUSH ISHTE TOGER “BABA”, SIGURIMSI QË PËRDHUNONTE GRATË DHE TERRORIZOI MIRDITËN

-Toger Baba, që Mehmet Shehu e solli në Mirditë për të nënshtruar mirditorët ka qenë faqja e zezë e partisë komuniste, e filloi gjyshi tregimin e tij.

Plaku ktheu gotën e vogël të rakisë dhe nguli pirunin mbi një kokërr ulliri, të cilin e bashkoi me një copë djathë.

-Ai i vuri emrin vetes ‘babë’, a thua se Mirdita kishte nevojë për ’baba’. Emrin që i kish vu e ama e kishte Hodo Habibi dhe ishte prej Kurveleshi.

Ishte një njeri mizor, imoral, pa nder e pa princip. Erdhi me karta bjankë në Mirditë me shtru në hu djemtë e burrat e me çnderu femnat. Kishte me vete 200 partizanë dhe dorën të lirë me pushkatu kë të donte ai, pa gjyq fare. Në atë kohë, viti-‘46, në malet e Mirditës ishin rreth 500 burra, të shpërndarë në çeta të vogla. I kishin lanë shtëpitë e tyre pasi nuk e donin regjimin e Enver Hoxhës. Ishin në hall se për t’u hedhur përtej kufirit në Jugosllavi, kishin frikë se Titoja mund t’i dorëzonte tek qeveria e Tiranës.

Toger Baba kishte për qëllim gjetjen e arrestimin e tyre. E filloi misionin e tij me terror në popull, pa dallim. E nisi fillimisht në Fanë. Dha urdhër që katundarët të mos i mbyllshin shtëpitë e as ditën e as natën, se ishin për kontroll. Burrat i mblodhi dhe dha urdhër t’i shtronin në hu, pasi t’i zhvishnin. Të çburrëruar e të lidhur dorë për dorë i shtynin pranë një zjarri të madh të ndezur, ndërsa i rrihnin.

E sa për gratë…mjerë ajo grua që ia vinte syrin Toger Baba, se nuk dilte nga duart e tij pa u përdhunuar. Kur hynte nëpër pyje në ndjekje të të arratisurve merrte me veta gra (jo burra) që t’i tregonin rrugën. Pasi mbaronin misionin ato të shkretat ktheheshin në shtëpitë e tyre të turpëruara e pa guxuar të thoshin një fjalë. Populli jetonte në panik.

Qeverisë i shkuan raporte për punët e tij të zeza, por mbeten nëpër sirtarët e zyrave deri sa i erdhi fundi kësaj pune. Në tetor të vitit 1946, ai mbërriti në Kodrën e Spaçit dhe arrestoi krejt burrat e katundit, 40 vetë. Të lidhur dorë për dorë ata i detyruan të ecin tre orë në këmbë, të zhveshur. Në katundin Mushtë të Bjeshkës së Munellës përdori si burg për ta një stallë lopësh, ku balta kishte shkuar deri në gju. Të nesërmen burrat i vunë përsëri përpara deri në Kimëz. Atje kishte mbledhur burra e gra nga katundet e tjera.

Aty i ra në sy gruaja e Preng Gjon Markut. Quhej Dilë. Ai e arrestoi dhe pastaj dha urdhër që ta zhvishnin. Gruaja kundërshtoi me fjalë të rënda dhe atëherë togeri urdhëroi të bëhej një zjarr me dëllinja të thata dhe ta hidhnin gruan në zjarr. Burri i saj duke mos duruar më, shpërtheu lidhjen e duarve dhe arratiset nëpër mal ashtu siç ishte, i paarmatosur. Policia dhe partizanët e Toger Babës iu vunë pas dhe e vranë. Një kushëri të tij, që atë kohë studionte në Moskë, Pal Nikoll Prendit, i shkoi fjala se ç’po ndodh në Mirditë Ai mori dy javë leje e kthehet prej andej dhe raportoi gjendjen në qeveri.

Raporti i Pal Nikoll Prendit i shkon në dorë ministrit të Brendshëm në atë kohë, Koxi Xoxes.

Toger Baba e lë Mirditën e shkon në Zadrimë. Mendoi se me Zadrimën do ta kishte më lehtë, duke mos e ditur se zadrimasit përbëheshin më shumë nga mirditorë. Në Hajmel vendosi qendrën e tij. I ra në sy një vajzë e bukur. Ishte e motra e Kol Simonit, Luçia. Për ta pasur lehtë me e shti në dorë të motrën, Luçien, arreston të vëllain nën preteksin se ky ka strehuar çetat e malit. E torturoi djalin me pyetje, por nuk nxorri gja prej tij. E vërteta ishte që Kola s’ishte marrë me këtë punë.

Atëherë arrestoi Luçien, dhe i kërkon të bjerë në shtrat me të. Kur ajo nuk pranoi atëherë ai i u hodh për ta përdhunuar. Vajza rezistoi me gjithë fuqinë e saj, duke ia çjerrë fytyrën me thonj togerit, dhe i shpëtoi nga duart. Iku me vrap dhe u fsheh në një shtëpi në katund. Aty priti sa të dilte drita dhe u nis për në Shkodër. Ndërkohë togeri kishte dhënë urdhër që katundi të dorëzonte vajzën ose përndryshe do t’i vriste të vëllain, Kolën. Dhe ashtu bëri. Porositi që ta dërgonin djalin në burgun e Lezhës e rrugës ta vrisnin nën pretekstin se u kishte ikur nga duart rrugës.

Luçia me të mbërritur në Shkodër shkoi drejt e tek familja e Tuk Jakovës me të cilën familja e saj kishin miqësi. Prova se çfarë i kishte ndodhur ishte ajo vetë, boll që ta shikoje të shkyme rrobash e të rrahun. Tuku e këshillloi të shkojë në Tiranë dhe i dha vajzës një letër për t’ja dhënë në dorë Koçi Xoxes.

Koçi Xoxe kur e pa vajzën në atë gjendje dhe lexoi letrën dha urdhër që të shkohej në Hajmel e të vërtetoheshin në vend gjitha sa ishin raportuar për Hodo Habibin, të ashtuquajturin “Toger Baba”. Gjykata e Shkodrës kishte marrë informacionet për veprimet terroriste të togerit ne Mirditë. Toger “Baba” u var në konop. Më kanë thanë se ma vonë, pasi Enveri e dënoi Koçi Xoxen, “babën” e bani hero..

(Shkëputur nga libri ‘Yjet nuk janë të kuq’ i shkrimtares shqiptaro-amerikane Albana Melyshi Lifschin) TiranaObserver

11 thoughts on “KUSH ISHTE TOGER “BABA”, SIGURIMSI QË PËRDHUNONTE GRATË DHE TERRORIZOI MIRDITËN”

  1. SHqipni e Mesme

    Mirdita ishte 24 karad shqiptare…dhe banda komunistojugore kishte frik prej tyne. Po tashi dhe Mirdita si xhdo ven i SHqipnis ösht e përzime; rradh gjinden njerëz t’mir…Sidoqi t’jet, nqs don me gjet njerëz t’mir mund ti gjejsh vetëm n’Mirdit…

  2. Po a ku jan njerrzit qe ky i ka vra a ka lan naj njer ky hodo po ik mor se nuk kishin qen kerkushi shqiptar arjanit cela ka vdek ne kemb te veta smori asnje gjakun a kishin ne dor

  3. Po kjo Albana ka shkrujt gjo per hetuesin Lek Melyshi te 313 se ci ka bo robve kot pa asi faj???
    Nuk e di ca lidhje kane..nga mbiemri nisem..

  4. KUSH ISHTE TOGER BABA APO HODO HABIBI NGA KUÇI I KURVELESHIT,LE TE LEXOJE LIBRIN TIM “DOSJE NEN ZINXHIRE”,POR EDHE GAZETEN USHTRIA DHE KOHA 1995-1996.GEZIM TE GJITHA ATO JANE TE VERTETA.LEXO LIBRIN TIM

  5. Hodo muti bastardi e ka pasur tamam emrin. Dhe varrin me mut meriton tia mbulojnë edhe sikur në varreza të dëshmorëve të jetë. Kafshë komuniste

  6. Por ma e keqja asht se edhe sot e ksaje dite ka njerz qe e adhurojne ate kohe dhe ate rregjim. Kta nuk mund ta kuptoj….

  7. Mjerë ky popull çka hequr e çpo heq.vetëm se mirditorët më duket se kanë filluar të harrojnë.

  8. Krejt e vertete ajo qe shkruan zonja Albana…mjere ky popull çcfare ka heqe…Keto jane histori qe siç thote populli me ja “tregu Nates se Pare te varrit”….

  9. lulash bjeshku

    eshte e frikshme dhe per ne qe lexojme tani,le me per ata qe e kane vuajtur ne kurriz,ka pasur dhe vampire te tjere ne veri sic ishte xhemal selimi ne dukagjin
    i cili vriste pa gjygj,dogji dhe mori ne qafe familjet me te mira te asaj kohe.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top