Kush i kontrollon bashkësitë fetare?

Shkruan: Gani Mehmetaj

Dy shtetet shqiptare si asnjë shtet tjetër evropianë nuk i kanë nën kontroll komunitetet fetare. Nga kush varët, atëherë Komuniteti i Myslimanëve të Shqipërisë? Nga Turqia, Arabia Saudite e Irani, nga shoqatat vehabiste, salafiste e tekfiriste. Zhgani i Azisë zbarkoi në Shqipëri. Zyrtarët e Tiranës po ua përkëdhelin bishtin shteteve- sponsore të islamit e xhamive, sepse po i zhvatin fondet arabe e turke. Prandaj e tolerojnë Shoqatën e Myslimanëve që terrorizon Durrësin. Një grusht myslimanësh mercenarë, pa fe, pa komb e pa atdhe, fyejnë kujtimin e Nënë Terezës, fyejnë krenarinë kombëtare të mbi shtatë milion shqiptarësh dhe nuk del askush që t’ua mbyll gojën. Pakica myslimane terrorizon shumicën shqiptare si t’i kishte lëshuar tokat shqiptarët. Ç’fatkeqësi! Nga shkaqe të korrupsionit u lejua ndërtimi i xhamisë në Tiranë. Të korruptuar ishin edhe zyrtarët e Prishtinës kur e dhanë lejen e ndërtimit për xhamin në qendër të qytetit që i konkurron në çmendurinë e vet zyrtarëve të Tiranës. Qindra xhami në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, të ndërtuara më fonde të dyshimta, rekrutuan shqiptarë në Siri e Irak, ku e lanë kokën fatkeqët. Islamikët me bekimin e zyrtarëve më të lartë të shtetit, provokojnë e godasin në pikat më të ndjeshme kombëtare: e ndërtuan para disa vjetësh cubnisht xhaminë në Durrës, ngjitur me amfiteatrin antik, duke e dëmtuar në mënyrë të pariparueshme imazhin e turizmin shqiptar; e ngritën xhaminë e qelqtë në Shkodër, qytetin-simbol të qëndresës antiturke e antisllave; provokojnë rrezikshëm më përpjekjet për të ndërtuar xhami në Kështjellën e Rozafës, mbi kishën katolike shqiptare, apo në Kështjellën e Skënderbeut në Krujë; ngrehin xhami në qendër të Tiranës, kryeqytetin e kulturës perëndimore të shqiptarëve; e rindërtuan, në Kosovë, në emër të kinse renovimit, xhaminë e Sulltan Mehmetit, vrasësit të arbërorëve mbi rrënojat e Kishës Katolike Shqiptare, aty ku u varros Pjetër Bogdani; ndërtuan qindra xhami kundër vullnetit të shqiptarëve, por duke i korruptuar zyrtarët lokal e qendror; shoqatat myslimane përpiqen të nxisin gjakderdhje me deklaratat e arrogancën e tyre. Ndërkaq, shtetarët e korruptuar deri në palcë, në Tiranë e në Prishtinë, në mënyrë kriminale i lejuan këto gjëra, sepse janë kapur nga mafia islamike, që lejet e ndërtimit i nxjerrë më para nën dorë, ashtu sikurse mbeti peng elita shtetërore shqiptare nga shteti turk e shtetet arabe. Perandoria turke më përhapjen e islamizmit të dhunshëm po kthehet me arrogancë të paparë në Shqipëri e në Kosovë. Pjesët shqiptare të Maqedonisë, në marrëveshje më gjysmë shtetin sllavë, Turqia islamike po i gllabëron me pastrim truri e më korrupsion, duke shkombëtarizuar e shkelur mizorisht dinjitetin e shqiptarëve.

Dy kisha ortodokse shqiptare

Shqipëria është i vetmi shtet euro-aziatik i arealit ortodoks, ku kreu i Kishës është joshqiptar. Për emërimin e kryepeshkopit grek, duke e shkelur Kushtetutën e KOASH-it pati acarime e reagime të shumta, mirëpo kryepeshkopi grek mbeti në krye të Kishës Shqiptare Ortodokse. Sikur nuk mjafton kjo, ndërhyrjet e shtetit grek në punë fetare e shkombëtarizuese në disa situata ishin skandaloze. Fondet e dyshimta greke, shkruan shtypi shqiptar, ndërtuan kisha sipas planimetrisë së tyre, në disa qytet si në Tiranë më ngjyrat e flamurit grek. Kolosin e themeluesin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fan Nolin e nxorën nga kisha, e poshtëruan, madje nuk i lanë as vend për varr. Në dhjetëvjetëshin e fundit sikur të ishin marr vesh Greqia e Turqia, po përvijohet një hartë e rrezikshme fetare e jugut “ortodoksë” dhe veriut “myslimanë”. Çarja në Kishën Ortodokse Shqiptare është vështirë të fshihet: dy kisha ortodokse, njëra me prift shqiptar, e tjetra më kryepeshkop grek. Shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë, u lanë në mëshirën e sllavëve, sepse Greqia nuk ka interes t’ua prishë planet sllavëve, prandaj as Kisha Ortodokse Shqiptare nuk u dërgon priftërinj që do t’u predikonte në gjuhën shqipe.

Gjendja në Kosovë është edhe më e rëndë. Bashkësinë Myslimane të Kosovës e kontrollon e urdhëron pa u fshehur Turqia me shoqatat e dyshimta të lidhura me terrorizmin. Xhamitë e hoxhallarët marrin lumë parash edhe nga Arabia Saudite, Irani, madje edhe nga Egjipti. TIKA, njëra nga këto shoqata islamike-turke, ndërtoi qindra xhami pa pyetur shtet as pushtet. Arabët i ndërtuan të tjerat, duke u dhënë ryshfet qeveritarëve lokalë e atyre qendror, sepse s’do ta ndërtonin asnjë mur xhamia po nuk u dhanë para ndër duar zyrtarëve, mirëpo e dhunuan vullnetin e popullatës shqiptare që i kundërshtoi pjesën më të madhe të xhamive-kazerma të islamit. Kush kundërshtonte e kërcënonin islamikët, të lidhur me ish-sigurimsat shqiptaro-serb. Policinë ua dërgonte komuna e korruptuar.

Shoqatat turke e arabe në xhami, financuan e rekrutuan qindra të rinj, duke i dërguar mish për top në luftërat arabe. Më ndihmën e kreut të BIK-ut, shoqatat islamike, të lidhura më terrorin ndërkombëtar, rekrutuan myslimanë profesionist që s’bëjnë gjë, pos falën e bëjnë propagandë fetare, duke u sjell vërdallë në Sheshin Nena Terezë e sheshet e qyteteve të Kosovës, të majmur e të rrumbullakët.

Hoxhallarët i frikësohen flamurit kuqezi si djalli kryqit

Kreu i BIK-ut, N. Tërnava, i varur nga këto financime, s’ka se si të mos e lavdëron Sulltan Muratin, sundimtarin gjakatar që masakroi arbërorët, pra masakroi edhe të parët e këtij hoxhe, nëse ai është shqiptar. Krye imamin e mbanë dhunshëm Ankaraja për interesa të vetat, duke shkelur mbi statusin e BIK-ut. Shteti ynë e kapërdiu këtë dhunë nga presioni turk. Hoxha tjetër, shpirtshituri Sh. Krasniqi, në të njëjtën frymë lavdëron Turqinë e Erdoganit me oratorinë e vet primitive, kinse Turqia punon ditë e natë për Kosovën, por njerëzit tonë nuk ia ditkan! Servilizmi i tyre i pështirë ma kujton qëndrimin puthadorë të hoxhallarëve të fëmijërisë sime, kur thoshin: “Titon, Rankoviqin e komunizmin na i dërgoi Zoti. Rrnoftë Jugosllavia!” Poshtërsitë e tilla i përsërisnin nëpër çdo predikim, apo kur njerëzit i varrosnin të dashurit e tyre. Hoxhallarët e zbrazën Kosovë, dikur, duke predikuar shpërnguljen në Turqi, hoxhallarët po e gjymtojnë Kosovën, sot, duke dërguar njerëz në luftërat e islamit.

Sikur ta kishte nën kontroll e ta financonte shteti ynë xhaminë e hoxhallarët, N. Tërnava e Sh. Krasniqi me karakterin që kanë, do ta lavdëronin Gjergj Kastriotin deri në qiell, megjithëse kjo nuk do t’i bënte ndere heroit tonë.

Hoxhallarët në Shqipëri, Kosovë e Maqedonia, ia kanë frikën flamurit shqiptar si djalli kryqit? Kurrë nuk është valëvitur në minaret e xhamisë flamuri kuq e zi! Kurrë nuk e kanë ekspozuar fotografinë e Skënderbeut, ndërsa e kanë vënë flamurin serb, turk, arab, madje edhe flamurin bullgar e fotografinë e Titos.

Në kundërshtim me bashkësitë myslimane në Kosovë e në Shqipëri, myslimanët në Serbi nuk varen nga shtetet e huaja. Bashkësinë Myslimane në Serbi jo vetëm që e kontrollon shteti, por hoxhallarët i nënshtrohen Beogradit më servilizëm të skajshëm si lavirja patronit. Asnjë veprim nuk e bëjnë pa e pyetur shtetin, asnjë deklaratë nuk e japin kur nuk i përshtatët Serbisë. Kisha Ortodokse Serbe kurrë nuk zgjodhi ndonjë peshkop jo serb. Kjo kishë është nën kontrollin e rreptë të shtetit, i cili shpesh e ka ekspozuar në krime, sepse kisha serbe u priu krimeve e gjenocidit në ish-Jugosllavi kundër kroatëve, boshnjakëve e shqiptarëve.

Prandaj, nëse zyrtarët e Tiranës e të Prishtinës vazhdojnë t’ia përkëdhelin bishtin bashkësive fetare, bashkësitë fetare do ta shpërbëjnë shtetin.

2 thoughts on “Kush i kontrollon bashkësitë fetare?”

  1. Një person i konfesionit Musliman keto ditë e zbuloi personalitetin e tij te vertete te një antishqiptari. Xhabir Hamiti shpesh here paraqitej rrejshëm nëpër media apo ne biseda private si një musliman i moderuar, edhepse muslimani mund te jete vetem Musliman, as i moderuar as primitiv as radikal as politik….por Musliman.
    Musliman ose je ose nuk je. Nuk ka verzion tjeter.
    Xhabir Hamiti paraqitej kinse ka konflikt konceptual ne BIK me Muslimanin kryesor te Kosoves Naim Trrnava, por ne te vertete nuk kishte as konfliktin me te vogel konceptual, sepse ska konflikt konceptual te Muslimanet, por ka konflikte financiare apo konflikte per pozita administrative ne Shtetin Laik te Kosoves, ne te cilin shtet BIK eshte nje organizate joligjore , meqe uk eshte regjistruar ne asnje institucion shteteror te Kosoves.
    Xhabir Hamiti keto dite kerkon njesoj sikur Naim Trrnava qe ne Kosove, ne shkollat laike shtetrore te futet mesimi musliman duke tentuar fillimin e shkaterrimit perfundimtar te Kombit Shqiptar ne Kosove, dhe fillimin e prodhimit industrial te Muslimaneve ne Kosove.
    Nje tjeter musliman me emrin Sabri Bajgora thote qe mesimi fetar i pengon dukurite negative,,! Nuk ka dukuri me negative se religjioni e sidomos religjioni musliman qe eshte dukuri katastrofale negative , me e rrezikshme se hajnia, droga, prostitucioni, terrori etj. Mesimi fetar eshte dukuri me negative qe mund ti ngjaje kombit SHQIPTAR.
    Religjion Musliman urdheron qe qdo Musliman prioritet te e kete muslimanizmin, ndersa e ndalon perkatesine kombetare. Sipas kesaj urdherese nuk ka kombe, dmth nuk ekzistojne kombet por ekziston Muslimani.
    Rrjedhimisht nuk ka Shqiptar.
    Ne Kosove sot ka afersisht 20-25 mije praktikues te muslimanizmit, duke u bazuar ne numrin e muslimaneve qe shkojne ne faltoret muslimane , ne Xhamija, ne baza ditore. Prej ketyre 20-25 mije Muslimaneve, ka musliman me prejardhje te ndryshme, siq jane Shqiptar, Serb, Turqeli, Romë, Malazez, etj, por shumica jane me prejardhje Shqiptare.
    Xhabir Hamiti kërkon qe per 20-25 mije musliman te imponohet mesimi musliman neper shkolla publike edhepse 95% te popullates se Kosoves nuk praktikojne asnje religjion ne asnje institucion relixhioz. Imponimi i mesimit fetar eshte tradhetia me e madhe qe mund ti behet kombit Shqiptar, sepse vetem ne shtetin e ish mbreterise Jugosllave lejohej vetëm …..mesimi fetar per Shqiptar!!!
    Shkaterrimi i kombit Shqiptar është plan i vjeter e serbeve dhe turqeve.
    Sot jemi ne kthesen historike : ose te jemi SHQIPTAR ose te mos jemi Shqiptar. Ne kete kthese historike duhet te luftohet pa asnje kompromis tentimi i forcave te llojit Xhabir Hamiti dhe Naim Trrnava, qe e kerkojne shkaterrimin perfundimtar te kombit Shqiptar.
    Keto dy personalitete muslimane, jane konvertuar nga Shqiptari ne Musliman dhe eshte qeshtje e tyre personale, por ne qe e konsiderojme vehten Shqiptar duhet te mbrohemi nga sulmet e ketyre dy Muslimanve qe deshirojne te prodhojne musliman ne menyre industriale…….
    Muslimanet e Kosoves duhet te praktikojne religjionin musliman ne faltoret muslimane …….dhe kjo eshte definitive. Ritualet fetare nuk duhet lejuar ne instutucionet publike.
    Nese ne Egjipt ne tre vitet e fundit jane mbylle 34 mije faltore muslimane, eshte a aresyeshme qe ne Kosove te behet i njejti veprim.
    Pra Kosova definitivisht duhet te jete shtet sekular, ndersa religjiozet e kane vendin ne faltoret religjioze , e kursesi ne shkolla publike por vetem ne shkolla fetare.

    Muslimani Xhabir Hamiti jep shembuj se ne disa shtete ka mesim relixhioz. Sigurisht qe ka por ne Kosove nuk duhet te kete , sepse Kosova i ka tre religjione, dhe te gjitha religjionet i kane shkollat e tyre. Pastaj ka religjione te ndryshme , dhe asnjera prej tyre nuk eshte e njejte ne filozofi.
    Poashtu mbrenda religjioneve ka mijera verzione dhe interpretime .
    Ato interpretime dhe verzione le te jene qeshtje e personave religjioz….e kursesi e atyre qe nuk praktikojne asnje religjion.
    Xhabir Hamiti neser do te kerkoje qe te aplikohet Sheriati.
    Prandaj personave sikur Xhabir Hamiti dhe Naim Trrnava ……duhet treguar ku e kanë vendin……ne objekte religjioze per praktikim te religjionit.
    Nese kerkon praktikim te religjionit ne shkolla , atëhere mund te kerkohet edhe ne restorante, shtepi publike apo prostitucioni, stadiume, kafeteri, pishina, gjithkund!!,!,!,,,,!ne plazhë, ne Korzo..ne shitore, shoping qendra……etj..etj……

    Xhabir Hamiti edhe Naim Trrnava ju jeni…… tradhetar, sepse ju e urreni Gjuhen Shqipe, Gjergj Kastriotin, Plisin, veshjet kombetare SHQIPTARE. JU E URRENI HISTORINE E kombit Shqiptar….dhe ne fund ju urreni kombin SHQIPTAR, sepse keshtu ju dikton religjioni Musliman. Ju vesheni si arab, dukeni si arab, ligjeroni si arab ne gjuhen arabe, madheroni historine arabe, punoni per interesat e arabeve……..dmth ju jeni Arab.
    Ose je Shqiptar ose musliman.

  2. Agron Gashi

    I nderuari Gani,
    Ne duhet ndaluar me ligj qe flamuri kuq e zi te valon me faltoret otomanoarabike. Sepse flamuri shqiptar nese vala itet ne keto qerdhe terroristesh do te ishte katastrofa me e madhe per kombin Shqiptar, sepse pastaj mashtrimi do te ishte me i madh…dhesigurisht qe edhe me shum Shqiptar do te konvertoheshin ne kete religjion terrorist. Ne faltore islamike ne Kosove nenbaza ditore praktikojne religjionin musliman afro 19-23 mije Musliman prej te cileve shumica jane Shqiptar, ndersa tjeret jane Malazez, magjup, serb, turqeli qe jane konveruar ne muslimansikurse Shqiptaret. Prandaj kurrrrrrr nuk duhet lejuar me faltore ataboturke te fliitet fjuha shqipe, te calon flamuri shqiptar……..sepse edhe ashtu religjioni islam nuk lejon kombe por te gjithe jane musliman. Ose je Shqiptar ose Musliman.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top