Kush është “Krushku i Evropës” që abuzon me shqiptarët?

Shkruar nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Më shumë se 140 vjet më parë filloi të ekzistojë dhe të funksionojë me sukses diplomacia e “krushkut të Evropës” në Gadishullin Ballkanik. Bëhej fjalë për vendin dhe popullin më të vogël në këtë nën-rajon të Evropës – për diplomacinë e Malit të Zi.

“Krushku i parë”, Krajl Nikolla

Mbreti i Malit te Zi, Krajl Nikolla eshte krijuesi i “krushkut te Evropes” ne pjesen e dyte te shekullit 19-te. Me nje mençuri te ralle dhe zhdervjelltesi unike, Krajl Nikolla iu bashkengjit “aleances pansllave” per te perfituar nga rritja e Rusise dhe dobesimi i Osmaneve (1877).

Mbasi siguroi mbeshtetjen e Rusise, Krajl Nikolla ktheu syte drejt Fuqive te Medha Evropiane. Ne Kongresin e Berlinit (1878) Krajl Nikolla iu ofrua Gjermanise se Bismarkut dhe Monarkise Dualiste te Franc Jozefit.

Kur vendimet e Kongresit te Berlinit u ndeshen ne rezistencen e jashtezakonshme shqiptare ne Hot, Grude, Plave, Guci, Ulqin e Tivar, Krajl Nikolla perdori Konferencen e Budapestit, Konferencen e Stambollit dhe Konferencen e Berlinit per te nxitur aleancen e Fuqive Navale si Franca e Britania e Madhe per te sulmuar nga Dubrovniku keshtjellat shqiptare ne bregdetin Ulqinak, me qellim per te realizuar permes fuqive Evropiane ate qe nuk e merrte dot me sponzorizimin territorial Ruso-Serb.

Me kete diplomaci, ”krushku i Evropes”, Krajl Nikolla jo vetem siguroi shpalljen e pavaresise te shtetit me te vogel Ballkanik te kohes (1878), por edhe zgjeroi dukshem kufijte territoriale te tij ne kurriz te shqiptareve (1880-1883).

Madje per zgjerimin territorial “krushkut te Evropes” i nevojiteshin edhe territore shqiptare, qe asokohe njiheshin si ”ottoman territory of Balkans“. “Krushku i Evtopes” arriti te gezonte edhe sigurimin e “neutralitetit” te Osmaneve, qe i dhane atij si shperblim lufte territore te populluara me shqiptare.

“Krushku i Dyte”, Milovan Gjilasi

Kur bota ishte perfshire ne Luften e Dyte, sllavet e jugut u perçane nga kaosi gjeopolitik midis serbeve dhe kroato-slloveneve. Çetniket serbe ishin proruse. Ustashet kroate ishin pronaziste. Ndersa partizanet e Josip Broz Titos ishin pro Aleances Antifashiste Botetore. Ne kete lufte te vertete civile Mali Zi po shuhej buze Adriatikut.

Pikerisht ne kete moment kritik u aktivizua institucioni i “krushkut te Evropes” ne Malin e Zi, komunisti internacionalist Milovan Gjilasi. Ky pasues diplomatik i Krajl Nikolles nuk humbi kohe luftrave, por iu pervesh diplomacise me Stalinin. Ne memoriet e tij “Conversation with Stalin” ky neokrajl malazez tregon sesi e njohu Stalinin me Malin e Zi dhe sesi siguroi mbeshtetjen e tij per shpalljen e Malit te Zi, Republike brenda Federates Jugosllave te AVNOJ-it. Ne kete perpjekje Gjilasi gjeti mbeshtetjen ne heshtje edhe te Britanise se Çërçillit… ”Krushku i dyte i Evropes” e realizoi qellimin e vet. Mali i Zi mbijetoi si Republike Jugosllave gjate Luftes se Ftohte (1945-1991).

“Krushku i tretë”, Milo Gjukanoviç

Kur Jugosllavia e Titos u fut ne kolaps, dy qendrat e saj, Serbia centraliste nga njera ane dhe Kroato-sllovenet federaliste nga ana tjeter, Republika e Malit te Zi vendosi nje neutralitet midis ketyre dy qendrave. Soditja e “krushkut te Evropes”, postmodernistit Gjukanoviç kishte nevoje per kohe. Balancat ishin kritike.

Ne fazen e pare “krushku i Evropes” ndoqi sjellje jugosllave pa jugosllavi (1991-1995). Mbas katastrofes se B&H, “krushku i Evropes” u be pjese e marteses ne Unionin Serbi-Mali i Zi. Kur Serbia e Milloshit ktheu ushtrine nga Kosova dhe Perendimi nisi aksionin kunder Beogradit, “krushku i Evropes” nisi punen per divorcin me Serbine.

Mbas vitit 1999 dhe sidomos mbas dergimit te Milloshevicit dhe pasuesve te tij ne Hage, “krushku i Evropes” kerkoi shkeputjen nga Unioni dhe ktheu aksin gjeopolitik te Malit te Zi drejt euro-atlantizmit. BE i kerkoi referendum me mbi 55 perqind te votave. Keshtu Mali i Zi shpalli pavaresine e tij me referendum popullor. Si u fitua pavaresia me mbi 55 perqind?

Abuzimi me shqiptarët

Milo Gjukanoviçi eshte krajli malazez postmodern. Ai zoteron shkollat e “krushqise evropiane” te Krajl Nikolles dhe te Milovan Gjilasit. Meqenese ne kohet e sotme demokratike, loja nderkombetare realizohet nepermjet lojes politike te brendshme, “krushku i Evropes” kishte nevoje per mbeshtetje elektorale.

Ekulibret serbo-malazeze mund te ndryshoheshin vetem me ane te pakicave. Mirepo jo gjithe pakicat jane proevro-atlantike dhe antiserbe. Nder keto pakica, vetem shqiptaret jane pro euro-atlantike dhe antiserbe per shkak te Kosoves. Shqiptaret arrijne deri ne 7 perqind te elektoratit malazez. Per “krushkun e Evropes” pakica shqiptare ishte aq sa i duhej per te fituar pavaresine si dhe aq sa per te mos rrezikuar per levizje separatiste shqiptare. Ne keto margjina “krushku i Evropes” mori votat shqiptare per pavaresi( 7 perqind), duke ia keputur pas referendumit shqiptareve cdo enderr per te drejta te avancuara postpavaresie.

Duke qene midis dy shteteve shqiptare “krushku i Evropes” Milo Gjukanovic pas pavaresimit te Malit te Zi ka arritur te siguroje neutralitet te Tiranes per te drejtat e shqiptareve si dhe te siguroje mbeshtetje apriori te pakushtezuar nga Shqiperia per cdo aspekt bilateral dhe multilateral. Keshtu vota shqiptare brenda per referendum dhe per pushtet si dhe vota e Shqiperise jashte per integrim ne NATO kane punuar per “krushkun e Evropes”.

Abuzimi me Kosovën

Demarkacioni duket te jete abuzimi i radhes i “krushkut te Evropes”, Milo Gjukanoviç. Negociatat per demarkacionin u bene gati-gati konspirative si ne kohen e Koncertit te Evropes. Palet u sollen si ne ilegalitet. Politika, diplomacia publike dhe media e Malit te Zi nxirrnin “argumente gjeopolitike” per “rendesine e Malit te Zi ne NATO” dhe “domosdoshmerine e vizatimit te kufirit me Kosoven”.

Presioni gjeopolitik mund te arsyetohej nese Kosova nuk do ishte nje vend me orientim gjeopolitik Rus ose Euro-Aziatik. Por Kosova nuk eshte e tille. Kosova eshte pjese e sigurt e euro-atlantizmit nga çdo pikpamje. Argumenti gjeopolitik dhe gjeostrategjik per rastin e Kosoves nuk ka baze. Aq me shume kur edhe Shteti Shqiptar eshte antare i NATO.

Eshte e lexueshme qe “krushku i Evropes” ka dashur te kape momentin diplomatik e antaresimit ne NATO per t’i zhvatur ca mijra hektare toke Kosoves.

Kur “argumenti i NATO-s” nuk funksionoi per demarkacionin duket se “krushku i Evropes” eshte aktivizuar si Krajl Nikolla (shek.19) dhe Milovan Gjilasi (shek.20) nepermjet diplomacise se terthorte te aktivizoje zerat e ish Jugosllavise ne BE per t’i bere presion Kosoves per demarkacionin si “kusht per liberalizimin e vizave”.

Presioni mbi Kosoven per demarkacionin si kusht per liberalizimin e vizave eshte NJE LOJE DIPLOMATIKE PA BAZE JURIDIKE. E themi kete sepse baza juridike per liberalizimin e vizave buron nga Marreveshja Shengen. Nga kerkesat juridike te Marreveshjes Shengen perpilohet “Udherrefyesi” per çdo shtet aplikues. “Udherrefyesi” eshte standart. “Udherrefyesi” i Kosoves NUK PERMBAN DETYRIM PER DEMARKACION.

Duket se diplomacia e BE, me sakte disa zera individuale te saj po inflirtojne me “krushkun e Evropes” Gjukanoviç, per t’i bere nje “transferte te konsiderueshme territoriale” Malit te Zi.

Kosova lypet te mos i nenshtrohet presionit diplomatik pa baze juridike te zerave nga BE per demarkacionin. Gjithashtu, diplomacia e Prishtines dhe Tiranes lypet te zhveshin diplomacine e “krushkut te Evropes” nga lojrat e shumefishta, kryesisht abuzuese ne kurriz te shqiptareve ne Mal te Zi dhe te territorit te Kosoves.

Koha e “krushqive të Evropës” ka kaluar…

6 thoughts on “Kush është “Krushku i Evropës” që abuzon me shqiptarët?”

  1. Agostin Pal Gjomarkaj

    Pse nuk ke shkruj se “Krushku I Europes” jan te tan politikanet Shqiptar qysh at’her e deri me sot, qe kan shit e po e shesin Shqipnine, e na kan coptue, e s’ka djale nane qe na mbledh bashke…e te tjera e te tjera.

  2. Agron R. Krasniqi

    Lisen BashKurt ,
    A na tregon pse Shqiperia nuk bene demarkacion me Serbine, sepse njeteritor i madh Shqiptar ka mbete nen Serbi(Kosova dhe Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Sanxhaku), pastaj ka mbete 30% Te teritorit Malazez qe eshte teritor Shqiptar, pastaj ka mbete 45% Te teritorit Shqiptar ne Maqedoni? Pse nuk po e bene DEMARKACION O lisen Analfabeti Funksional…….komunist.

  3. Po USA-n ku e ka lënë ky ish-sekretar i BRPSH-s ? A kupton ky ndopak nga hartat apo hajt të shkruaj edhe unë e ta tregoj veten patriot …

  4. ta dhjefsha liberalizimin kur te humbim teritor,hiq mos ta prenojme ate mut liberalizim spo na duhet fare ,stop demarkacionit,po luajne koqe me neve ta dhjefsha europen kurve,

  5. bukur e keni permbledhur kete ceshtje,keto teritore qe na i kane marre e po na i marrin nuk po dime si te manovrojme,ata kane mbeshtetjen e madhe sllave,ndersa ne kemi mbeshtejen e dobet turke qe ne nuk duhet ta pranojme . neve na duhet mbeshteja amerikane,pot ambasadoret e saj ne kosove po terhiqen,kam lexuar se ne dokumentat e shtabit tepergjithshem jugosllav eshte e vertete se ai teritor eshte i kosoves,por keto mbeshteten tek kufijte e vitit 74 kur kosova u njoh si krahine autonome brenda federates,por sido qofte ai eshte teritor shqiptar.ju qe merreni me ketostudime duhet te gjeni menyra per ta vertetuar

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top