Kush e hoqi bustin e Shtjefën Gjeçovit?

SHKRUAN: GANI MEHMETAJ

Edhe pas një lumi reagimesh të opinionit për heqjen a vjedhjen e bustit të Shtjefën Gjeçovit në shkollën fillore të Zllakuqaniut (Klinë), nuk lexova kumtesë të policisë së Klinës, nuk ma kapi syri asnjë reagim të institucioneve shtetërore, nuk pashë gatishmërinë e askujt që të premtoj se do të angazhohet për ndriçimin e rastit. Heshtja i ndihmon mjegullnajës e hamendësimeve nga më të çoroditurat, heshtja ndihmon keqbërësit, heshtja krijon huti publike, heshtja i njollos institucionet e shtetit.

Vjedhja e bustit të atë Shtjefën Gjeçovit mund të jetë bërë për ta shitur për skrap, ndërsa hajdutët s’kanë skrupuj vjedhin çdo gjë që u bie në dorë. Gjurmë vandalizmi nuk ka. Por marrja e bustit mund të jetë bërë edhe nga grupet terroriste islamike që duan të nxisin mos durim e konfrontim fetar, që zakonisht e kultivojnë hoxhallarët në xhamitë e Dardanisë. Vandalizma të tilla janë bërë në të kaluarën nga grupet islamike. Policia duhej t’i ndriçonte këto dyshime.

Nuk është mirë t’i prijmë të keqes, por athua ishte rastësi banale a e qëllimshme heqja e bustit në përvjetorin e vrasjes së Shtjefen Gjeqovit, njëri ndër personalitetet më të mëdha të Dardanisë. A pati bashkëpunim serbo-islamik në këtë vjedhje?

Shtjefën Gjeçovin e vranë serbët, sepse rrezatonte shqiptarizëm, kërkonte rrënjët ilire të shqiptarëve, ua ndriçonte mendjen shqiptarëve në gjuhën shqipe, ndërsa në atë kohë ishte e ndaluar mësimi shqip.

Serbët e dënuan me vdekje dhe e ekzekutuan, po grupi i atyre që ia morën bustin ç’ patën me te?

VRASJA E DYTË E GJEÇOVIT
VRASJA E DYTË E GJEÇOVIT

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top